Rama: Do rishohim çdo pronë
publike dhe private false

Rama: Do rishohim çdo pronë <br />publike dhe private false
TIRANE- Kryetari i PS-së, Edi Rama ka zhvilluar në fshatin Rrashbull të Durrësit një takim me fshatarët e zonës. Përkundrejt “zhvillimit të fshatit” që përmend Berisha, Rama ka theksuar “rrënimin e fshatit, që fshatarët e ndiejnë çdo ditë në kurriz, në tryezën e bukës së familjes, në pamundësinë për t’u plotësuar fëmijëve nevojat, e ndiejnë në arën e tyre, në shërbimet, në çdo hap të jetës”. Rama u ka kërkuar fshatarëve,që të heqin dorë nga tifozllëqet në politikë, sepse kjo është katastrofë", pasi programi "Rilindje" përmban rishikim të të gjitha pronave publike apo privatge që janë marrë me dokumenta false, edhe në bregdet, legalizim përfundimtar dhe jo 8% sa ka arritur të bëjë "Saliu" në 8 vjet dhe ka ka shtuar "një Rilindje të fshatit, pa të cilin qyteti nuk mund të ketë paqe, ditë pas dite pas 23 qershorit”.

DO RISHOHIM GJITHË PRONAT PUBLIKE DHE PRIVATE
Rama ka theksuar se me mandatin e 23 qershorit do zgjidhim çështjen e pronës, do bëjmë transparencë për grabitjen që u është bërë shqiptarëve, pronave të përbashkëta dhe pronave private. "Ata që kanë dalë pronarë me qindra ha në breg të detit, ndërkohë që gjyshërit e tyre kanë parë malin e jo detin, ato do të kthehen mbrapsht. Ato do t’i marrin pronarët, që e provojnë me dokumete historikë, e jo me dëshmitarë falsë. Legalizimet do t’i bëjmë dhe mbyllim siç u takon gjithë atyre që kanë ndërtuar një shtëpi për të ndërtuar ëndrrën e një familjeje, që jeton në kushte normale pas një periudhe varfërie. Angazhimet tona do t’i ndjekim deri në një. Jo si këta që sa herë fiton fushata është e provuar që nisin bëjnë legalizime.Turren nëpër dyer me letër dhe metër në dorë hajd ese ka legalizim. Një turp i madh që tregon se s’ka shtet. E Saliu na tregon Naton, BE-në, kozmosin, se jemi pas Gjermanisë, Kina mezi po merr frymë se po e kapim ne, një turp që s’ka shqiptarë që ta hajë më. "

 DO BËJMË LEGALIZIMET, DERI TANI VETËM 8%

"Janë bërë 8% e legalizime. Po të prisni Saliun do prisni 165 vjet me këtë ritëm që po ecin këta. Ne do i bëjmë menjëherë pas 23 qershorit, se kjo punë s’mund të vazhdojnë pa fund. Ne hoqëm komunizmin. Shihni interesin tuaj! Mos vazhdoni pas berihait. Dhe sa vite do t’u duhen të kuptoni se nuk ka legalizime me Saliun?! I Saliut i duheni kështu siç jeni, të lidhur pas karrocës së tij, të varfër e të pafuqishëm, që t’ju mbajë peng, se i varfri është më i lehtë të mbetet peng, që nuk e ndihmon të ngrërë kokë, por i thotë "rri aty", tha Rama. Ai u ka thënë më tej fshatarëve: "Ne hoqëm komunizmin. Shihni interesin tuaj. Mos vazhdoni pas berihait. Dhe sa vite do t’u duhen të kuptoni se nuk ka legalizime me Saliun? I duheni kështu siç jeni, të lidhur pas karrocës së tij, të varfër e të pafuqishëm, që t’ju mbajë peng, se i varfri është më e lehtë të mbetet peng, se nuk e ndihmon të ngrërë kokë, por i thotë "rri aty".

FËMIJËT PO EDUKOHEN ME MËSUES TË TREMBUR

Rama i ka shtuar argumentit të shpërnguljes dhe legalizimeve faktin se "këtë sakrificë e keni bërë, që fëmijëve t’u lini pas një mundësi, një copë tokë, shtëpi, që të jetojnë më mirë. Fëmijët shkojnë në shkollë, ku ka mësues të trembur, që shkojnë me frikë në shkollë, që merren në rresht si robër, që u thonë të heq nga puna, të këpus në kryq ty me gjithë familje, nëse shkon të brohorasësh në takimet e opozitës. Në ç’vend të Europës ndodh kjo? Por kjo është e lidhur me edukimin e fëmijës.

TË RINJTË NUK DUHET TË IKIN MË NGA FSHATI

Rama ka parashtruar një fshat si një hapësirë zhvillimi ekonomik, që fshati të mos jetë vetëm tokë buke dhe punë me tokën, por ku krijhen hapësira të reja, ku lindin fëmijë, ku të rinjtë e të rejat nuk duhen vetëm të ikin. “Po si të qëndrojnë, kur shohin prindërit që rropaten, kur toka nuk prodhon lekë dhe mirëqenie, por vetëm sakrifica dhe mbijetesë?!”, tha Rama. Ai i ka shtuar “rropatjes” edhe “mungesën e një shkollë të vetme për të arsimuar profesionalisht, për të dhënë zanat që lidhen me tokën”. “Si mos dergjen llotove, basteve, bingove, kur nuk kanë asnjë prespektivë?! Edhe ata që shkojnë në universitet shpenzojnë paratë e prindërve në një kurth të ngritur nga qeveria, e pasi kanë shpenzuar kursimet u ngelet një dioplomë pa pikë vlere, futen në radhën e të papunëve dhe bëhen kamarierë”, analizoi Rama.

TIFOZLLËKU PËR PARTITË ËSHTË KATASTROFË

Teksa një bashkëbisedues i zonës, i zhgënjyer nga mungesa e legalizimeve, ka pohuar se "nuk do të votojë më për PD", Edi Ramai është përgjigjur menjëherë: "Qenke burrë i zgjuar". Rama ka vijuar të argumentojë se, "demokratët nuk do bëhen socialistë në 23 qershor, por do t'u jepet mundësia, që nesër të ketë një PD për ta dhe jo për intersat e një personi dhe oborrit të tij dhe jep llokmat e kockat që jep partia, ndërsa demokratët jashtë oborrit jetojnë keq e më keq e mbajnë besnikëri për futboll, jo për politikë". Sipas Ramës, "tifozllëku me një parti është katastrofë, se nuk është lojë me top është me fatin tënd. E voton një herë dy, por për çfarë re voton prapë?! I ke sytë në ballë, mendjen në vend, që të shohësh çfarë thotë e bën? Kësaj i thonë të mbash peng veten pas karrocës së Dylit", ironizoi kreu i PS-së, duke kërkuar edhe një herë, që të hiqet dorç nga besnikëria qorre, "se unë jam besnik ndaj një partie, që do shkoj pas partisë dhe po më hodhi në lumë. "Saliu e quan të ndyrë karrigen e invalidit, se për të ekziston zgjedhësi. Për ju ka vetëm një vëmendje kur ka vota, për ne ju jeni njerëz dhe do kemi vëmendje çdo ditë. Për ne jeni njerëz dhe këtë do ta tregojmë me vepra pas zgjedhjeve", premtoi Rama.

PO U BË FERMER SALIU U BËRI GROPËN

Batuttës së një fermeri, “që ishallah nuk bëhet Saliu femer, se na e mori dhe atë copë tokë”, Rama iu përgjigj po me ironi: “Po u bë fermer, ua bëri gropën përveçse ua mori”.

I VETMI VEND QË THAHET APO PËRMBYTET NGA UJI

Rama akuzoi "Saliun" se "kur shkon në fshat dhe flet me njerëz, shumica janë të administratës, siç bëjnë peshkakarët kur shkojnë te porti, si lopçarët kur shkojnë tek lopët dhe u thotë po të kisha mundësi do bëhesha fermer". Rama i kërkon llogari kryeministri, se "përse nuk thotë se pse pas 8 vjet qeverisje fshati është në gjendje të rrënuar. "Në një vend, i dyti në Europë pas Norvegjisë për burime ujore, fshati thahet për ujë dhe përmbytet sa herë bie shi apo thahet. Jemi i vetmi vend në Europë që nuk vadisim tokat tona të bukës, i vetmi vend që përmbytemi sa herë bie shi në zonat rurale, i vetmi vend në Europë ku po rishfaqen kënetat, zonat malarike. Nuk ka në Europë familje që jetojnë në fshat dhe vuajnë për bukë, e që s’i japin fëmijëve qumësht e që s’i blejnë dot dhuratën fëmijës".

160 MILIONË DOLLARË PËR VADITJEN

Rama ka premtuar se qeveria e ardhshme do të investojë 160 milionë dollarë për ujin në parcelë. “Sistemi i ujitjes dhe kullimit do ndërtohet nga ne në bashkëpunim me ju, që ta keni ujin aty dhe që të mos u përmbytet prodhimi kur bie shiu i parë. Për të fituar nga prodhimi”, theksoi Rama.

PRODHUESIT, JO ÇMIM NAFTE SI AI QË SHËTIT ME MERCEDES

Rama ka bërë parantezë, që fshati ka nevojë për një dorë partneriteti nga qeveria “Dhe ne do t’ia shtrijmë dorën fshatit”, premtoi Rama. Duke shtuar se “sot për të duhen më shumë para, se kostot për prodhimin janë të përballueshem dhe çmimi i prodhimit është edhe më i ulët se sa kushton të prodhosh”. Kësaj mbështetjeje Rama i ka shtuar lehtësirat tek çmimi i naftës. “Kush punon tokën e ble naftën njësoj si ai që shëtit me Mercedes në bulevard në Tiranë. Ne do heqim akcizën e naftës, taksën e qarkullimit të naftës dhe nafta për prodhimin do ketë tjetër çmim nga xhirot me makinë”, deklaroi Rama.

FSHATI, ME RRJET TË INTEGRUAR

Rama e ka parë si të domosdoshme, që zonat e fshatit dhe sidomos ato afër qytetit të bëhen pjesë e një zhvillimi rajonal me rrjet të integruar të transportit, të pastrimit të mbeturinave, me rrjet të integruar të shërbimeve në arsim dhe shëndetësi, që mos mbetet asnjë vajzë apo djalë pa shkuar në shkollë, ku arsimi profesional është prioritet.

PA TAKSË PËR MAKINERITË NGA IMPORTI

Rama ka premtuar heqje të taksës 20% për makineritë që merren nga importi. “Saliu e ka refuzuar këtë në parlament. Por ne do ta heqim taksën për makineritë”, ka premtuar Rama.

NE S’DO THEMI: HANI, PINI DHE FLINI ME NATO-N DHE BE-NË


Ne do garantojmë një mbështetje, që fshati nuk e ka pasur këto 20 vjet. Me shumë pastërti do qëndrojmë përballë jush. Nuk do t’ju tregojmë përralla për suksese imagjinare, s’do u themi: Hani, pini, flini me Nato-n, BE-në, me fotografitë e kryeministrit kur shkon në takime, deklaratat për progresin nga ata që e shohin Shqipërinë nga lart, por do ulemi e do t’u themi: Këtë do ta bëjmë sot, këtë nesër, këtë pasnesër, kjo s’bëhet tani bëhet pas dy vjetësh, por çdo ditë do bëjmë diçka për ju, jo me llafe, por me punë.

JU MBRON VETJA, VËLLAZËRIA, POR JO POLICIA

Konstatimit të përhershëm se në Shqipëri nuk ka shtet, Rama u ka shtuar pyetjet: Si do ketë shtet, kur këtu nuk ka Polici Shteti?! Kë nga ju e mban shpresa, se do ta mbrojë policia?”. Më pas Rama ka kthyer vetë përgjigjet: “E mbani shpresën te vetja, fqinjësia, vëllazëria, po jo te polcia. Ajo është tërësisht e rrënuar”. Rama u ka kërkuar fshatarëve “në 23 qershor votën shiheni si një armë, që e keni në dorë për të qëlluar në shenjë, për të ndëshkuar këtë pushtet. Pa u nisur në socialistë a demokratë”.

KOMUNA NË SARANDË, MODELI I FSHATIT

Në Shqipëri ka një realitet që është modeli si duhet të zhvillojmë fshatin. Në jug, matanë Sarndës në një komunë, ku papunësia është zero. Ku në sezonin intensiv të vjeljeve vijnë dhe nga Skrapari, Librazhdi për të punuar aty dhe ku paga shkon 400 mijë lekë në muaj për një punëtor në arë. Aty është ndërtuar gjithë cikli i prodhimit. Është prova që ne mund ta bëjmë këtë kudo.

SALIU E KA MENDJEN TE MUA


“Në vend të japë llogari merret me opozitën, e ka mendjen gjithë kohën tek mua dhe çdo gjë e lidh me mua. Unë e kam mendjen se çfarë mund të bëjmë së bashku dhe çdo gjë e lidh me ju. Ky është ndryshimi në fillim, e më pas në çdo hap.

QYTETI NUK KA PAQE PA RILINDJEN E FSHATIT

Nuk mund të ketë paqe qyteti, familjet në qytet me gjendje që ka fshati në Shqipëri, nëse fshati nuk prodhon, nëse prodhimet nuk dalin në treg dhenëse nuk kanë çmime që të kushtojnë aq shumë.

E KEQJA - GANGRENË, VARFËRIA - STATUS

E keqja është bërë gangrenë. Është bërë status varfëria, papunësia.Jo si në letrat e sirtarët e Jozefinë që thua ky vend qenka mrekulli, pro sapo del nga zyra është realitet krejt tjetër. Do të jemi pranë jush sistematikisht. Do t’i zgjidhim gjërat siç jemi sot. Do jemi të gjithë bashkë. Jo rrena përralla dhe barcaleta e të merremi me kryetarin e opozitës e të bëjmë llogje, por të bëjmë punë konkrete.

KY SHTET NUK SIGURON DOT USHQIMIN

“Ky shtet nuk siguron dot ushqimin për popullin e tij. Ka në Shqipëri realitete të tmerrshme”, ka deklaruar sot Edi Rama përpara fshatarëve në Rrashbull. Duke vijuar me faktet se, ka shqiptarë, fshatarë që nuk i japin dot një gotë qumësht fëmijës, nuk thyejnë dot dy kokrra vezë. Ndërsa shteti importon dynjanë e ushqimeve dhe ne blejmë me çmime sakandaloze, ndërkohë që të gjitha i kemi. Madje mund edhe të eksportojmë". Rama ka shtuar se "nuk do bëjmë mrekulli dhe gjëra jashtëtokësore, por duke votuar për programin, skuadrën jo partinë, do kontraktoni një shërbëtor, që nuk do t’u lërë në baltë dhe pas 4 vjetësh nuk do të ndiheni keq, siç ndihen keq shumë shqiptarë, që me zemër të pastër, duke u nisur nga e mira i thanë "po" Saliut “me duar të pastra” në 2005-ën, i cili sot nuk i tregon dot duart se i ka të zhytyra deri në sqetulla në llumin e korrupsionit të këtij vendi. Ne do rilindim fshatin. Kjo është A dhe Zhja e programit tonë", premtoi Rama.

TA KTHEJMË SHQIPËRINË NË PUNË

"Ta kthejmë Shqipërinë në punë, se puna i jep dinjitet njeriut, shoqërisë, popullit, vendit. Një vend dhe popull i papunë është i destinuar të shkelet e nëpërkëmbet, siç bëjnë këto ditë duke e trajtuar si kope delesh, pa pyetur cfarë ha, për t'i treguar jo përralla me mbret, po përralla me integrim. Integrimi nuk është të shkojmë ne atje, por ta ndërtojmë Europën këtu. As në Kosvë që është 5 vjet shtet nuk e gjen këtë gjendje. Kjo është vepër që nuk përshkruhetpër dëmin që i ka sjellë këtij populli. T’i lëmë besnikëritë ndaj partive, por në 23 qershor vota të shkojë aty ku duhet. Do të legalizosh shtëpinë, vër një kryq te PS. Nëse ke 20 vjet, që e ke vënë kryqin te PD dhe s’ke legalizim, pse do ta vësh te PD? Provoje një herë" ka ftuar Edi Rama zgjedhësit shqiptarë.


Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb