Rama: Do t'i shërbeja vendit tim
siç Aneta më shërbeu mua

Rama: Do t'i shërbeja vendit tim<br />siç Aneta më shërbeu mua
TIRANE - Në ditën Ndërkombëtare të Nënës, Partia Socialiste organizoi një takim të ngrohtë me nënat e deputetëve. Në takimin e zhvilluar sot paradite në hotel Rogner  të pranishmit kanë treguar eksperiencat e tyre me nënat, si dhe kanë shprehur falenderimet dhe urimet për dashurinë, përkushtimin dhe përpjekjet e tyre.

Kreu i PS-së Edi Rama shfrytëzoi rastin për të shprehur falenderimin drejtuar Aneta Ramës, për mbështetjen kur është rrëzuar por dhe për shkuljen e veshit kur e ka pasur gabim.  Pjesë e fjalës së deputeteve, ka qenë edhe rruga e grave në politikë, dhe përpjekjet e tyre për t’iu përkushtuar familjes.

"Kam ardhur i përgatitur me letër se më kujtohet koha kur Neta më shkulte veshin për të bërë detyrat”- nisi fjalën e tij kreu i partisë Socialiste Edi Rama, duke falënderuar nënën e tij për përkushtimin, dhe dashurinë e ofruar dhe për rëndësinë e kësaj figure të çmuar në jetën e gjithsecilit. 

Duke mos fshehur emocionet e tij, kreu socialist rikujtoi momentet e përkudesjes së nënës ndaj tij, ndihmën në momentet e vështira.
“Ti më bëre, ti me ushqeve, ti me rrite, duke më veshur, duke me çuar në shkollë, duke më qendruar pranë, duke u kujdesur për mua, duke e vënë veten tënde në dispozicionin tim, dhe veten time përpara vetes tënde, duke më dhënë dorën të ngrihem kur jam rrëzuar, duke më shkulur veshin kur e kam pasur keq; më ke mësuar të ndaj e mirën nga e keqja, duke më bërë njeriun që unë jam. Pa ty unë nuk do isha dot as ky që jam dhe as këtu ku jam. Nëse e përfytyroj veten time në shërbim të këtij vendi do doja të kishte vlerat me të cilat ti më ke rritur dhe unë e gjej të mishëruar në çdo fjalë e sjellje moment, të vështirë e të bukur ”, theksoi Rama, duke iu drejtuar nënës së tij Anetës.

rama

(Foto:Rama me nënën e tij)

Në fjalën e tij, Rama ka falënderuar për mbështetjen edhe bashëkshorten e tij, Lindës së cilës i kërkoi të mbajë një fjalë dhe Linda u përgjigj "Ju të PS-së ta jepni fjalën edhe kur s'je përgatitur". Ka pasur dhe batuta mes çifitit.  Duke i shprehur falenderimet nënës së saj e cila në gjithë këto kohë e këshillonte atë (Lindën) të ishte pranë Edit, ndërhyn Rama duke thënë “duhet të jetë e duruar me një figurë kaq problematike sa dhëndri i saj”.

MAJKO: JAM NE PARTI SE PASI LINDA MAMIA IKU NE MBLEDHJE PARTIE
Një eksperiencë e treguar plot humor dhe batutë, gjatë takimit në Ditën e Nënave, ka qenë ajo e deputetit Socialist, Pandeli Majko.

“Kur erdha këtu e pata të vështirë, sepse asnjëherë nuk kam folur si politikan para nënës sime. Madje futa gruan të negocionte me nënën time që ta sillte këtu, Janullën. Ajo i tha, hajde se kemi takim me prindër...Të lutëm Edi mos pi kafe kur unë flas, se na e nxin jetën nëpër mbledhje kur flasim në celularë ndërsa ti flet”.

Më tej Majko tregoi se cfarë i ka treguar nëna rreth tij. “Linda më 15 nëntor, mamia iku pastaj në mbledhje partie, mua m’u taks kjo puna e partisë. Dhe ajo që më ndihmoi të dilja në jetë ishte e majtë”.

(e.s/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Liverpool dhe Real Madrid ndeshen sot në Champions League, Slot: Janë ekip për t’u marrë shembull! Ancelotti: Përballen dy klube historike

Liverpool dhe Real Madrid ndeshen sot në Champions League, Slot: Janë ekip për t’u marrë shembull! Ancelotti: Përballen dy klube historike