TIRANË - Irlanda mbështet përpjekjet e qeverisë së re për nismat që ka marrë për integrimin drejt BE-së. Deklarata është bërë nga ministri Irlandez për Çështjet Evropiane Pascal Donohoe gjatë një takimi me kryemiministrin Edi Rama.
 
Me një shënim në Facebooj, kryeministri Rama shkruan se: “Irlanda një mbeshtetje të vendosur për statusin e kandidatit”.
 
“Me Ministrin Irlandez për Çështjet Evropiane Pascal Donohoe që vlerëson lart përpjekjet e qeverisë së re dhe garanton se Irlanda do ta mbështesë fuqimisht Shqipërinë për statusin e merituar të vendit kandidat”, shkruan kryeministri Edi Rama pas takimit me ministrin irlandez  Pascal Donohoe.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)