Rama: Doshi ka hedhur dy firma të
humbjes së Berishës në 2005 e 2011

Rama: Doshi ka hedhur dy firma të<br />humbjes së Berishës në 2005 e 2011
KOPLIK- Gjatë prezantimit të kandidatëve për deputet në Koplik, kreu i PS, Edi Rama, tha se Paulin Stërkaj dhe Tom Doshi janë dy figura që kanë patur rezultat edhe në zgjedhjet e kaluara. Në përgjigje të akuzave të kryeministrit Berisha, se “Tom Doshi nuk di të hedhë firmën”, Rama tha se “e dëgjova Saliun që tha me ‘Tomën që nuk di të hedhë firmën’. Toma ka hedhur dy firma të humbjes së Salës, një herë në fushatë në vitin 2005. Dhe një firmë tjetër në zgjedhjet vendore ato të 8 majit 2011, kur PS fitoi gjysmën e njësive vendore. Dhe këtë herë bashkë me Paulinin, Mimozën, dhe kandidatët e tjerë, do të hedhim firmën e fitores së PS në qarkun e Shkodrës”.

Më tej, kreu i PS tha se qytetarët e Malësisë së Madhe për zgjedhjet 23 qershorit e kanë të qartë tashmë zgjedhjen e tyre. Sipas Ramës, ata duhet të zgjedhin të jetojnë me “një pushtet në qafë, ose me një qeveri në krah”.

Duke u ndalur tek rritja e pasigurisë dhe krimit, kreu i PS tha se “Sot familjet në fshat po armatosen me çifte që të mbrohen nga vjedhjen nga grabitjet. Është shtuar pasiguria në rrugë, vjedhjet në rrugë, dhe nëpër banesa. S’do ju themi se malësia e Madhe do të bëhet si Zvicra, por ne do t’ju japim një qeveri që do jetë krah për krah me ju. Hallet e familjeve të zakonshme do të jenë dhe hallet dhe qeverisë. Se shpresat dhe ëndrrat e këtij populli që kërkon të jetojë me punë të ndershme do të jenë ëndrrat dhe shpresat për të cilat ne do të punojmë krah për krah, o do të jenë me një pushtet në qafë o me një qeveri në krah”.

RAMA: ZGJIDHNI ALTERNATIVEN ME TE MIRE PER SHENDETESINE DHE ARSIMIN
 
Kreu i PS-së u ndal edhe tek problematikat që ndesh sektori i shëndetësisë, arsimit, dhe biznesi në vend.
 
“Në zgjedhjet e 23 qershorit duhet të vendosim nëse e duam shëndetësinë falas apo të paguajmë sipas xhepit. Është një votë për të treguar se e duam arsimin sipas standardeve europiane. Duhet të tregojmë se duam një Shqipëri ku të rinjtë të marrin biznese, dhe jo në një vend ku të rinjtë marrin diploma pa vlerë”.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Grupi i deputetëve italianë përfundon vizitën në Shqipëri: Krah jush drejt BE-së! Përfshihuni në debatet brenda unionit

Grupi i deputetëve italianë përfundon vizitën në Shqipëri: Krah jush drejt BE-së! Përfshihuni në debatet brenda unionit