E paprecedentë në Shkodër, militantët e PD i bllokojnë ambulancën. Rama: Fajin ua kanë udhëheqësit e verbër (VIDEO)

Militantë të Partisë Demokratike të udhëhequr nga ish-deputetët Flamur Noka dhe Bardh Spahia, bllokuan urën e Bahçallëkut në hyrje të qytetit të Shkodrës, për të penguar kryeministrin Edi Rama që sot zhvillonte një tur në kryeqendrën e veriut në kuadër të zgjedhjeve lokale, "Bashkia që duam".

Një ngjarje e paprecedentë u shënua ku militantët bllokuan një autoambulancë, e cila u detyrua të kthehet nga rruga. Po ashtu rrugëtimi u ndal për më shumë se një orë edhe për disa motoristë shqiptarë që vizitojnë veriun për arsye turizmi.

Për këtë situatë, reagoi edhe kryeministri Edi Rama, i cili teksa ndodhej rrugës për në Malësi të Madhe, tha se pak nga pak edhe mbështetësit e paktë të PD-së, do e kuptojnë se fajin ja kanë udhëheqësit e verbër, siç ai i quan.

Simpatizantët bllokuan dy akset hyrëse të qytetit, tek Ura e Bahçallëkut dhe nga Mjeda në drejtim të urës së Spatharit, për të mos lejuar kreun e qeverisë. Ky aksion bllokues u shoqërua me përplasje me policinë, pasi protestuesit të drejtuar nga Noka dhe Spahia dogjën gomat në mes të rrugës.

Uniformat blu nuk ishin njoftuar më herët lidhur me këtë protestë, për këtë arsye policia bëri ditur se kjo ajo është e paligjshme dhe vazhdimisht ftoi mbështetësit që të largohen. Prania e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejt është parë si një provokim nga ana e protestuesve, të cilët kanë zgjedhur që të mos i binden urdhrit të policisë.

Radha e automjeteve në urën e Bahçallëkut ka arriti deri në 5 km duke shkaktuar kaos në trafik. 

Ish-deputetet e PD Bardh Spahia dhe Flamur Noka

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:58
Militantët bllokojnë rrugën në Koplik, përplasje me policinë teksa kalon eskorta e kryeministrit Rama (VIDEO)

Axhenda e kryeministrit Edi Rama në veri, nisi me një inspektim të punimeve në sheshin e Bajzës. Në Koplik, militantë të PD-së e pritën me protestë duke bllokuar rrugën. Forcat e policisë, ato të Ndërhyrjes së Shpejtë, neutralizuan militantët duke mundësuar kalimin e eskortës së kreut të qeverisë. Megjithatë, përplasjet mes tyre nuk munguan.

 

Ora 11:57
Bardh Spahia 'luftë' gomash me policinë....e quan protestë spontane (kur në fakt Basha e lajmëroi 1 ditë më parë)

Ura e bllokuar për mbi një orë nga miliantët e PD-së në Bahçallëk të Shkodrës, nuk u shfrytëzua nga kryeministri Edi Rama për të kaluar. Ish-deputeti i PD-së Bardh Spahia tha se kreu i qeverisë kaloi nga një tjetër rrugë dytësore, në kuadër të takimeve që ka këtë të premte në disa zona të kryeqendrës së Veriut. E megjithatë, Spahia tha se kjo ishte një protestës model paqësore. Por në fakt pamjet flasin të kundërtën. Është vetë Spahia që tenton t'i marrë me forcë efektivëve të policisë gomën e makinave që më tej i vunë flakën në mes të rrugës duke bllokuar qarkullimin edhe për mjetet e emergjencës.

"Protestë model paqësore e provokuar nga policia, në tentativë për ti hapur rrugën Edi Ramës,. Është detyruar të kalojë nëpër rrugët dytësore, fshehurazi larg qytetarëve, si një mi", tha ish-deputeti.

Bardh Spahia e quaji një protestë spontane të qytetarëve "të ndershëm të këtij vendi", siç ai u shpreh. Por në fakt sa spontane mund të ishte kjo protestë, kur një ditë më parë, vetë lideri demokrat Lulzim Basha nga Miloti, një nga akset e bllokuara dje në protestën e opozitës së bashkuar, tha se nesër do të protestohej në Shkodër, gjatë vizitës së Ramës.

"Ishte protestë spontane e qytetarëve të ndershëm të këtij vendi", tha ai.

Ora 11:20
PD bllokon edhe rrugëtimin e motoristëve (VIDEO)

Edhe disa motoristë shqiptarë kanë mbetur të bllokuar në rrugë nga aksioni i opozitës dhe mbështetësve të saj për të bllokuar urën e Bahçallëkut në hyrje të Shkodrës. 

 

Ora 11:18
Militantët e PD i bllokuan rrugën për në Shkodër, reagon kryeminsitri Rama

1556267079_ramashkoder.jpg

Për këtë situatë, reagoi edhe kryeministri Edi Rama, i cili teksa ndodhej rrugës për në Malësi të Madhe, tha se pak nga pak edhe mbështetësit e paktë të PD-së, do e kuptojnë se fajin ja kanë udhëheqësit e verbër, siç ai i quan.

"Rrugës për Malësi të Madhe. Sinqerisht i keqardhur për grupet e vogla të njerëzve të mbledhur kthesave nga ata që pasi e çuan në qorrsokak PD, orvaten më kot të çojnë në qorrsokak edhe Shqipërinë! Pak nga pak edhe këta njerëz do e kuptojnë se fajin u'a kanë udhëheqësit e verbër", shrkuan Rama. 

Ora 11:02
E paprecedentë në Shkodër! Militantët 'mjekë' të PD-së i bllokojnë rrugën ambulancës...Ish-deputetët bëjnë 'sehir' (VIDEO)

Militantët e Partisë Demokratike që këtë mëngjes kanë bllokuar dy akset hyrëse të qytetit të Shkodrës, tek Ura e Bahçallëkut për të penguar kryeministrin Edi Rama për të kryer aktivitetin "Bashkia që duam" në këtë qytet. Por në një akt të paprecedentë ata kanë bllokuar edhe një autoambulancë që do kalonte në rrugë. Fillimisht, militantët i kanë bërë me shenjë ambulancës që të kalojë, por edhe kjo "ftesë" ishte e pamundur të realizohej, pasi mbështetësit e PD-së e kishin bllokuar rrugën me disa goma të cilave i vunë flakën. Por përpos kësaj, në momentin që kanë evidentuar se autoambulanca ishte pa të sëmurë brenda, militantët e kanë bllokuar duke e kthyer mbrapsht.

Militantët e drejtuar nga ish-deputetët Flamur Noka dhe Bardha Spahia, u bënë "mjekë" duke vendosur ata se kur duhet dhe kur nuk duhet një ambulancë të kalojë.

Në fakt, edhe pse ishte pa të sëmurë, ambulanca, për vetë shërbimin që kryen në raste emergjente të qytetarëve që kanë nevojë, duket të jetë e dislokuar pranë spitalit, në gatishmëri për tju përgjigjur urgjencave.

 Edhe ditën e djeshme opozita joparlamentare mbajti protestë kundër qeverisë, që më shumë se sa godet kryeministrin Edi Rama që ata kërkojnë të rrëzojnë, i  bën dëm vetëm qytetarëve të cilët mbetën të bllokuar për më shumë se 1 orë në rrugë. Kjo pasi, opozita, PD, LSI dhe aleatët, ju rikthyen skenareve të bllokimit të akseve kryesore qe lidhin veriun e jugun me kryeqytetin. Njëjtë edhe sot në SHkodër. Për t'i bllokuar rrugën kreut të qeverisë, militantët partiakë bllokuan misionin e ambulancës në shërbim të pacientëve në nevojë për kujdes emergjent mjekësor.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turp per shkodren: 26/04/2019 21:57

    E gjith shkodra ka ngel ti perfaqesoj flamur noka nga kuksi turp turp turp

    Përgjigju
  • Chicago: 26/04/2019 15:57

    Pse beni pytje vete populli te dali ti ndaloj keta mashtrus qe kane mashtruar me vite te tera qe jane bere miljoner ku jane ata kikrrisur ti thone monikes dhe bashes ndal pak se kemi halle tju lene rehat se vetem pi e bejne krejzi kete popull qeveri ne shqiperi do vendoset duan sduan keta mashtrus do e vendosi bota se po i shikon gjerat si po vene turp te kene

    Përgjigju
  • Populli: 26/04/2019 14:57

    E perse policia nuk I arreston Bardh Ziun dhe Flamur Shpellarin c'fare duhet te bejne tjeter keta plehra

    Përgjigju
  • Alo??! Behari jam!: 26/04/2019 14:52

    Sela i Xhyheres duke terheq gomen??!!

    Përgjigju
  • Berti: 26/04/2019 14:48

    Cfare pazari ke bere more pusht qe do te vish ne pushtet me dhune? E ke pyetur nanain more pis se kush e vrau Arben Brocin? Shkodrane te ndershem, mos votoni PS votoni djathtas si keni bere gjithmone, por mos shkoni pas ketyre letyrave.

    Përgjigju
  • bardhi: 26/04/2019 14:39

    Lufte per pushtet.. Bande jo popull..

    Përgjigju
  • CaBone: 26/04/2019 13:05

    Po ca i leni kta pu...dh mot..rra te bejn si te fort ne rrug se na hoqet trrurin. Kapini thyni ne dysh e lejni njerzit hallexhi te ikin ne punet tyre. Kta jan fundrrinat e kombit.

    Përgjigju
  • Ersekari: 26/04/2019 11:42

    Dhe kafsha kupton,por kta te gjith se bashku me flamirin pa shkop....jan mbetje njerezore te cilet po mundohen te han njeri tjetrin ne grahmat e fundit....ah per pak harrova Znj.Goje Hale q kan ne krye te qytetit te tyre,,,jepjani prap voton atyre se dhe 4 vjet vec neper lajme do dilni e miell that do hani.BRAVO

    Përgjigju
  • lola: 26/04/2019 11:35

    Shikoni kush don me ardh ne pushtet, nje tuf me hajna e burgaxhi qe djegin e shtarerojne......

    Përgjigju
  • lezha: 26/04/2019 11:05

    Po qfar do Rame mizerja ne Shkoder . tregoj qfar ka ber ai per shkodren . shkodra loke nuk i don horrat e hajdutat si edi rama . Ajo eshte sojnike .

    Përgjigju
    • Balldreni: 26/04/2019 12:22

      Po stadiumin kush e bani? Rama apo Berisha me Josefinen?

    • Bisha: 26/04/2019 12:00

      Ke te drejt o shok,ky spo ju le me as te vidhni drita as te peshkoni me gjeneratore.Po kur flisni dhe ju per hajduta!e mos haro shoku Q-qeni dhe Ç-çekici.

  • anna: 26/04/2019 10:43

    NDOKA NJE MASKARA, NUK JANE NJEREZ ATO SE AI(FLAMURI) DO NJE DRU TE MIRE DHE MOS TA LENE ME NE SHKODER

    Përgjigju
    • lezha: 26/04/2019 11:06

      jo po doni ramen ju ate horiin qe veq ne krevat nuk ju ka hy

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, Kevin Hajrulla u qëllua nga disa plumba në bark, ndodhet në gjendje të rëndë! Flet një dëshmitar: Sapo dëgjova të shtënat u shtriva barkas

Atentati në Vlorë, Kevin Hajrulla u qëllua nga disa plumba në bark, ndodhet në gjendje të rëndë! Flet një dëshmitar: Sapo dëgjova të shtënat u shtriva barkas