Rama: Drejtësia e korruptuar po
 pengon zhvillimin e ekonomisë
VIDEO/Fjala e plotë e kryeministrit

Rama: Drejtësia e korruptuar po<br /> pengon zhvillimin e ekonomisë<br />VIDEO/Fjala e plotë e kryeministrit
TIRANË - Sistemi i korruptuar i drejtësisë po pengon zhvillimin ekonomik në vendin tonë përmes vendimeve arbitrare të gjyqtarëve në raport me ekzekutimin e kolateraleve. Ky ishte mesazhi i percjelle nga kryeministri Edi Rama i cili mori pjesë në tryezën e përbashkët të organizuar mes Bankës së Shqipërisë dhe qeverisë mbi sfidat ekonomike që ka sistemi ynë bankar dhe kreditimin.
  
Është e rëndësishëm mungesa e kryetarëve të gjykatave në këtë tryezë. Nëse ka një shembull kuptimplotë për faktin se si një drejtësi e korruptuar mund të pengojë ekonominë dhe zhvillimin ekonomik, këtë shembull na e jep sjellja arbitrare e gjykatave dhe gjykatësve të korruptuar në raport me ekzekutimin e kolateraleve”, - deklaroi Rama.
 
Sipas kryeministrit, çlirimi i bankave nga kthetrat e korrupsionit të sistemit të drejtësisë për t’i mundësuar atyre ekzekutimin e kolateralit, është një hap i rëndësishëm për zhbllokimin e kredive. 
 
“Jemi të vetëdisjshëm që puna e bërë për ulje e kredive të këqija nga një nivel prag katastrofik prej 25 %, gjithsesi ende shumë të lartë prej 20 %, ka një limi  dhe këtë limit nuk mund ta kapërcejë as vullneti i bankave për të dhënë më shumë kredi në kushtet e një gjendje shumë të shëndetshme, dhe as vullneti i qeverisë për të stimuluar kreditimin, pasi ky limit përcaktohet nga korrupsioni në drejtësi. Ne e kemi marrë me shqetësim qysh në ditën e parë cështjen e kredive të këqija si shprehje e një ekonomike në krizë dhe një gjendje financiare tejet kaotike”, - tha kreu i qeverisë.  
 
Fjala e Rames në tryezën per sistemin bankar

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Genti Sejko sugjeroi ndryshime ligjore për të thjeshtuar procesin e ekzekutimit të kolateralit nga ana e gjykatave.
 
“Problematika kryesore dhe një nga pengesat më të rëndësishme që kemi pasur kanë qenë pengesat me procesimin e rasteve në gjykata, vonesat që kanë ardhur nga gjykatat, në raste që do të ekzekutonin kolateralin dhe Zyrat e Përmbarimit”, tha ai.

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

'Në mbi 40 vite karrierë s’jam përfshirë në asnjë veprimtari kriminale',  Tonin Vocaj i përgjigjet Flamur Nokës

'Në mbi 40 vite karrierë s’jam përfshirë në asnjë veprimtari kriminale', Tonin Vocaj i përgjigjet Flamur Nokës