Rama: Drejtësia për Kumanovën
gur në themelin për bashkëjetesë

Rama: Drejtësia për Kumanovën<br />gur në themelin për bashkëjetesë
TIRANE - Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur deklaratën publike të Gjermanisë për hetim ndërkombëtar në lidhje me përleshjen e përgjakshme në Kumanovën e banuar nga shqiptarët që shënoi 22 viktima nga radhët e policëve dhe të grupit të armatosur.

Vënia e drejtësisë për Kumanovën, në vlerësimin e kreut të qeverisë shqiptare është themeltare në bashkëjetesën mes etnive të ndryshme që jetojnë në shtetin fqinj.

“Mirënjohje Gjermanisë për kërkesën publike për hetim ndërkombëtar për Kumanovën! Drejtësia për Kumanovën gur në themelin e bashkëjetesës”, - shkruan kryeministri Edi Rama në rrjetin social Facebook.

Dje, ministri i Jashtëm i Gjermanisë Frank Walter Steinmeier gjatë takimit që pati me homologun shqiptar Ditmir Bushati, tha se është e nevojshme transparenca për sulmin me armë në “Lagjen e Trimave”.

Po gjatë ditës së djeshme, kryeministri Edi Rama i dha një sinjal të fortë Maqedonisë kur tha se Shqipëria do të vendosë veto për integrimin e saj në NATO nëse më parë nuk garantohet marrëveshje e Ohrit për të drejtat e komunitetit shqiptar që jetojnë atje. 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ekskluzive/ Report Tv sjell pamjet me dron nga përmbytjet në Vlorë! Rrugë, banesa, shtëpi e makina...gjithçka e zhytur në ujë

Ekskluzive/ Report Tv sjell pamjet me dron nga përmbytjet në Vlorë! Rrugë, banesa, shtëpi e makina...gjithçka e zhytur në ujë