Rama: "Drejtësia", rëndësi
strategjike për Shqipërinë

Rama: strategjike për Shqipërinë">
Në një konferencë me ambasadorët shqiptarë në vendet e huaja, kryeministri Edi Rama e ka konsideruar me rëndësi strategjike miratimin e reformës në drejtësi. Kreu i qeverisë tha se dështimi i reformës do të kishte pasoja të rënda për vendin. 

"Reforma në drejtësi është një reformë me një interes strategjik për Shqipërinë, shoqërinë tonë dhe jo vetëm. Një reformë me një rëndësi të jashtëzakonshme për vendin e Shqipërisë në rajon, dhe padyshim edhe për raportin e Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Është vendi të thuhet se vështirë të gjendet në historinë e këtyre 25 vjetëve një angazhim i ngjashëm, masiv dhe kaq i gjithanshëm i komunitetit të miqve dhe partnerëve ndërkombëtar në kohë normaleje paqeje për Shqipërinë sa angazhimi për reformën në drejtësi. Po ashtu, ju jeni të parët që e keni vetëdijen e plotë nga kontakti i vazhdueshëm me të gjitha vendet partnere në këtë proces për peshën e jashtëzakonshme që ka kjo reformë në raport me marrëdhëniet tona me Bashkimin Evropian, në raport me imazhin e Shqipërisë në sytë e partnerëve tanë strategjik dhe në raport me të nesërmen që mund të vijë me një energji të re, por edhe me kosto të pallogaritshme në varësi të fatit të kësaj reforme. Dua ta nënvizoj përpara jush se ne jemi shumë të vendosur që deri në momentin e fundit të bëjmë çdo përpjekje në përputhje të plotë me qëllimin dhe qëndrimin e partnerëve tanë strategjikë", u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë renditi tre arsye që sipas tij tregojnë rëndësinë e domosdoshme të reformës në drejtësi. "Kjo është një reformë me një përmasë të trefishtë. Së pari me një performancë të jashtëzakonshme për sa i përket vetë shoqërisë dhe vendit tonë. Së dyti, për sa i përket pozicionit dhe këndvështrimit prej të cilit, ne do të perceptohemi nga partnerët tanë strategjikë në varësi të rezultatit të kësaj reforme. Por, edhe një përmasë të tretë në raport me vetë rajonin. Është e qartë për ne perceptimi i partnerëve tanë strategjik se implikimet pozitive ose negative nuk prekin vetëm Shqipërinë dhe shqiptarët, por prekin edhe interesa me një njësi të posaçme të komunitetit ndërkombëtar, euroatlantik në rajon pasi është qartësisht e nënvizuar nevoja për të përforcuar lidhjen mes Shqipërisë dhe partnerëve dhe vetë rajonit dhe BE-së në raport me domosdoshmërinë për një veprim edhe më të koordinuar kundër krimit dhe trafiqeve dhe fenomeneve që sot shqetësojnë botën si terrorizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm", tha kryeministri.

Gjatë pritjes me ambasadorët, Rama theksoi se vendi ka shënuar përparime konkrete muajt e fundit. Ai theksoi se përmirësime ka në raportet me vendet fqinje.

Marrëdhëniet e Shqipërisë me Italinë, tha Rama, kanë shënuar rritje të ndjeshme. Me Greqinë, kryeministri tha se palët janë në dialog për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe. "Kemi zgjedhur të pranojmë një politikë të hapave të vegjël, që nuk zgjedhja jonë ideale por kemi qenë të qartë që për ne këto janë çështje absolutisht të rëndësishme për të shtyrë më tutje marrëdhëniet. Dhe kemi konstatuar e kënaqësi se ka një përparim, jo aq shpejt sa do të kishim dëshiruar, por të qëndrueshëm", tha Rama.

Fjala e kryeministrit Edi Rama në konferencën me ambasadorët

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Samanta Karavella shtatzënë?

VIDEO/ Samanta Karavella shtatzënë?