Nga Lezha ku po zhvillohet mbledhja e qeverisë, kryeministri Edi Rama deklaroi se drejtorët e Burgjeve, Spitaleve dhe Hipotekave që janë zgjedhur janë në provë për tre muaj.

“Drejtorët e rinj në Spitale, Burgje dhe Hipoteka janë tre muaj në provë. Nuk është cështje partie, pasi të gjitha kanë mëkatet e tyre. Në harkun e këtij mandati ndryshimi do të jetë shumë i ndjeshëm” deklaroi ai.

Rama theksoi se është i vendosur që do i shkojë deri në fund operacionit për çuarjen për skrap të tepsisë në administratë. 

d.b/shqiptarja.com