Rama: Drejtori i RTSH në janar
 Reformojmë televizionin publik

Rama: Drejtori i RTSH në janar<br /> Reformojmë televizionin publik
TIRANE - Drejtuesi i Radio Televizioni Publik Shqiptar do të zgjidhet në Janar. Këtë e ka paralajmëruar Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit, duke sqaruar se ngërçi i krijuar në këto dy vite ka ardhur si pasojë e një ligji absurd që kërkon konsensus për zgjedhjen e drejtuesit në këtë ndërmarrje, konsensus i cili nuk është arritur mes mazhorancës aktuale. Rama ka ironizuar duke thënë, se ligji është aq absurd sa drejtori i kësaj ndërmarrje publike kërkon konsensus më shumë se sa të zgjedhësh sekretarin e Kombeve të Bashkuara.
 
"Për RTSH nuk jam shikues i tij siç mund të merret me mend, nuk e kam në pasqyrën e shtypit, se ndihem shumë në vështirësi e detyrim me të gjithë ata që paguajnë taksa, se është sot struktura më e prapambetur dhe më e paguar njëkohësisht e botës së medias. Televizioni me shumë më pak para, më pak njerëz, më pak investime, bëjnë audiencë më të lartë dhe ky është fakt. Nuk ka asnjë përgjegjësi dhe arsye që unë të kritikoj askënd në atë strukturë, për sa kohë përgjegjësia dhe kritika duhet t'i shkojë vetëm kësaj shumice qeverisë dhe po të doni edhe mua personalisht bashkë me bashkëkryetarin sepse justifikimi është aty, kemi votuar një ligj absurd ku kemi marrë pjesë dhe ne dhe një konsensus absurd për të drejtuar një ndërmarrje publike që ka një mision shumë të madh, informimin e publikut, bazuar tek interesi i publikut dhe jo tek interesi komercial...ose duhet të gjejmë Ban ki moon ose këtu nuk gjejmë dot drejtorin e televizionit. Nuk kemi dashur të hyjmë tek ligji, i kemi votat. Kemi detyrimin për ta bërë, sepse kemi dëshiruar ta kërkojmë këtë konsensus deri përtej arsyes. Nuk e kemi gjetur 2 vjet e gjysmë. Atëherë ka dy rrugë, ose të biem dakord dhe ti japim zgjidhje këtij problemi, ose të ndryshojmë ligjin. Ne nuk do presim përtej janarit. TVSH kërkon një reformë rrënjësore, njësoj si hipotekat, njësoj si ALUIZNI. Çka thash për TVSH nuk cenon respektin për ata që kontribuojnë dhe bëjnë gjithçka për të mbajtur në këmbë atë ngrehinë të vetme të medias që ka mbetur në të shkuarën", tha Rama. 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit