Agjencia prestigjioze “Reuters” i ka kushtuar vëmendje vizitës së kryeministrit Edi Rama në Gjermani.
Duke iu referuar deklaratës së kryeministrit Rama se “vende të huaja kërkojnë të ndërhyjnë në Ballkan”, Reuters ngre dyshime se kryeministri shqiptar e ka patur fjalën për Rusinë.
“Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama gjatë konferencës me kancelaren Merkel kritikoi vendet e huaja për ndërhyrje në politikën për shtetet e Ballkanit Perëndimor në një kohë kur është përhapur shqetësimi rreth ndikimit të Rusisë.
Rama nuk e përmend me emër Rusinë, por diplomatë nga rajoni janë ankuar prej disa kohësh se Rusia është duke u përpjekur për të rritur ndikimin e saj në vende të tilla si Mali i Zi, Serbia, Maqedonia dhe tani edhe Shqipëria”, shkruhet në artikull.
Më tej Reuters shkruan se kreu i shërbimit të brendshëm sekret gjerman ka ngritur shqetësime se Rusia mund të kërkojë të ndërhyjë në zgjedhjet nacionale të vitit të ardhshëm.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO