Rama: Duhen politika sociale
agresive kundra varfërisë 

Rama: Duhen politika sociale <br />agresive kundra varfërisë 
TIRANE- Partia Socialiste po zhvillon në këto momente tryezën e politikave sociale. Kryetari Edi Rama deklaroi se një në dy shqiptarë është i varfër dhe se PS ka një model për zgjidhjen e problemeve sociale.

Sipas Ramës programi i PS-së është gjithpërfshirës dhe gjendet zgjidhja e problemeve sociale, ku papunësia është plaga më e thellë e varfërisë.

FJALA E RAMES
Në vlerësimin real nuk është e vështirë të shohësh vlerat. Vetë niveli zyrtar i varfërisë 13% është njëllojë si të gjitha shifrat e tjera të manipuluara nga qeveria. Në tërsinë e vetë, varfëria vërtitet rreth 30%.

Shifrat kanë pak të bëjnë në jetën e përdithshme të shqiptarëve. Ajo që e bënë programin tonë të jetë një program solid është fakti se të gjitha pjesët e programit, edhe pse i trajtojmë vec e vec, janë të integruara në një model të ri zhvillimi, ekonomik social dhe kulturor, pa dyshim, edhe demokratik. Është një model i ri zhvillimi i cili e shënjestron varfërinë dhe të gjitha problemet reale duke i sulmuar në tërësinë e tyre.

Duke parë të papunësia plagën më të thellë dhe rrënjën që ushqen varfërianë. Sot ka një ndihmë ekonomike mesatarishtë, 4 mijë lekë në muaj. Përtej shifrës qesharake, qëndron pas korrupsioni, në shpërndarjen e ndihmës ekonomike. Ka një qëndrim aspak të fshehur për ta shfrytëzuar të gjithë atë shtresë që jeton me ndihmë ekonomike, duke e përdorur si asset electoral. Kjo shtresë mbahet peng vetëm për një qëllim, votat e tyre.

Nga ana tjetër, sipas shifrës zyrtare, një familje shqitare me dy persaon duhet të shpenzojë minimumi 35 mijë lekë për të jetuar. Realiteti është se dy pesionistë jo vetëm që nuk marrin së bashku më tepër se 25 mijë lekë, e kanë të pamundur të mbijetojnë pa ndihmën e të afërmve të tjerë.

Rënia e dërgesave të emigrantëve po e vështirëson gjendjen e familjes shqiptare që po vuan papunësinë dhe varfërinë. Shënjestrimi i varfërisë, i një sëmundje të madhe sociale në shoqërinë tonë, nga ana e politikëbërjes së qeverisë është tërësishtë e gabuar. Kemi parë që dhjetë institucione shtetërore japin dhjetë versione të ndryshme të shifrave të tyre. Ajo cka e bënë informacionin zyrtar edhe më problematik nuk është vetëm paaftësia e punonjësve por edhe manipulimi i shifrave nga ana e qeverisë.

Sot kemi 5% të shqiptarëve që zotërojnë më tepër se 95% të pasurisë së vendit. Kjo është e papranushme dhe ne do ta ndryshojmë këtë.

Dua të prek edhe dy element të tjerë të cilat janë themelor për këtë kapitull. Një i përket personave me aftësi të kufizuar dhe tjetri është ai për politikat e strehimit.

Për sa i përket personave me aftësi të kufizuar, sipas shifrave zyrtare janë 4% e popullsisë. Kujdestaria e detyruar me ligj, që është në një të katërtën, edhe kjo është një shifër e manipuluar. Ka në krye një ministër që nuk ka lidhje me punët dhe cështjet sociale. Ne kemi marrë disa angazhime edhe për personat me aftësi të kufizuar duke bashkëpunuar ngushtë me përfaqësitë e tyre.

Me shifrat zyrtare që lidhen me politikat e strehimit janë një dështim total. Duhet një politikë e re strehimi që të ndruyshojë gjërat.

Falenderoj këtë grup pune dhe ritheksoj që nevojitet të përfshihen sa më shumë njerëz në shkrimin e këtij programi. Nevojitet që të gjithë të jenë bashkautor të këtij programi. ah/shqiptarja.com/ 

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Zbërthimi i SkyECC/ Mes 21 masave sigurie edhe emri i Prek Kodra, në 2021 u akuzua se do të vriste Albin Kurtin

Zbërthimi i SkyECC/ Mes 21 masave sigurie edhe emri i Prek Kodra, në 2021 u akuzua se do të vriste Albin Kurtin