Rama:Dukej e pamundur, por para
zgjedhjeve zhbllokuam Vettingun

Rama:Dukej e pamundur, por para<br />zgjedhjeve zhbllokuam Vettingun
Në një takim me të rinjtë të Tiranës kryeministri dhe njëkohësisht Kryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë Edi Rama, theksoi se Vettingu është arritja më e madhe dhe rruga e vetme drejt Bashkimit Europian.

Rama tha se edhe pse dukej e pamundur u arrit zhbllokimi i Vettingut para zgjedhjeve të 25 qershorit.
 
"Unë hyja tek ata pak që këmbëngulnin, se kjo duhet futur si sfida jonë kryesore e këtij mandati dhe duhet të udhëheqim këtë përpjekje sepse u bë çerek shekulli që shqiptarët janë pengje në kthetrat e gjykatësve dhe prokurorëve të korruptuar, e nga ana tjetër nuk ka shans që ne të përparojmë në rrugën tonë drejt bashkimit me Europën, nëse nuk shpëtojmë  popullin tonë nga këto kthetra e nëse nuk i provojmë BE se ne duam dhe jemi në gjendje të bëjmë një shtet serioz dhe me drejtësi të drejtë.
 
Ju jeni dëshmitarët e korrikut të kaluar, kur ne mundëm të kapërcejmë pengesën e parë, murin që na ndante nga reforma kushtetuese dhe sot jemi dëshmitarë që pavarësisht se dukej e pamundur, bëmë të mundur para zgjedhjeve të 25 qershorit, zhbllokimin e Vettingut në Kuvendin e Shqipërisë"
, tha Rama.
  
Kreu i qeverisë e cilësoi Vettingun si produktin më të rëndësishëm të marrëveshjes me opozitën e cila sipas tij pasi hyri në zgjedhje është e lirë të humbasë.
 
"Vettingu është produkti më i rëndësishëm në këndvështrimin tonë, i marrëveshjes së bërë me opozitën, marrëveshje përmes së cilës opozita u kthye në rrugën e zgjedhjeve po nga dera e Vettingut e pasi të kapërcejë derën e Vettingut është e lirë të vazhdojë rrugën drejt humbjes së 25 qershorit"
, tha Rama.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Delvinë/ Zjarr i madh mes fshatrave Vllahat dhe Kostar, flakët rrezikojnë banesat

Delvinë/ Zjarr i madh mes fshatrave Vllahat dhe Kostar, flakët rrezikojnë banesat