Rama "dush të ftohtë" PS-së
në Shkodër: Gjendje skandaloze
Në një mbledhje me dyer të mbyllura, pas një dushi të ftohtë që Edi Rama i ka bërë koordinatorëve dhe strukturave të tjera të partisë socialiste të Shkodrës.
në Shkodër: Gjendje skandaloze">
TIRANE- Në një mbledhje me dyer të mbyllura, pas një dushi të ftohtë që Edi Rama i ka bërë koordinatorëve dhe strukturave të tjera të partisë socialiste të Shkodrës, ka emëruar Agim Shimaj kryetar i PS për qytetin deri në riorganizimin e ri të PS-së dhe Sokol Cubin kryetar për rrethin po ashtu deri në zgjedhjet e reja. Më shumë se kryetar Shimaj dhe Cubi do të kenë një rol mbikëqyrës për atë se çfarë është bëri deri më tani në radhët e PS gjatë riorganizimit.
Një sinjal ka dhënë edhe për drejtorët e PS duke u shprehur se shumë prej tyre më përpara nuk e kanë ditur se ku është dera e selisë së PS ashtu si edhe tani nuk duken pranë PS ndërsa edhe në punën e tyre nuk sillen mirë me qytetarët ndaj, të tillë drejtorë mund të lëvizen. Sipas lidershipit të PS në mbledhjen e zhvilluar hapur ka deklaruar se asnjë prej kryetarëve të organizatave që kanë humbur në zgjedhjet lokale nuk do të jenë më. Po ashtu Rama shumë i ashpër ka qenë me partinë socialiste të Shkodrës.
“PS-ja në Shkodër nuk është keq por në një gjendje skandaloze. Nuk jeni aspak të organizuar por përkundrazi. Ç’më flisnit ju në fushatë se fitojmë me aq e kaq vota. Keni humbur me 10 mijë vota dhe kjo është e turpshme dhe kjo tregon se në çfarë gjendje skandaloze jeni.
Më kërkoni punësim po ku doni ju, në tatime, në dogana? Në të gjithë botën 10% janë në shtet që punojnë dhe 90% në privat ndërsa ju doni 90% në shtet dhe 10% në privat. Nuk e ke një mësues anëtar të partisë socialiste këtu në Shkodër, nuk e ke një pedagog anëtar të PS, s’ka një biznesmen të vogël apo të mesëm meqë janë hequr taksat.
Njerëzit e ardhur së fundmi nuk kanë sjellë asgjë në PS ndërsa shumë prej të vjetërve janë përjashtuar ose nuk vijnë më”-ka deklaruar Rama duke shigjetuar në tërësi strukturat e PS që sipas tij kanë punuar shumë dobët. Të vetmit që janë lejuar të flasin në takimin me dyer të mbyllura kanë qenë Dodë Mehmetaj, drejtori i zyrës së punës, i zakonshmi Besnik Brahimi ish-kryetar i komunës Bërdicë dhe sekretari i PS për Rrethin Luan Truma i cili në një moment ka replikuar me Ramën duke i thënë se ka informacione të gabuar por kryeministri i është përgjigjur se e di shumë mirë situatën e PS në Shkodër.
Ndërsa Rama shprehej me tone të ashpra, të tjerë shtyheshin në dyert e kinema Millenium për t’u futur brenda por policia dhe garda nuk i lejonte. Pas thuajse 3 orësh e gjysmë në Shkodër kryeministri Rama është larguar drejt Tiranës me synimin e qartë që PS duhet të ndryshojë shumëçka në Shkodër.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 16 Dhjetor 2015
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?
-
Harris
47.6%
-
Trump
48.3%
-
S'kam mendim
4.1%
Vota total: 10271
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Amerika vendos', Rudina Hajdari zbulon në Report Tv: Votova për Trump! Do i sillte ndryshim botës! Kadilli: Ka alarm në agjencitë e OKB
5 Nëntor, 22:07
-
Kandidati demokrat për zëvendëspresident: Kemi zgjedhjet më të drejta, më të lira dhe më të sigurta
5 Nëntor, 22:07
-
Lufta/ Netanjahu shkarkon ministrin Galant, Protesta në Tel Aviv dhe Jeruzalem! Përleshje edhe afër shtëpisë së kryeministrit
5 Nëntor, 21:54
-
SHBA/ Kamala falenderon vullnetarët! Beyonce krah saj thirrje ta votojnë
5 Nëntor, 21:51
-
Burri i Kamala Harris: Nesër dua t’i them zemër je presidentja e Shteteve të Bashkuara
5 Nëntor, 21:43
-
Spahiu: Izraeli gjithmonë bëhet me fituesin në SHBA, dhe këtë radhë ata mbështesin Donald Trump
5 Nëntor, 21:42
-
Spahiu: Gjermania dhe Europa e kanë balancuar qëndrimin ndaj Trump dhe i kanë paraprirë një fitore të tij
5 Nëntor, 21:37
-
Vlorë, emërohet kreu i ri i IMT-së në bashkinë e Vlorës, ja emri
5 Nëntor, 21:35
-
SHBA/ Kandidati republikan për zëvendëspresident: Votoni, ende mund të fitojmë ose humbim
5 Nëntor, 21:30
-
Spahiu: Në Serbi ka filluar festa për fitoren e Trump! Vuçiç ka lobuar fort gjatë fushatës me republikanët
5 Nëntor, 21:28
-
Trump apo Harris/ Spahiu: Shqiptarët të ndarë dhe paqartë se fitorja kujt është në interes të Shqipërisë dhe Kosovës
5 Nëntor, 21:22
-
Zgjedhjet në SHBA/ Garda Kombëtare mobilizohet në 15 shtete amerikane
5 Nëntor, 21:18