Rama e Basha "sherr" online edhe
 për vrasjen e nënkomisarit Gjeta

Rama e Basha "sherr" online edhe<br /> për vrasjen e nënkomisarit Gjeta
TIRANË -  Kryeministri Edi Rama ka kritikuar opozitën , që edhe në ditën e vrasjes në krye të detyrës së nënkomisarit Simon Gjeta, vijoi të akuzojë ministrin e Brendshëm në vend që të shpreh solidaritet.
 
Me shprehjen që tashmë e ka kthyer në refren kundër saj “vajmedet PD”,  Rama shkruan në një status të shkurtër në rrjetet sociale: “Vajmedet PD që dhe ditën e rënies së punonjësit të policisë në krye të detyrës s’të nxjerr goja një fjalë solidariteti po veç llum e për lumë”.
 
Rama i referohet kështu deklaratës së radhës që erdhi këtë të dielë nga selia blu, ku edhe në këtë rast u kërkua dorëheqja e ministrit Saimir Tahiri.
 
Por nuk ka vonuar shumë dhe ka ardhur reagimi i liderit të opozitës Lulzim Basha. Në një njoftim të shpërndarë për mediat nga zyra e shtypit, Basha vë në dukje se ishte pikërisht ai që shprehu ngushëllimet për humbjen e nënkomisarit gjatë aksionit në fshatin Obot i Ri të Shkodrës. Kryedemokrati thotë se Rama po keqpërdor të rënët në krye të detyrës pasi opozita sipas tij i ka nxjerrë në dritë lidhjet kriminale të ministrit. Edhe Basha në këtë rast përdor shprehjen e shefit të mazhorancës: “Marrë e turp për këtë Vajmedet kryeministër”.
 
Reagimi i Lulzim Bashës
“S' ka gjë më të turpshme të sulmosh opozitën ditën e rënies së oficerit në krye të detyrës. Fakt është që PD dhe unë u solidarizuam të parët me familjen dhe forcat e policisë mbrëmë sapo ngjarja ndodhi. Këtë e bëmë njerëzisht, jo për politikë sic e shfrytëzon ky sot. Por kur ngjarja e rëndë ndodhi, kokoshi kishte të tjera halle, kishte hallin e pushtetit ndaj po hidhej e përdridhej në prehrin e Metës, pa dashur t’ia dijë as për rendin, as për oficerin e rënë në krye të detyrës. Tani që i plasin në fytyrë lidhjet kriminale të ministrit të brendshëm mbrohet duke sulmuar opozitën me rrena dhe duke keqpërdorur me ligësi përverse të rënët në krye të detyrës. Marrë e turp për këtë Vajmedet kryeministër”

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool