Rama e Basha replika për Bunk’art
njëri nga bunkeri, tjetri nga protesta

Rama e Basha replika për Bunk’art<br />njëri nga bunkeri, tjetri nga protesta
TIRANE- Hapja për herë të parë e bunkerit anti-bërthamor të ish-diktaturës komuniste, është bërë objekt batutash mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të PD-së, Lulzim Basha. Ka qenë vetë kreu i qeverisë që i ka paraprirë fjalimit të Bashës në shesh teksa protestonte në të njëjtën orë me fjalën e tij të mbajtur në “Bunk’art”.
 
“Sigurisht, dikush mund të dalë në “Facebook” dhe të thotë që u mblodhën atje tek parlamenti ku do detyrohen të mblidhen nga fuqia e protestës popullore, e ku di çfarë. Por, në fakt ajo që vlen të thuhet është se me siguri një vizitë në këtë ngrehinë anti-atomike do t’i tregojë vajzave dhe djemve të këtij vendi, mbi diktaturën, mbi Enver Hoxhën, mbi Mehmet Shehun, mbi gjithë hordhitë antinjerëzore dhe antifetare që prodhoi ai që u quajt çlirimi i atdheut, sesa ç’mund t’ju tregojnë të gjithë historianët e mbledhur së bashku”, tha Rama.

rama
 
Pas kësaj batute, kryetari i PD Lulzim Basha tha atë që i kishte paraprirë Rama, se ishte fshehur në bunkerët e diktaturës për të mos dëgjuar dhe shikuar shqiptarët në protestë.
 
“Jemi më shumë se asnjëherë tjetër në bulevardin e shpresës, bashkimit dhe dinjitetit njerëzor. Në protestën më të madhe për të drejtat ekonomike dhe sociale të shqiptarëve. Kundër rritjes së çmimit të energjisë, rritjes së taksave, papunësisë, varfërisë dhe abuzimit me pushtetin. Kemi ardhur këtu sot të përballemi, të mbrojmë të drejtat e fituara, të izolojmë të keqen, t’i kthehemi së mirës. Kemi ardhur këtu sepse nuk ka ardhur e nuk vjen më Edi Rama te ju. Nuk i pyet më, nuk i llogarit më qytetarët shqiptarë ky kryeministër.
 
E keni marrë vesh besoj. Është futur në bunkerin e Enver Hoxhës se nuk ju dëgjon dot. Se nuk ju shikon dot me sy. Është futur në bunkerin e izolimit kryeministri qe mashtroi dhe harroi. Por ne jemi në këtë shesh sot që t’ia kujtojmë mashtrimet dhe ti themi pse nuk qeveris, por do të sundojë? Pse nuk iu flet njerëzve por i godet ata pas shpine me stilin e një kaçaku!?”, tha Basha gjatë fjalës së mbajtur në protestë.

basha

Redaksia Online
(shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën