Rama: E bukura sjell më shumë
rregull dhe ligj, sesa policia

Rama: E bukura sjell më shumë<br />rregull dhe ligj, sesa policia
TIRANE- Kryeministri Edi Rama kërkoi nga kryebashkiaku legalist i Veronës binjakëzim me qytetin e Durrësit. Kreu i qeverisë, i shoqëruar nga ministrja e Kulturës Kumbaro, kryebashkiaku i Durrësit Dako dhe deputetët Gaçi e Klosi, po zhvillon një vizitë dy ditore në Itali, ku ndalesa e parë ka qenë në Verona.

Në takim me kreun e Bashkisë, Flavio Tosi të “Lega Nord”, Rama kërkoi bashkëpunim të ngushtë mes qyteteve të Durrësit e Veronës, duke pasur parasysh dhe faktin që dy qytetet përveç potencialit turistik, kanë të përbashkët dhe amfiteatro të ndërtuara gjatë perandorisë romake. “Unë e nisa duke thënë që pritshmëritë e larta janë pjesa më e tmerrshme në jetën politike. Pas fitores së zgjedhjeve të vitit të shkuar, unë do doja shumë që t’i zgjidhja problemet e vendit me anë të ngjyrave, por kjo s’është më një opsion.

Njerëzit kanë nevojë për punë e për shumëçka tjetër që s’mund të zgjidhet nga ngjyrat, por besoj shumë që ajo domethënie që ngjyrat patën për qytetin ishte një leksion i madh që e bukura mund ta rindërtojë ekonominë dhe që e bukura mund të rindërtojë ndjenjën e jetës së përbashkët, ndenjën e komunitetit e të solidaritetit. E bukura mund të sjellë gjithashtu edhe më shumë rregull e ligj, sesa policia e forca. Kështu që s’është thjesht çështje ngjyrash, por më shumë sesa me ngjyrat kjo ka të bëjë me hijeshimin e hapësirës ku jetojmë”, ka deklaruar Rama.

Duke vijuar në të njejtën linjë kryeministri flet se sa ndikim ka e bukura në komunitet. “Unë kam parë zona periferike me shkallë të lartë kriminaliteti, sesi kanë ndryshuar thjesht duke transformuar hapësirën e tyre publike. Kam parë dhe zona të tjera ku kriminaliteti është rritur, megjithëse numri i policisë është rritur, megjithëse numri i arrestimeve është rritur, megjithëse forca është rritur. E ky është leksioni i madh që kam mësuar. Pra, që jo gjithmonë diçka është për t’u ndryshuar, por është diçka që mund ta përdorësh dhe ta kthesh në një pikë të fortë”, tha Rama.

Ai është ndalur edhe në Venecia, në çeljen e pavionit zviceran, ku ka qenë i ftuar i nderit dhe ka biseduar me arkitektë, artistë e pjesëmarrës për eksperiencën e tij të ndryshimit.

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 7 qershor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com) 

 

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç