Nesër në orën 11:00 në Institucionin e Presidentit të Republikës, do të zhvillohet ceremonia e betimit te z. Taulant Balla, në detyrën e Ministrit të Brendshëm. Kuvendi miratoi dje me 75 vota pro, 16 kundër, 1 abstenim emërimin e Taulant Ballës në postin e lënë bosh nga Bledi Çuçi pas shkarkimit të këtij të fundit

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaroi dje se do të bëjë gjithçka të mos zhgënjejë askënd në kryerjen me sukses të detyrës së Ministrit të Brendshëm në Qeverinë e Kryeministrit Edi Rama. Gjithashtu Balla shkruante se do ti shërbente me përulje çdo qytetari të Shqipërisë.

Vendimi i kreut të qeverisë për shkarkimin e Bledi Çuçit dhe emërimin e Ballës erdhi pas si pasojë e ngjarjes që tronditi opinionin publik, dhunën e fisit Rraja ndaj kushërinjve Maja për guroren në Krujë.