Rama e krahasoi me Eleonorën
Kryemadhi: S'të shpëtojnë fallxhoret

Rama e krahasoi me Eleonorën<br />Kryemadhi: S'të shpëtojnë fallxhoret<br>
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi i është përgjigjur ironive të Edi Ramës i cili e krahasoi atë me Eleonorën e Selitës, gruan e cila pretendonte se ishte shenjtore dhe kreu vetëvrasje disa vite më parë. Rama u pyet për deklaratën e Kryemadhit se shqiptarët kishin bërë drejtësi në Paris me Avni Rustemin, por Rama tha se kryetarja e LSI i kujtonte Eleonorën. 

Në një reagim të saj në rrjetet sociale, Kryemadhi shkruan se Ramën nuk e shpëtojnë dot as fallxhoret. "Krahasimet dhe batutat pa kripë të kryeministrit, vetëm se dëshmojnë edhe njëherë, pafuqinë e tij për t’u përballur me katastrofën drejt së cilës po e çon Shqipërinë. Eleonora që ai përmend (ndjesë pastë) ndoshta i kujton lexueset e filxhanëve, që i mbante dikur në bashki e sot në zyrat e kryeministrisë. Edi Ramën nuk e shpëtojnë dot as fallxhoret dhe as banditët, as servilët dhe as kllounët nga fatkeqësia e tij më e madhe, papërgjegjshmëria dhe kriminalizimi i mendjes së tij perverse".

Postimi i Monika Kryemadhit
Krahasimet dhe batutat pa kripë të kryeministrit, vetëm se dëshmojnë edhe njëherë, pafuqinë e tij për t’u përballur me katastrofën drejt së cilës po e çon Shqipërinë. Eleonora që ai përmend (ndjesë pastë) ndoshta i kujton lexueset e filxhanëve, që i mbante dikur në bashki e sot në zyrat e kryeministrisë.

Siç duket as detox-i dhe as botox-i i Neë Yorkut nuk e kanë ndihmuar të kthjellojë logjikën dhe arsyen, për të kuptuar se e keqja e madhe e Shqipërisë është ai dhe bandat që e drejtojnë. Edi Ramën nuk e shpëtojnë dot as fallxhoret dhe as banditët, as servilët dhe as kllounët nga fatkeqësia e tij më e madhe, papërgjegjshmëria dhe kriminalizimi i mendjes së tij perverse.

As Eleonora e tij nuk e shpeton dot, edhe pse u përpoq shumë që të mos duket Lolo! Janari e më tej do të jenë vazhdimi i makthit të tij dhe nisja e procesit të çlirimit të Shqipërisë dhe shqiptarëve nga qeveria e banditëve dhe drogës.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit