Rama e Meta takim me veteranët
"Keqardhje për ata që harrojnë 29"

Rama e Meta takim me veteranët<br />"Keqardhje për ata që harrojnë 29"
TIRANE - Festimet për clirimin qeveria i ka vijuar me një drekë kushtuar veteravë të Luftës Antifashiste, ku kryeministri Edi Rama në një linjë me kryeparlamentarin Meta iu përgjigjën me keqardhje qëndrimit të partisë Demokratike e cila nuk e njeh 29 nëntorit, si datë të Clirimit. Rama theksoi se lufta për lirinë e atdheut nuk duhet të ngatërrohet me instalimin e regjimit komunist.

Ndërsa kreu i Kuvendit Ilir Meta u shpreh se pa 29 nentorin Shqipëria do te ishte copëtuar nga qarqet shoniviste. Në fund të fjalëve të tij Meta theksoi se vlerat e luftës nacional clirimtare patën dhe dimensionin e saj human, ku shqiptarët, si asnjë vend në Europë, mbrojtën në shtëpitë e tyre hebrenjtë por edhe ata ushtarë italian, që mbetën në Shqipëri pas kapitullimit fashist.

Prej dekadash tashmë, e majta dhe e djathta janë të ndara mbi këtë datë, teksa demokratët e njehsojnë 29 nëntorin si ardhjen e gjëmës komuniste në vend.

Meta: Lufta Antifashiste Nacional Çlirimtare nuk mund të vihet në diskutim
I pari ishte Kreu i Kuvendit Ilir Meta, ai që theksoi se Lufta Antifashiste Nacional Çlirimtare tregoi aspekte njerëzore të popullit tonë. Ai tha se vepra e dëshmorëve e partizanëve flet më shumë se cdo gjë tjetër. Sipas tij Lufta Antifashiste Nacional Çlirimtare nuk ka lidhje me periudhën e komunizmit që u vendos më pas në Shqipëri. Fjala e plotë e Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta në drekën me veteranët e LANÇ
 
“Unë do të theksoja vetëm dy shembuj që tregojnë aspektin njerëzor të popullit tonë, i cili bëri të munudr që Shqipëria të ishte një vend unik. Asnjë hebre nuk iu dorrëzua pushtuesit, kjo tregon një dimesion të solidaritetit të shqiptarëve. Dhe tjetra është trajtimi i ushtarvë italianë pas kapitullimit. Këto janë dy vlera që tregojnë një zemërgjerësi të madhe, të një kombi si i joni. Vepra e dëshmorëve e partizanëve flet më shumë se çdo gjë tjetër. Pastaj ai që flet për vendosjen e komunizmi, nuk është vetëm në Shqipëri por në gjithë botën. Lufta Antifashiste Nacional Çlirimtare nuk mund të vihet në diskutim, pa të nuk do të ishte kjo Shqipëri që është sot dhe kjo Kosovë”, deklaroi Meta.

meta
meta

Rama: Keqardhje ata që bëjnë përpjekje të dëshpëruar për të zbehur 29 Nëntorin
Por më i drejtpërdrejtë kundër qëndrimit të Partisë Demokratike, ishte shefi i qeverisë. Kryeministri Edi Rama tha se ndjen vetëm keqardhje për ata që ngatërrojnë Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare me komunizmin. Fjala e plote e Ramës në takimin meveteranë, për 70 vjetorin e Çlirimit
 
“Gëzuar 70- Vjetorin e Çlirimit të atdheut! Dua të shpreh mirënjohjen më të thellë për të gjithë ju dhe të përulem me shumë respekt bashkë me të gjithë ju në nderim të kujtimit të lavdishëm të gjithë heronjve dhe dëshmorëve të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare. Dua të theksoj se jemi shumë krenarë që sot jemi këtu në respekt dhe në përpjekje të vazhdueshme për të mishëruar përmes qeverisjes sonë dhe përmes betejave tona ato ideale ato ëndrra dhe ato shpresa që çuan shumë vajza dhe djem në rrugën e një lufte çlirimtare e cila u kurorëzua në 29 nëntor të vitit 1944. Sigurisht është për të ardhur keq që datën e çlirimit nuk e diskutojnë ata që bënë luftën dhe çliruan vendin por e diskutojnë ata që tradhtuan dhe nuk ishin fare atje. Përpjekja për të sulmuar dhe vënë në diskutim datën e përcaktuar nga ata që ishin në fushën e betejës është një përpjekje për të fshehur 29Nëntorin pas 28 Nëntorit dhe për të mos i dhënë luftës antifashiste atë vlerë të jashtëzakonshme që ka. Kjo luftë bëri të mundur që bota të shpëtonte nga një murtajë si ajo e nazizmit dhe fashizmit. I shohim me keqardhje ata që bëjnë përpjekje të dëshpëruar për të zbehur 29 -Nëntori. Flamuri i Shqipërisë u ngrit dhe u valëvit i lirë krahas me flamurin e SHBA-së, Britanisë dhe shteteve të botës së lirë.”- u shpreh Rama.

edi rama te xibraku

Redaksia Online
(g.f/ shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Gjermania, 93,39 milionë euro Shqipërisë për zhvillimin e sektorëve prioritarë

Gjermania, 93,39 milionë euro Shqipërisë për zhvillimin e sektorëve prioritarë