Rama e Meta takojnë në Pogradec
Menduh Thaçin e Ali Ahmetin

Rama e Meta takojnë në Pogradec<br />Menduh Thaçin e Ali Ahmetin
POGRADEC - Kryeministri Rama, kreu i Kuvendit Ilir Meta dhe ministri i Jashtëm Bushati janë takuar sot në Pogradec me krerët politikë të partive shqiptare Maqedoni.

Qeveritarët shqiptarë kanë takuar Ali Ahmeti kreun e Bashkimit demokratik për Integrim, Menduh Thaci, kreun e Partisë demokratike të Shqiptarëve në Maqedoni si dhe Ziajdin Sela kreu i komunës së Strugës.

Ka qenë vetë Rama ai që ka njoftuar për këtë takim përmes disa fotove të publikuara në rrjetin social në Facebook.

Pavarësisht fotove të publikuara Rama nuk ka dhënë asnjë detaj tjetër rreth bisedave që kanë zhvilluar në takime.

rama
rama
rama
rama

Ky takim vjen menjëherë pas situatës së ditëve të fundit në Maqedoni e kryesisht në Kumanove ku të shtunën e shkuar u sulmua ‘Lagjja e Trimave’.

Nga ky sulm mbetën të vrarë 22 viktima mes të cilëve edhe 14 shqiptar.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosova fal djemtë ‘planprishës’, lista për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve

Kosova fal djemtë ‘planprishës’, lista për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve