Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të martë me këto foto që dëshmojnë transformimin e qendrës së Ulëzës, duke dhënë mesazhin e radhës se nuk do të reshtë deri kur transformimi i dukshëm të prekë çdo lagje, fshat e familje. 

[gallery]22282[/gallery]

Postimi 
Ju uroj një ditë të mbarë me këto foto të transformimit të Ulëzës nga një qoshe e lënë në harresë e degradim deri më 2013, në një zonë të rilindur urbane dhe një destinacion i ri turistik sot, që ka rritur ndjeshëm mirëqenien për banorët dhe i ka dhënë frymëmarrje të re ekonomisë lokale.

Edhe shumë më shumë mbetet ende për të bërë dhe ne nuk do të reshtim deri kur transformimi i dukshëm të prekë çdo lagje në çdo bashki, çdo komunë, çdo fshat dhe çdo familje në rrugën tonë të vendosur. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com