Rama e quajti 'simbol i të fjeturit gjumë para plehrave', zgjohet kryebashkiaku i Himarës ndërmerr aksion pastrimi

Rama e quajti 'simbol i të fjeturit gjumë para plehrave', zgjohet kryebashkiaku i Himarës ndërmerr aksion pastrimi

Foto nga aksioni i pastrimit

Kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro i cili është cilësuar nga kryeministri Edi Rama si "simboli i të fjeturit gjumë para plehrave" duket se është "zgjuar" dhe ka ndërmarrë një aksion pastrimi në rrugën Nacionale Himarë-Sarandë.

Duke krahasuar ambientin para dhe pas aksionit të pastrimi me disa fotografi, Goro ka reaguar ashpër ndaj qytetarëve të papërgjegjshëm  që hedhin mbeturinat. Ai theksoi se këto problematika nuk zgjidhen vetëm përmes aksioneve por, përmes ndërgjegjësimit dhe bashkëpunimit.

Kryebashkiaku shkruan se Hirama nuk është vetëm Dhërmiu dhe Palasa dhe që secili prej nesh, duket të ndihmoi sadopak me mbajtjen e ambienteve të Bashkisë pastër.

 

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Mitsotakis nënshkruan kontratën, nis ndërtimi i rrugës Janina-Kakavijë me vlerë 310 milionë euro

Mitsotakis nënshkruan kontratën, nis ndërtimi i rrugës Janina-Kakavijë me vlerë 310 milionë euro