TIRANE - Kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri kanë zgjedhur të inagurojnë stacionin e zjarrfikësve në kryeqytet duke përcjellë dhe një mesazh për sportin me një lojë ping pongu.
Në fjalën e tij kryeministri Rama u shpreh se me infrastrukturën e re stacioni i zjarrfikësve që më parë ishte një vatër zjarri më vete, ka tashmë dinjitetin e nevojshëm për t'i shërbyer qytetarëve.
"Këtë vatër që ishte rrezik zjarri më vete e kemi kthyer në një qendër dinjitoze zjarrëfikësash dhe këtyre njerëzve që në kushtet më të vështira pa asnjë lloj mbështetje logjistike dhe pa asnjë lloj qëndre për të zhvilluar normalisht aktivitetin e tyre të përditshëm, u kemi kthyer jo vetëm kushtet e nevojshme por edhe dinjitetin e nevojshëm." tha Rama
Për Ministrin e Brendshëm shërbimimi i zjarrfikësve është kthyer në një prioritet pasi problemet që qytetarët hasin në një rast zjarri nëse ndërhyhet në kohë shmangin dëme ekonomike dhe ruajnë jetë njerëzish.
"Kjo shënon edhe një pikë kulmore të vëmendjes së qeverisë lidhur me strukturën e repartit të zjarrfikëses për të krijuar një standart të ri në raport me qytetarin në raport me ngjarjet emergjente që kanë të bëjnë me zjarrfikëset." tha Tahiri
Ndërsa shefi i parandalimeve të rreziqeve dhe zjarrit Arjan Ahmetaj deklaron se qytetarët s'duhet të ngurojnë të telefonojnë për çdo emergjencë që ata do të kenë, pasi zjarrfikëset do të ndodhen pranë tyre.
"Në numrin 128 shërbimi jonë është 24 orë dhe do të jetë shumë afër nevojave të qytetarëve." tha Ahmetaj
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
65.3%
-
Të gabuar
23.2%
-
Nuk kam mendim
11.4%
Vota total: 2164
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spahiu: Çmimet e ushqimeve në supermarketet shqiptare 3 herë më të shtrenjta se në Europë
16 Janar, 22:48
-
Sondazhi i Frontline/ Rama më i pëlqyer se Berisha! Diaspora preferon më shumë kryeministrin se zgjedhësit në Shqipëri
16 Janar, 22:43
-
Luiz Ejlli i bën dedikimin e veçantë vajzës së tij nga Maldivet (FOTO)
16 Janar, 22:39
-
Spahiu: 1 nga 3 pakënaqësitë e turistëve të huaj në Shqipëri, është trafiku çmendur rrugor
16 Janar, 22:34
-
Sondazhi/ Puna e qeverisë, 47% kanë opinion negativ! Shqiptarët e diasporës më pak të dyzuar
16 Janar, 22:28
-
Disa nga figurat kryesore të Kongresit të Lushnjes
16 Janar, 22:20
-
Spahiu: Berisha në 35 vite ndërtoi makinerinë e baltës mediatike si presion në familjet e kundërshtarëve
16 Janar, 22:16
-
Sondazhi i Frontline/ Trafiku në Shqipëri, më shumë se 55% e shohin më të rënduar se në vendet fqinje
16 Janar, 22:10
-
Çollaku kundër Berishës: Meta s’duhet të jetë në listën e sigurt të PD, bashkimi me PL s’ka prodhuar kurrë sukses
16 Janar, 22:00
-
Spahiu: Trump 4 vjet s’do e ketë në axhendë fare Shqipërinë, por do ja delegoj një diplomati si Yuri Kim
16 Janar, 21:51
-
Ironia e Spahiut: Trump do mbështes Berishën, aq sa e mbështeti në mandatin e parë
16 Janar, 21:45
-
Dëshmia e ish-kuzhinierit të kryeministrit: Një javë para se Mehmet Shehu të vriste veten, mua më dhanë lejen
16 Janar, 21:44