Rama e Vuçi, marrin në ekip
dhe Thaçin kundër BE në futboll

Rama e Vuçi, marrin në ekip<br />dhe Thaçin kundër BE në futboll
TIRANË- Samiti i vendeve të Ballkanit Perëndimor që do të mbahet në Vjenë të Austrisë si vazhdimësi e procesit të Berlinit të iniciuar nga kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel, nuk do të reshë së surprizuari. Krahas anës zyrtare ku liderët e Ballkanit do të shpalosin vizionin e tyre për të qenë vende anëtare të BE, nuk do të mungojnë dhe simbolikat që do ta bëjnë dhe më të asimilueshëm këtë samit.

Kështu është parashikuar një ndeshje futbolli mes një ekipi të përbërë nga liderët e Ballkanit Perëndimor mes të cilëve janë kryeministrat e Shqipërisë dhe të Serbisë, respektivisht Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç, të cilët do të zbresin në fushën e blertë me të njëjtën uniformë, do të bashkëpunojnë me njëri tjetrin për të arritur një rezultat pozitiv përballë ekipit të BE, duke dhënë  një simbolikë të qartë bashkëpunimi mes vendeve të rajonit. Ndërkohë, po Rama dhe Vuçiç do të jetë përballë njëri tjetrit dhe në emisionin online, në në emisionin “Okruzenje”, një produksion miks ballkanik.
 
Samiti i vendeve të Ballkanit Perëndimor që mbahet pas një jave më Vjenë do të jetë një përballje mes vendeve aspirante e atyre të BE, për të parë realizimet, por dhe një sfidë futbolli...?
Partnerët ndërkombëtarë po mahnitin me sjelljen e tyre duke bërë gjithçka në funksion të një bashkëpunimi mes vendeve të Ballkanit aspirante për në BE, teksa nuk mungojnë lëvizjet paraanëtarësuese me liderët e tyre.

Kështu, një ngjarje e pazakontë për samitin e ardhshëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor që do mbahet më 27 gusht të këtij viti në Vjenë do të startojë në këtë vigjilje:
Do të luhet një ndeshje miqësore futbolli mes liderëve të Ballkanit Perëndimor, mes dy ekipeve “BE e ardhshme” e “BE”-së, sipas gazetës serbe Tanjug. Një përpjekje kjo për të bërë bashkë gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor, dhe qetësuar sa më shumë situatën në këtë rajon, gjithnjë të trazuar dhe që ka shkaktuar kosto njerëzore në të kaluarën e largët dhe të afërt.
 
Si do të organizohet kjo ndeshje futbolli, ku do jenë liderët kryesorë të Ballkanit, Rama dhe Vuçiç...?
Mësohet sipas burimeve dhe formacionet e ekipeve të liderëve që do të jenë në fushën e blertë të lojës në ditët e samitit të Vjenës. Kështu kryeministri shqiptar Edi Rama do të luajë me ekipin e “BE e ardhshme”, dhe atij do t’i bashkohen në skuadër ministri i Jashtëm dhe zv.kryeministër i Kosovës Hashim Thaçi, kryeministri i Serbisë Aleksandër Vuçiç, ministri i Jashtëm malazez Igor Lukshiç, homologu i tij maqedonas Nikola Popovski, ministri i Jashtëm boshnjak Crnadak, ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, ministri i Ekonomisë i Shqipërisë Arben Ahmetaj dhe sekretari i procesit të bashkëpunimit rajonal Goran Svilanoviç. Ndërkohë kryeministri i Kosovës nuk do të jetë përkrah homologëve të tij nga Shqipëria e Serbia, duke mos preferuar që të përfshihet në këtë ndeshje.
 
Po ekipi i BE-së kë do të ketë në përbërje dhe kush arbitron...?
Si gjithnjë ndeshjen e futbollit do ta gjykojë pikërisht ai që ka qënë dhe pjesë e “arbitrimit” politik në të gjithë rajonin e Ballkanit, Komisioneri Evropian Johanes Hahn. Ndërsa në ekipin e BE­së, do të jetë pjesëmarrës kryeministri i Sllovenisë Miro Cerar si dhe ministri i Jashtëm austriak Sebastian Kurz. Ky takim është parë si një mënyrë për të shfryrë tensionet që ekzistojnë mes liderëve të këtij rajoni të trazuar ndër vite, një mënyrë më e mirë për të arritur atë që duhet. Samiti i 27 gushtit në Vjenë do të zhvillohet si vazhdimësi e procesit të Berlinit të iniciuar nga kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel.
 
Por takimi i Vjenës nuk do të ketë vetëm këtë risi. Mediat kanë lajmëruar se do ketë dhe një përballje mediatike në një emision mes Ramës dhe Vuçiç....?
Kryeministri Edi Rama do të jetë sërish përballë homologut serb Aleksandër Vuçiç në një emision televiziv online me 27 gusht. Dy krerët e qeverive do debatojnë sëbashku në emisionin “Okruzenje”, një produksion miks ballkanik. Kështu, pas thyerjes së akullit në Beograd vitin e shkuar nga ana e kryeministrit shqiptar e kthimi i vizitës pak muaj më parë nga kolegu i tij serb, mes dy shefave të qeverive ballkanike ka marrëdhënie më shumë se paqësore. Më konkretisht, në fund të gushtit Rama e Vuçiç do jenë së bashku në samitin e Vjenës të rrethuar edhe nga kryeministrat e tjerë të rajonit. Ky samit i dytë, që këtë herë mbahet në kryeqytetin austriak, do t’i bëjë një bilanc asaj çfarë është arritur deri më sot pas samitit të Berlinit, mbajtur saktësisht një vit më parë. Mësohet se vendet e Ballkanit do të paraqiten me projekte konkrete, kryesisht në infrastrukturë, të cilat janë të pamundura të realizohen pa financimet evropiane.
 
Pra nuk do të ketë një konferencë shtypi e drejtuesve të Samitit të Vjenës pas përfundimit të punimeve...?
Ndryshe nga samiti i Berlinit, ku Merkel, Rama e Barroso dhanë një konferencë të përbashkët për shtyp në Vjenë është parashikuar pjesëmarrja në një show televiziv i organizuar nga Qendra për Demokraci dhe Pajtim në Evropën Jugperëndimore, që pritet të zhvillohet në ora 16:00 të 27 gushtit.

Pritet që kryeministri shqiptar dhe ai serb të kenë një përballje shumë interesante edhe mediatike. Emisioni “Okruzenje” ka konfirmuar përballjen mes dy kryeministrave që do regjistrohet në Vjenë gjatë samitit që synon zhvillimin e projekteve për Ballkanin, që vjen me iniciativë të kancelares Merkel. Lajmi për përballjen në emisionin serb, është konfirmuar në faqen online të rrjetit online ku thuhet se Rama dhe Vuçiç do të jenë mysafirë të dy drejtuesve të emisionit Nenad Sebek aktivist i njohur për të drejta e demokraci në Ballkan dhe Zvezdana Kovaç gazetare e njohur nga Mali i Zi si dhe është e konceptuar si një bashkëbisedim me të rinjtë nga vendet e rajonit e që pritet të transmetohet nga një televizion serb.
 
Rama dhe Vuçiç do të jenë të vetëm përballë njëri tjetrit apo do të kenë dhe aktorë të tjerë që do i përgjigjen pyetjeve...?
Një burim pranë stafit organizativ të këtij samiti bëri me dije se në panelin e këtij show televiziv do jenë veç kryeministrit Rama dhe homologut të tij serb Vuçiç, edhe ministrja austriake për Familjen e Rininë Sophie Karmasin si dhe sekretari i përgjithshëm i Qendrës për Demokraci e Pajtim në Evropën Jugperëndimore, Goran Svilanoviç.

Pas dy konferencave për shtyp në Beograd dhe Tiranë, pjesëmarrja në këtë program e çon në tre numrin e përballjeve “live” në media të Ramës dhe Vuçiç, duke bërë që të shënojnë dhe takimet më të shpeshta mes liderëve të Ballkanit, pavarësisht marrëdhënieve historike të vendeve respektive që ata drejtojnë.
 
Cila mendohet të jetë tema e emisionit në përballjen “Online” mes dy kryeministrave Rama dhe Vuçiç...?

Nuk është bërë e ditur tema e emisionit, por lihet për të kuptuar që dy kryeministrat do të kenë mundësi të shpalosin pikëpamjet e tyre rreth Samitit të Vjenës dhe marrëdhëniet mes dy vendeve që kanë njohur një ndryshim rrënjësor pas vizitave të ndërsjella të Ramës e Vuçiç në Tiranë dhe Beograd. Emisioni “Okruzenje” është një program online i pavarur rajonal dhe promovon iniciativat e Këshillit të Bashkëpunimit rajonal. Kjo do të jetë hera e tretë kur Rama e Vuçiç përballen, por kjo do të jetë hera e parë që do të jenë në një studio televizive për të debatuar me njëri-tjetrin dhe për t’iu përgjigjur edhe pyetjeve të publikut.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 21 Gusht 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)  

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Zyrtarë të Ambasadës së SHBA takohen me kreun e AMP, Sulejmani: Mirënjohje për mbështetjen e dhënë

Zyrtarë të Ambasadës së SHBA takohen me kreun e AMP, Sulejmani: Mirënjohje për mbështetjen e dhënë