Rama: Ekonomia u rrit me 2.82 % 
gjatë 3 muajve të parë të 2015-ës

Rama: Ekonomia u rrit me 2.82 % <br />gjatë 3 muajve të parë të 2015-ës
TIRANE- Në mbyllje të këtij sesioni punimesh të qeverisë, Kryeministri Rama zhvilloi një bashkëbisedim me gazetarët, ku fillimisht bërë një panoramë të gjendjes ekonomike në vend. Sipas kryeministrit, për tremujorin e parë të vitit 2015, rritja ekonomike krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, është 2.82 %.

Ai premtoi se brenda vitit, rritja do të shkojë 3 %. “Viti 2014 u mbyll me një rritje 2.12 %. Ndërkohë që, është inkurajuese që edhe tremujori i parë i vitit 2015 shënon vazhdimësinë e trendit të rritjes dhe u mbyll, duke pasur parasysh edhe dyshimin e arsyeshëm se kriza në Greqi do të kishte ndikimin e vet, 2.82% kundrejt tremujorit të parë të 2014-ës”,- tha Rama.

Ai shtoi se shlyerja e detyrimeve ndaj palëve të treta, është drejt përfundimit. “Ne besojmë që shlyerja e 350 milionë dollarëve detyrime të prapambetura në 2014-ën dhe mbërritjes sot, e një totali prej 641 milionë dollarësh borxhe të shlyera ndaj kontraktorëve në të gjithë sektorët, kanë pasur një impakt të drejtpërdrejt në konsolidimin e trendit pozitiv të rritjes ekonomike”,- tha kryeministri. Sa u takon të ardhurave, Rama tha se totali për periudhën korrik 2014 - qershor 2015 është 287 milionë dollarë më i lartë, sesa për periudhën korrik-qershor 2013-2014, ose 8.3%.

“Të ardhurat gjithsej për gjashtëmujorin e 2015-ës, janar-qershor, janë 77 milionë dollarë më të larta, sesa gjashtëmujori i parë i 2014-ës. Por jemi në proces dhe drejt përfundimit të një analize shumë të thelluar të të gjitha arsyeve të rënies së të ardhurave, në raport me parashikimin. Pamja shteruese e kësaj analize do të përcaktojë edhe qasjen tonë, në raport me planin e të ardhurave për pjesën tjetër të vitit”,-u shpreh Rama. Sa u takon kredive të këqija Rama tha se në dhjetor të 2014-ës, ato u ulën nën 23% dhe në maj të 2015-ës, bazuar në të dhënat e Shoqatës Shqiptare të Bankave, jemi nën 22%.

Ulje tha kryeministri, ka pasur dhe borxhi publik. “Për gjashtëmujorin e parë të këtij viti, treguesi i borxhit është nën 70%, saktësisht, 69.9%. Nëse do të përjashtojmë ndikimin e detyrimeve të prapambetura, të shlyera gjatë 2015-ës dhe efektin e kursit të këmbimit që është jashtë kontrollit të qeverisë, kemi një ulje të borxhit nën 69%, pra, 68.2%. Kjo për të gjithë ata që i bien xurnave të shifrave tërësisht të fryra dhe thelbësisht të manipuluara, kur flasin për borxhin.

Kemi plotësisht nën kontroll deficitin buxhetor dhe deri në 30 qershorin e sapokaluar, niveli i deficitit buxhetor është 50% më i ulët sesa planifikimi i periudhës”,-tha Kryeministri Rama. Lidhur me punësimet, Rama tha se, referuar anketës së forcave të punës, krahasuar me tre mujorin e parë të vitit 2014, numri i të punësuarve është 10% më i lartë dhe ka një rritje me 103 mijë e 945 persona.

“Ndërkohë që, duke filluar nga dita jonë e parë e qeverisjes kemi një të dhënë shumë domethënëse; 106 mijë e 121 forca të reja pune, jo me anketa, por në borderotë e shtetit shqiptar dhe në sektorin jo bujqësor. 100 milionë dollarë i janë shtuar arkës së shtetit si shumë në dispozicion të pensioneve, si rezultat i rritjes së numrit të personave të nxjerrë nga skllavëria e punës në të zezë dhe të formalizuar”-tha Rama, duke shtuar se edhe taksa progresive ka rritur të ardhurat në buxhetin e shteti. 


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 31 Korrik 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)   

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Ervin Salianji kërkon pezullimin e vendimit të Apelit që e dënoi me 1 vit burg, Gjykata e Lartë shqyrton kërkesën më 15 Tetor! Ja gjyqtari relator

Ervin Salianji kërkon pezullimin e vendimit të Apelit që e dënoi me 1 vit burg, Gjykata e Lartë shqyrton kërkesën më 15 Tetor! Ja gjyqtari relator