Kryeministri Edi Rama tha se “eksodi” nuk është nxitur nga varfëria po nga elementë kriminal të cilët kanë keqinterpretuar nevojat aktuale të Gjermanisë, për t’i a servirur shqiptarëve se mund të përfitojnë lehtësisht azilin. Shefi i mazhorancës iu referua Kosovës, vend ku largimi i qytetarëve nisi në të njëjtën kohë si në Shqipëri, për të treguar se frenimi i fluksit u arrit nga ndalimi i veprimtarisë së strukturave kriminale dhe jo se “mrekullisht” sipas tij, ekonomia u përmirësua.
Deputeti i Partisë Socialiste, Ben Blushi kritikoi qeverisjen për fenomenin e eksodit masiv të shqiptarëve drejt vendeve të BE për të kërkuar azil. Këtë situatë Blushi e cilësoi një emergjencë kombëtare duke bërë thirrj që të ndahen kostot, pasi Shqipëria dëmtohet gjithmonë e më tepër nga emigracioni.
Në përfundim të fjalës së tij, Blushi theksoi se “Nëse nuk ndryshon situata të jeni të bindur se të varfrit para se të ikin do të vijnë në Parlament dhe do na nxjerrin jashtë Parlamentit.
Ora 18:00 Sekuestrimi i pronës së debitorëve, Kuvendi shtyn miratimin pas debateve
Kuvendi ka shtyrë pr/ligjin e shumë debatuar në seancën e sotme për energjinë energjetike pasi neni 92 i këtij ligji që ka të bëjë me barrën hipotekore ka hasur në paqartësi nga deputetët, të cilët kanë kërkuar më tepër shpjegime. Ka qenë pikërisht nënkryetari i grupit të PS, Taulant Balla ai që ka propozuar edhe shtyrjen e këtij projektligji për seancën e ardhshme. Deputetët votuan me 67 vota pro dhe 19 kundër në tërësi projektligjin, por debati u hap për nenin 92 në të cilin përcaktohet barra hipotekore si mënyrë e konvertimit të borxhit, ndërkohë që kreu i Grupit parlamentar të PD-së Edi Paloka kërkoi që të verifikohet kuorumi në sallë. Ndërsa deputeti Koço Kokëdhima kërkoi që të mos vendoset barrë hipotekore, por debitorit t’i ndërpritet shërbimi.
Edi Paloka: Nuk keni kuorumin për të votuar ligjin në tërësi. Do kërkoja të verifikohej kuorumi në sallë.
Koço Kokëdhima: Mund t’i qëndrojmë versionit të mos vendoset barrë hipotekore mbi pasuritë e patundshme por të vendoset që kompania të mos krijojë borxhe. T’i ndërpritet shërbimi.
Paulin Stërkaj: Duam shpjegim për faturat afrore nga 2011-2012, edhe këta do futen në këtë projektligj për t’u vendosur sekuestro?
Ulsi Manja: Ligji parashikon si masë të parë ndërprerjen e energjisë elektrike. Pika C, kur është bërë ndërprerja e energjisë, por klienti ka krijuar borxh në raport me furnizuesit, pra e parashikon si rast të parë ndërprerjen e energjisë.
Taulant Balla: Për të mos vazhduar, kërkojmë shtyrjen e votimit deri javën tjetër që të kemi një panoram të qartë edhe për kolegët.
Të gjitha debatet gjatë seancës plenare
Ora 17:35 Halimi: Qeveria s’mund të autorizojë OSHE për të sekuestruar pronat
“Shqiptarët po lënë gjithçka për të paguar gjobat dhe kamat vonesat. Paratë nuk shkuan për shkolla, por për oligarkët e qeverisë. Pas burgut për energjinë, qeveria synon sekuestrimin e pronave. Kryeministri na kërkon që të jetë vetë kryegjykatës dhe kryepërmbarues. Një parashikim i tillë bie ndesh me nenin 115 të procedurës civile. Në asnjë rast cenimi i të drejtës së pronës, nuk mund të bëhet nga vetë kreditori. Qeveria nuk mund të autorizojë OSHE për të sekuestruar pronat e shqiptarëve të varfër. Parlamenti nuk bën ligje për të rritur mirëqenien, por bën ligje për t’u marrë pikën e fundit të gjakut.”- tha Halimi.
Ora 17:03 Paloka-Majkos:Po të kandidonit ju për Tiranën do kishim vështirësi, respekte për ju
"Nëse Majko do kishte dalë kandidat në Tiranë, do kishte vështirësi për ne, por Majko s’mundet të kandidojë për Ramën se ai është i interesuar për fitoren e xhepit të tij, është gati ta kandidojë Velinë edhe pse rrezikon të humbasë, por të paktën nesër edhe nëse fiton, do ta ketë për xhepin e tij. S’do rrezikonte të kandidonte një si Majko se është i bindur se s’do ta kishte në xhep siç e donte ai. Vetëm respekt për ju zoti Majko!"- tha deputeti demokrat Edi Paloka.
Ora 16:55 Majko:Prokurorët tallen me ligjet që bëjmë ne, Nishani të reagonte
Deputeti socialist, Pandeli Majko ka reaguar ashpër lidhur me deklarimin e kreut të ILDKP-së një ditë më parë në Komisionin e Ligjeve, ku shprehej se ka Prokurorë të “fëlliqur”. Lidhur me këtë qëndrim Majko u shpreh se do të befasohej nëse Presidenti do mblidhte me urgjencë të kërkonte informacion lidhur me këta prokurorë që tallen me ligjin dhe me ne dhe të mos ngeli thjesht si një person që hyri në parlament me mustaqe dhe doli pa to.
“Dje i nderuar kolegu Paloka, në Komisionin e Ligjeve u diskutua raporti i ILDKPsë, dhe nga të paktët njerëz që flet hapur në këtë vend, Zoti Gani deklaroi se në “Prokurorinë e Përgjithshme ka prokurorë të “fëlliqur” që në raste të njëllojta veprojnë në mënyra të ndryshme. Me mund të flasim sa të duash, por në Shqipëri, në një vend ku ka vdekur drejtësia, sigurisht ka vdekur edhe fjala, ku ka vdekur ligji, c’kuptim ka politika? Ka njerëz që deklarojnë se gratë e tyre me punën part time, kanë vënë miliona euro. Mund të përdorini edhe metaforat e zotit Blushi. Por mos harroni epitetin që ju përket juve. Pjesa që bëni sehir ose shkurt, mund të quheni sehirist. Njerëzit po largohen, ok mund të jenë mërzitur edhe me ne, por s’kanë shpresë as nga ju, ta bëjmë lojën me dy porta. Kur Prokurorët tallen me ne se si ne formulojmë ligje. Të kemi mundësi të bëjmë gjëra të ndryshme për t’i shtuar respektin institucioneve dhe shtetit. Do befasohesha nëse Presidenti do mblidhte me urgjencë të kërkonte informacion lidhur me këta prokurorë që tallen me ligjin dhe me ne. Mos ngeli thjesht si një person që hyri në parlament me mustaqe dhe doli pa to.”- tha Majko.
Ora 16:55 Braçe: Privatizimin e energjisë e bëtë ju, ne e refuzuam
Në diskutimin e tij për projektligjin e Energjisës, deputeti i Partisë Socialiste ka bërë përgjegjëse Partinë Demokratike për degradimin e këtij sektori duke filluar që nga privatizimi që PD-ja i bëri këtij sektori. Ai gjithashtu u shpreh se nuk është dakord me një nga nenet e këtij projektligji, atë për vendosjen e barrierës së debisë për shtëpitë hipotekore, pasi për familiarëk ky nen nuk e zgjidh çështjen e debisë.
“Ata që fitojnë edhe kapitalin nga depozitat vazhdojnë të paguajnë njësojë si ata që paguajnë nga puna e ndershme në këtë vend. Sot kemi dëgjuar opozitën të diskutojë në lidhje me ligjin për Energjinë Elektrike. Nga Sali Berisha u tha se jemi ne shkaktarët e situatës së Sektorit Energjitik në Shqipëri. Si nuk i vjen turp! Privatizimin e keni bërë vetëm ju. Në nuk e pranuam këtë atëherë po ju nuk e pranuat kërkesat tona. Dështuat në formën më të madhe të mundshme.
Meqë donit shifra po ju sjell disa shifra
Në 2010 humbjet ishin 30.3%, në 2011 humbjet ishin 37.3 %, në 2012 ishin 46.3%, në 2013 ishin 45%
Ndërsa në 2014 ka pasur një rënie të tyre.
Ndësa përsa u përket arkëtimeve në 2010 kanë qenë 70%, në 2011 kanë qenë 83% në 2012 kanë qenë 79.3% ndërsa në 2013 ata kanë pësuar një rritje në 91.9%
Ju i keni bërë gjëmën këtij sektori. Këtë e keni krijuar ju. Keni lënë pa paguar , me 0 lekë mbi 210 mijë konsumatorë dhe të gjitha faturat e tyre i ka paguar pjesa tjetër , qytetarët e ndershëm. Ndaj nuk e kuptoj si akuzoni qytetarët e ndershëm që e paguajnë atë? Duhet të kishte një analizë të plotë nga ju për madje edhe ndjekje penale për vendimarrësit që janë përfshirë në këtë. Kjo nuk do të thotë që është amnisti.
Kam një vrejtje në lidhje me projektligjin, i cili ka të bëjë me neninpër vendosjen e barrierës së debisë për shtëpitë hipotekore. Nuk besoj se ky problem ekziston tek privati. Për familiarët ky nen nuk e zgjidh çështjen e debisë. Kush nuk paguan energjinë elektrike duhet të gjobite dhe kjo është zgjidhja. Ne duhet të zgjidhim problemin e moslejimin të krijimit të debive”, tha Braçe
ORA 15:38 Bogdani: Qytetarët ikin se ministri i mirëqenies i ka mashtuar
Erjon Bogdani ka thene në fjalën e tij në kuvend se fajin në kuvend se fajin për qytetarët që ikin e kanë pushtetarët e sotëm. Duke iu përgjigjur Erjon Veliajt, Bogdani tha se ai tallet me mirëqenien e qytetarëve.
Si guxon një ministër i mirëqënies të thotë se jashtë jetohet më mirë, që thotë se shqiptarët ikin nga bashkit që e djathta. Kush është ky ministër që ndan qytetarët. E si të mos ikin familjet jashtë kur sot nuk guxojnë të lindin një fëmijë se është shkurtuar leja e lindjes. Si mund ë mos ikin kur kjo qeveri sjell një ligj energjie që synon tu marrë shtëpinë qytetarëve kur janë debitorë. Papunësia është rritur e sit ë mos ikin shqiptarët në këtë rast. Këto kanë ndodhur nga kjo qeveri dhe si pasojë e politikave të kësaj qeverie. Ky është një popull që nuk i del llogaria në fund të muajit. Qytetarët sot nuk e marrin shëndetësinë falas se vjedh ministri përmes tenderave, kështu normale që do ikin qytetarët. A e keni pyetur veten se qytetarët po ikin për shkak të mashtrimeve tuaja elektorale të rilindje.
Ora 15:40 Blushi:Nëse s’ka ndryshim para se të ikin, të varfrit do të na nxjerrin nga Parlamenti
Deputeti i Partisë Socialiste, Ben Blushi kritikoi qeverisjen për fenomenin e eksodit masiv të shqiptarëve drejt vendeve të BE për të kërkuar azil. Këtë situatë Blushi e cilësoi një emergjencë kombëtare duke bërë thirrj që të ndahen kostot, pasi Shqipëria dëmtohet gjithmonë e më tepër nga emigracioni.
Për deputetin Blushi është e pabesueshme që të mund të përsëriteshin largimet masive nga Shqipëria, por sipas tij gjithë kjo ka ardhur nga keqqeverisja.
Më tej Blushi apeloj edhe për solidaritet, për të frenuar këtë fenomen, qoftë me rritje rrogash apo edhe asistencash.
Në përfundim të fjalës së tij, Blushi theksoi se “Nëse nuk ndryshon situata të jeni të bindur se të varfrit para se të ikin do të vijnë në Parlament dhe do na nxjerrin jashtë Parlamentit.
(VIDEO: Fjala e plotë e Blushit)
Shqiptarët kanë pasur shumë arsye për t’u larguar, dhe për këtë kemi ngelur një popull i vogël.Nuk besoja se do përsëritej e njëjta situatë. Pas 1997 nuk e besoja dot se do të kishte kaq shumë shqiptarë që ikin. Ky parlament, edhe sot ne bëmë gara kush ka dëbuar më shumë. Kemi larguar më shumë se 1/3 e popullsisë. Kemi qenë 1.7 milionë banorë në fund të Luftës së Dytë Botërore, 4 milionë në komunizëm, sot jemi 2.8 milionë banorë. Qeverisim shumë keq. Nëse doni të shihni si është qeverisja shikoni emigrimin. Njerëzit persekutohen vetëm si të varfër. NE nuk persekutojmë për besim fetar apo se ja nga veriu apo jugu. Por nëse je i varfër diskriminohesh. Kjo është arsyeja pse po ikin. Për turpin tonë të përbashkët asnjë luftë nuk ka tretur Shqipërinë siç është tretur këto 30 vjet. Gjithkush duhet të kuptojë se kostoja e atyre që ikin është më e madhe. Emigracioni është me kosto më e lartë për shoqërinë. Nëse vijon kjo situatë për fat të keq popullsia përgjysmohet në më shumë se 20 vjet kjo është e padrejtë. Nuk na vlen një i varfër që largohet. Duhet të ndajmë kostot, është një emergjencë kombëtare. Shqipëria po ç’popullohet.Ky vend bëhet i pajtueshëm pa njerëz. Pesimizmi është armiku më i madh. Njerëzit janë pesimist, mendojnë se nesër nuk do të jetë më mirë. Duhet solidaritet, duke rritur rrogat dhe asistencat. Ai që është i varfër ka frikë. Frika më e madhe e prindërve se edhe fëmijët e tij do të jenë të varfër. Nëse nuk ndryshon situata të jeni të bindur se të varfrit para se të ikin do të vijnë në Parlament dhe do na nxjerrin jashtë.
Ora 13:20 Noka: Zyrtarët e pushtetit tuaj rrinë ne komisariate për të nxjerr pasaportat
Deputeti demokrat Flamur Noka akuzoi qeverinë e kryeministrit Rama se në dy vitet e fundit ka rritur numrin e të papunëve, ndërsa ka hequr nga skema e ndihmës ekonomike rreth 10 mijë familje.
"Të vish këtu e të flasësh siç flet ky zotëria, do të thotë të jesh më i pafytyrë se pafytyrësia, pasi po të nxjerr bojën ty. Me një situatë që jemi sot, se as ky papagalli që kakarisi sot, ku njerëzit po vuajnë për bukë dhe nuk shohin shpresë dhe të flasësh për parajsë, duhet të kesh emrin Erjon Veliaj. Isha dje në ato fshatrat e Kukësit që po flet zotëria, më thanë Flamur kur ishin ju i kishim dy pjata ku hanim, tani s’kemi asgjë. Ja kjo është derexheja që e keni katandisur Kukësin. Qarku më i varfër është Kukësi. Në kohën tonë ishin 18 mijë familje që merrnin asistencë sociales për të mbijetuar, ndërsa në këto dy vite këta e ulën numrin në 7 mijë familje. I bie që të kenë hapur nja 10 mijë vende pune. Por ata i kanë mbyllur bizneset private. A mos i ke punësuar 10 mijë familje?! Në kohën që ishin ne në pushtet, asistenca ishte mbi 5 mijë lek, ndërsa tani është 2 mijë lekë në muaj. Të paguaj dritat se e fut në burg ky? Ata njerëz janë duke vdekur për bukë deh ndaj ikin. Orë ti the se ikin komunat e djathta, po Orikumi i djathtë është?! Nuk mund të ketë një emigrim të tillë me prapavijë politike. Kjo pasi zyrtarët e pushtetit tuaj rrinë pas komisariate për të nxjerr pasaportat. Në kohë e Ramiz Alisë ka ndodh eksodi masiv. 4 mijë banor të rrethit Kukës kanë ikur”.
Noka: Erion klasifiko ku futesh ti, te burrat, apo te gratë pastaj flasim.
Në foltoren e Kuvendit del deputeti i PD, Flamur Noka, ndërsa ministri Erjon Veliaj nga Vendi thotë: Flamur le të flasin gratë pastaj burrat.
Ora 13:00 Veliaj: Komunat e prekura nga eksodi drejtohen nga PD, jepjuni ndihmën ekonomike
Ministri i Mirëqenies Sociale Erion Veliaj akuzoi kryetarët e komunave dhe bashkive që drejtohen nga PD në mbarë vendin se nuk po shpërndajnë ndihmën ekonomike për familjet në nevojë. Sipas Veliajt, kjo situatë është bërë shkak për largimin e qytetarëve.
“Berisha i ka problem dasmat. Ne martohemi si njerëz normalë, s’e di si e kanë ata që martohen me kushërinjtë. Por t’i lëmë këto dhe të trajtojmë problematikat për shqiptarët. Nga vendi po largohen qytetarët nga bashkitë që qeverisni ju të djathtët. Prej 4 muajsh në njësitë 4, 11 në Tiranë, Kukës, Shishtavec, Zapod, nuk jepet ndihma ekonomike. Askush nuk u shërben qytetarëve, apo t’u hapë derën. Paratë bashkitë i kanë që në Janar por nuk kanë mbledhur Këshillat Bashkiakë për t’i shpërndarë. Kjo është strategji për fitore, duke mos shpërndarë paratë e ndihmës ekonomike? Ju edhe lekët që jua shpërndan Qeveria jeni të paaftë t’ua shpërndani qytetarëve. Po as këtë nuk e bëni dhe vini këtu edhe akuzoni. Nuk u jepni zgjedhësve tuaj ndihmën ekonomike. Merri në telefon komunat tuaja. I keni këtu asnjë nuk është aty. Në komunën Shishtavec. Sot janë 521 familje me fondin 2.8. Merre në telefon, jep paret e njerëzve. Golaj, Has 512 familje me dyfishin e fondit. Komuna Shalë 1 vit pa dhënë ndihmën ekonomike se keni shumicën në këshill dhe t’ia nxini jetën kryetarit socialist. Çfarë do bëjnë ata? Cakran e keni ju, nuk e di pse nuk jeni azhornuar. Mblidhini dishepujt, militantët tuaj. Në Bashkinë Leskovik, paratë flenë në bankë. Pse kjo është strategji për fitore? Unë ju sfidoj, nëse ndihma nuk është kaq, unë nuk merrem më me politikë. Fakti që shifrat korrespodojnë me komunat e PD-së, tregon pse ikin njerëzit. T’ju vijë turp, ju duhet të fshiheni nga njerëzit dhe t’u thoni na falni që nuk Keni 400 apartamente sociale në Tiranë, 4 vjet për t’I shpërndarë dhe nuk I shpërndatë. Romët flenë në këmbët e pallateve. Ju edhe ato që ndërtonte Edi Rama, nuk i shpërndani dot. Ju keni kurajo monumentale tek ata që ju japin para pa punë dhe nuk ju nuk e bëni dot. Doni t’iu flas për deputetët. Na dhanë një këst të gjelbur në 4 vite”.
Ora 12:35 Berisha: Ekonomia në prag të rrokullisjes, shteti drejt kapitullimit
Ish-kryeministri Sali Berisha edhe në këtë seancë i drejtoi gishtin mazhorancës për largimin e shqiptarëve nga vendi për të kërkuar azil ekonomik në Gjermani. Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama se nuk ka mbajtur premtimet për punësimin e të rinjve. “Të gjitha këto janë të këqija të mëdha por t’i ke një problem të madh se nuk ke ndjeshmëri ndaj të varfërve”, tha Berisha. Ish-kryeministri tha se kjo situatë në Shqipëri tregon se shteti është drejt kapitullimit dhe ekonomia në prag të rrokullisjes, sic u shpreh ai.
“Fjalori është i lirë për të gjithë dhe mund të përdorim çdo lloj termi, por kur jemi para publikut dhe jashtë tij nuk mendoj se është kjo platformë sepse mund të them që kushti i parë është që të kesh fytyrë. Problemi është që kur nuk ke fytyrë nuk çfarë thua. Por tani po merremi me të mirat e mëdha që i ke bërë këtij vendi. E mira e madhe është mashtrimet që i ke bërë vendit, duke pretenduar punësim masiv dhe realizove çpunësim masiv. Sot dhe shifrat e Gjergjit tënd që e vërtit sipas qejfit tënd janë që papunësia u rrit nga 12-18.6%. Sot dhe shifrat e KE që ne duhet t’i pranojmë, thonë se papunësia e të rinjve ka arritur nga 22-33%. Sot ka një tregues tjetër, difiçiti llogarisë korente. Merre dhe studioje pak se do të krenohesh shumë me të. Sepse është rritur nga 12.6-25.6. E di çfarë do të thotë kjo apo jo? Ekonomia është në prag të rrokullisjes. Ky është stadi përfundimtar i kapitullimit të shtetit. Mendon se me policë do ta zgjidhësh këtë. Absolutisht. Merr llogarinë korente, është dyfishuar në mënyrë katastrofale dhe do të trefishohet se ka arsye të forta. Në 2013 kishte një ashpërsim të varfërisë sepse ra në mënyrë drastike remitenca. Po kjo rënie ka qenë shumë më e madhe në 2013-2014. Shikon çfarë beteje po bën Kryeministri në Greqi. Nuk jam dakord me asgjë që ai thotë, por jam dakord për të lehtësuar dhimbjet, lehtësim të këtyre shtresave. Ti u preve kotheren e bukës, ua ndërpreve ndihmën, shkatërrove bizneset. Sarajet e tua në Surrel lart e më lart. Rrugën e ndërtove vetë. Të duhen dy batalione për të ruajtur. Të gjitha këto janë të këqija të mëdha por t’i ke një problem të madh se nuk ke ndjeshmëri ndaj të varfërve”, tha Berisha.