Rama emëron pesë zv/ministra
të "fortë" në Ministritë e PD-së

Rama emëron pesë zv/ministra<br />të
TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka firmosur sot gjatë mbledhjes së Qeverisë, ndryshime të tjera në disa poste zv/ministrore, konkretisht në ministritë që iu lanë PD-së, pas marrëveshjes së javës së kaluar

Lëvizjet vijnë katër ditë pas paktit Rama-Basha që solli lëvizje në kabinetin qeveritar dhe emërimin e 6 ministrave teknikë dhe një zv/kryeministër, të propozuar nga radhët e opozitës. 

Kësisoj, zv/ministër i Shëndetësisë është emëruar Mira Kapisyzi, një mjeke e shquar e shëndetësisë shqiptare. Te Ministria e Financave, largohet Ervin Mete dhe emërohet zv/ministre Irena Beqiraj e cila ka mbajtur poste të rëndësishme në administratë si zv/ministre e Financave në të kaluarën si dhe ish-drejtore e Doganave, Elona Gjebrea ikën nga Ministria e Brendshme dhe në vend të saj emërohet Rovena Vode, ish-drejtore e Kabinetit në këtë dikaster.

Nga Ministria e Drejtësisë largohet Eridian Salianji dhe në vend të tij emërohet Etilda Gjonaj, ish-komisionere pranë Avokatit të Popullit. 

Ndërsa Gerti Janaqi, ish-Drejtor i Institutit të Zhvillimit të Arsimit, pason Redi Shtinon si zv/ministër i Arsimit. 

Pesë emrat e rinj në postet zv/ministrore janë figura të njohura, të cilët kanë mbajtur edhe funksione të tjera të rëndësishme në administratën publike ku kanë spikatur për aftësitë e tyre drejtuese dhe profesionale. Kështu, Rama ka menduar edhe për ministritë që ja ka kaluar Partisë Demokratike, duke i blinduar ato me zëvendësministra të një niveli të lartë profesional.

Ndryshimet e zv/ministrave

Zv/ministër i Shëndetësisë - Emërohet Mira Kapisyzi
 
Zv/Ministër i Financave - Largohet Ervin Mete, emërohet Irena Beqiraj
 
Zv/Ministre e Brendshme - Largohet Elona Gjebrea, emërohet Rovena Vode
  
Zv/Ministër i Drejtësisë - Largohet Eridian Salianji, emërohet Etilda Gjonaj

Zv/Ministër i Arsimit - Largohet Redi Shtino, emërohet Gerti Janaqi

[gallery]22384[/gallery]
Profil/Kush janë 5 zv-ministrat e fortë të PS në ministritë e PD
Kryeministri Edi Rama duket se ka menduar edhe për ministritë që ja ka kaluar Partisë Demokratike, duke i blinduar ato me zëvendësministra që kanë lenë shenjë në dikasteret që kanë drejtuar për profesionalizmin.
 
Kështu në Ministrinë e Shëndetësisë, emërohet Mira Rakacolli (Kapisyzi), një nga mjeket më të shquara të shëndetësisë shqiptare e vlerësuar për karrierën e saj.
 
Nga posti i zv/Ministrit të Financave largohet Ervin Mete dhe emërohet Irena Beqiraj, e cila e ka mbajtur edhe më parë këtë post.
 
Irena Beqiraj ka qenë një ndër të besuarat e kryeministrit Rama dhe për shumë kohë ka qenë edhe në krye të Drejtorisë së Doganave.
 
Edhe tek Ministria e Brendshme ka një tjetër lëvizje po aq të menduar.
 
Në vend të Elona Gjebreas, zëvendësministre është emëruar Rovena Vode, e cila është personi që ka drejtuar de facto Ministrin e Brendshme pasi prej kohësh mbante postin e Drejtorit të Kabinetit.
 
Ndërkaq tek Drejtësia largohet Eridian Salianji dhe në vend të tij emërohet Etilda Gjonaj, e cila më herë ka qenë edhe komisionere pranë Avokatit të Popullit. 

Ndryshimet kanë prekur edhe ministrinë e Arsimit ku largohet zv/ministri Redi Shtino. Në vend të tij, emërohet Gerti Janaqi i cili ka mbajtur detyrën e Drejtorit të Institutit të Zhvillimit të Arsimit. 

Ministrat teknikë, Nishani dekreton ndryshimet në qeveri
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka dekretuar ndryshimet në qeveri. 

Kreu i shtetit ka dhënë dekretin e tij për ndryshimet në gjashtë ministri dhe zëvendësimin e tyre me ministra teknikë të propozuar nga opozita.

Dekretet e Nishanit do të votohen nga Kuvendit sot në 18:00 gjatë seancës së jashtëzakonshme.

Kështu, Nishani ka dekretuar largimin nga detyra të zv/kryeministrit Niko Peleshi dhe zëvendësimin e tij me Ledina Mandia.

Largimin e Fatmir Xhafajt te Ministria e Brendshme dhe zëvendësimin e tij me Dritan Demirajn, Arben Ahmetajn te Financat me Helga Vukaj, Petrit Vasilin e Ministrisë së Drejtësisë me Gazmend Bardhin, Lindita Nikollën e Ministrisë së Arsimit me Mirela Karabino, Ogerta Manastirliun e Ministrisë së Shëndetësisë me Arben Beqirin si dhe Olta Xhaçkën e Ministrisë së Punës me Xhuljeta Kërtushën. 

Ministrat teknikë të emëruar

Zv/kryeministër - Ledina Mandia

Minister i Brendshem - Dritan Demiraj

Minister i Financave - Helga Vukaj

Minister Drejtësie - Gazmend Bardhi

Minister i Arsimit dhe Sportit - Mirela Karabino

Minister i Shëndetësisë - Arben Beqiri

Minister i Mirëqenies Sociale - Xhuljeta Kërtusha. 

[gallery]22372[/gallery]
Ikin nga detyra

Niko Peleshi- Zv/Kryeministër

Arben Ahmetaj - Ministër i Financave

Fatmir Xhafaj - Ministër i Brendshëm

Olta Xhaçka - Ministre e Punës

Petrit Vasili - Ministër i Drejtësisë

Lindita Nikolla - Ministre e Arsimit

Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS