Rama-Erdogan: Dënojmë sulmet
e Stambollit, luftë terrorizmit

Rama-Erdogan: Dënojmë sulmet<br />e Stambollit, luftë terrorizmit
Kryeministri Edi Rama është pritur mesditën e kësaj të mërkure në Turqi nga Presidenti Recep Tayyip Erdoğan me ftesë të këtij të fundit. Rama i shprehu kreut të Shtetit turk, ngushëllime për humbjen e jetëve njerëzore gjatë atentatit terrorist në Stamboll një natë më parë. Kryeministri tha se Shqipëria është e përkushtuar në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit.

"Ngushëllime të sinqerta për atentatin terrorist. Shqipëria është e përkushtuar në luftën kundër ekstremizmit", u shpreh Rama. Kryeministri i ka vlerësuar të shkëlqyera marrëdhëniet mes dy vendeve. Rama tha gjithashtu se Shqipëria është e hapur për investitorët turq. 

takimi rama erdogan
rama
(Kryeministri Rama me Presidentin Erdogan) FOTO

Ora 17:00 Rama takon Yildirim, bisedime për sigurinë dhe sfidat e ekonomisë



Kryeministri Edi Rama u prit në një ceremoni zyrtare me nderime ushtarake nga Kryeministri turk Binali Yildirim, i cili shprehu kënaqësinë që të priste shefin e qeverisë shqiptare si të parin Kryeministër në Ankara, pas marrjes së detyrës disa javë më parë. Sfidat e përbashkëta në fushën e sigurisë dhe ekonomisë ishin temat kryesore të bisedës mes dy kryeministrave dhe delegacioneve që i shoqërorin. Ndërsa gjatë konferencës së përbashkët për shtyp, dy kryeministrat dënuan sulmet terroriste në Stamboll një natë më parë si dhe shprehën domodoshmërinë e thellimit të bashkëpunimit në luftën kundër terrorizmit.

"Shqipëria është gjithmonë pranë nesh, po ashtu dhe populli shqiptar. Kjo është një kënaqësi e veçantë për re. Çdo lloj terrori, ISIS, Partia Komuniste Kurde dhe organizatat e tjera terroriste, na vërtetuan se ne kurrë nuk mund të mbajmë qëndrime të ndryshime lidhur me luftën që duhet të bëjmë kundër këtyre organizatave terroriste. S'mund të ketë organizata terroriste të mira dhe të këqija. Qëllimi i tyre është të mbjellin vdekjen", u shpreh Yildirim.

konferenca
(Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij, Binali Yildirim)

Nga ana e tij, kryeministri Rama u shpreh se që ata që zhytën në zi Turqinë, kurrën e kurrës nuk do ta pengojnë këtë vend të ecë përpara. Kreu i qeverisë shqiptare tha se Stambolli u godit nga terrorizmi njësoj si Brukseli dhe Parisi, ndërsa kërkoi rritjen e bashkëpunimit mes shteteve kundër barbarisë së terrorit. 

"Duhet t'ju siguroj ju si një mik i çmuar se Shqipëria dhe shqiptarët kudo ku jetojnë janë bashkë me popullin e Turqisë në këtë ditë hidhërimi dhe ne jemi krah për krah me qeverinë tuaj në luftën kundër murtajës terroriste që vret dhe gjakos në emër të një zoti që me vetëm me zotin s'ka asnjë lidhje. Në emër të popullit shqiptar u shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera familjeve dhe të afërmeve të viktimave dhe nga Ankaraja në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit ju them në unison me parimet e Profetit se: "Nuk i ka frikë nga varësia e gjuhës dhe forcës e krahut. Këtë fjalë të ndritur e përdhosën dhe e gjakosën njësoj si në mbrëmjen e përgjakshme në Paris apo në masakrën e Brukselit, vrasësit mizor të kalimtarëve të pambrojtur"", u shpreh Rama.   


(Konferenca për shtyp e Ramës me homologun turk)
 
Kreu i qeverisë theksoi se vrasësit mizorë të kalimtarëve të pambrojtur, shkatërruan familje të cilat në këtë muaj të shenjtë i janë përkushtuar paqes dhe lutjeve të Ramazanit. "Ndaj, nëse Papa Francesku ka të drejtë kur thotë se ka nisur një Luftë e Tretë Botërore, fitorja e të Dytës na mëson se asnjë dasi nuk e justifikon mos bashkimin e të gjithëve përballë barbarisë që synon të shpalos të gjitha dallimet që e bëjnë botën tonë një vend ku jetohet. Jam i bindur njësoj si kryeministri turk që ata që zhytën sot në një ditë të muajit shenjtë Turqinë në zi, nuk do ta pengojnë fuqinë e ëndrrave të besimtarëve apo jo besimit arë të bashkuar në sofrën e njeridashjes. Shqipëria dhe Turqia në këtë sofër janë bashkë prej kohësh. Ne kemi parë me kënaqësi të gjithë panoramën e gjerave që na lidhin dhe bashkojnë dhe po ashtu kemi konstatuar se potenconi. Falënderoj kryeministrin që pranoi edhe ftesën”, tha Rama.

Dy kryeministrat u ndalën tek bashkëpunimi dypalësh, ku Rama kërkoi thellimin e tyre, ndërsa Yildirim e vuri theksin tek rritja e volumit tregtar mes Turqisë dhe Shqipërisë.  
 
“Ne kemi parë me kënaqësi të gjithë panoramën e gjërave që na lidhin dhe bashkojnë dhe kemi gjetur se potenciali për të bërë më shumë është i jashtëzakonshëm dhe së bashku me kryeministrin Yildirim ne jemi angazhuar që të çojmë përpara këtë proces intensiv bashkëpunimi për rritjen e mëtejshme të shkëmbimeve ekonomike dhe tregtare, arsimit dhe kulturës duke bërë që ajo çka ushqejmë për njëri-tjetrin si popuj dhe si vende të mos jetë më e madhe sesa ajo që bëjmë realisht nga pikëpamja e shkëmbimeve tregtare dhe ekonomike”, tha Rama.
 
Nga ana e tij, kryeministri turk Yildirim tha se ka rënë dakord me kryeministrin Rama për intensifikimin e marrëdhënieve si dhe shtimin e volumit tregtar mes dy vendeve. "Ne kemi marrëdhënie të forta dhe të sinqerta me Shqipërinë të cilat i kanë themelet në historinë tonë. Nga të gjitha takimet që bëmë me z.Rama dhe delegacionin që e shoqëron, ne biseduam për mundësitë e zhvillimit dhe zgjerimit të këtyre marrëdhënieve, për intensifikimin e marrëdhënieve tona, për shtinin e volumit tregtar mes dy vendeve. Të gjitha këto çështje ne i diskutuam në një mënyrë shumë të gjerë. Midis dy vendeve tona ekziston një marrëveshje e tregtisë së lirë e cila duhet të aktivizohet dhe tu përshtatet kushteve të zhvillimeve të reja në bashkëpunimin me dy vendeve. Marrëdhëniet mes dy vendeve tona nuk janë vetëm tregtare, por edhe marrëdhënie të bashkëpunimit ekonomik të cilat arrijnë në një vlerë rreth 3 milionë dollarë. Kemi mundësi që këtë potencial ta shtojmë dhe më tepër. Biznesmenët turq janë në mënyrë të vazhdueshme, punojnë për të lidhur kontrata për investime në Shqipëri. Nga dita në ditë shtohen investimet turke në Shqipëri. Shqipëria dhe Turqia kanë ngjashmëri të jashtëzakonshme si në fushën kulturore, tradita, mënyrën e jetesës së popujve tanë dhe mënyrën sesi popujt tanë e konceptojnë jetën e tyre. Bashkëpunimi mes dy vendeve tona është një detyrë që na përket ne dhe detyra jonë është që ta çojmë përpara këtë bashkëpunim. Do të bëjmë ç'është e mundur që këtë traditë ta çojmë përpara", u shpreh Yildirim. 

Kryeministri Rama duke iu përgjigjur interesimit të gazetarëve theksoi se është plotësisht e mundur çelja e një kapitulli të ri investimesh turke në Shqipëri. “Folëm për çka mund të bëjmë sëbashku në drejtim të projekteve kombëtare dhe rajonale që lidhen me energjinë por edhe për sjelljen e më shumë kompanive që krijojnë vende të reja pune dhe që përfitojnë nga një sistem i favorshëm fiskal. Mendoj që jemi në kushtet kur mund të hapim një faqe të re në këtë bashkëpunim”.

Shefi i qeverisë Edi Rama ndodhet në Turqi për një vizitë zyrtare. Ai mbërriti një natë më parë pikërisht në aeroportin "Ataturk" 5 minuta pas shpërthimeve terroriste të cilët lanë 41 të vdekur dhe plagosën 239 të tjerë.
 
Kryeministri ka shprehur keqardhjen e tij për këto akte terroriste madje i ka denuar ato.

Rama ka nisur takimin me homologun e tij  Binali Yıldırım ndërkohë që pritet të mbajnë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp.

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mjeku Roland Lama në ‘Klinika 24’: Kontrollet periodike tek Obstetër-Gjinekologu mund të shmangin shumë komplikacione për vajzat dhe gratë

Mjeku Roland Lama në ‘Klinika 24’: Kontrollet periodike tek Obstetër-Gjinekologu mund të shmangin shumë komplikacione për vajzat dhe gratë