ANKARA - Zbardhet takimi Edi Rama-Rexhep Taip Erdogan. Siç bën të ditur zyra e shtypit e PS, gjatë takimit, kreu i PS-së, Rama dhe kryeministri turk, Erdogan biseduan për forcimin e bashkëpunimit ekonomik e institucional, intensifikimin e shkëmbimeve tregtare, konsolidimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera, që ekzistojnë mes Turqisë dhe Shqipërisë, si dhe për miqësinë tradicionale mes popullit shqiptar dhe turk, që qëndron në themele të bashkëpunimit mes dy vendeve.
TURQIA, PARTNER STRATEGJIK PËR RILINDJEN Edi Rama e njohu Kryeministrin Erdogan me programin për Rilindjen dhe vendosmërinë për të jetësuar në Shqipëri një proces transformimi dhe modernizimi të ekonomisë, qeverisë dhe shërbimeve publike, duke u nënvizuar faktin se për herë të parë në programin për Rilindjen, Turqia konsiderohet, krahas Italisë dhe Greqisë, si një partner strategjik.
RAMA, NDIHMË ERDOGANIT PËR SHQIPËRINË Edi Rama shprehu, po ashtu, admirimin e tij për arritjet e zotit Erdogan në luftën kundër korrupsionit dhe papunësisë, në ndaljen e rrënimit në arsim e shëndetësi dhe në transformimin e ekonomisë dhe shoqërisë turke. Ai i kërkoi zotit Erdogan ndihmë të mëtejshme për të çuar përpara axhendën modernizuese për Shqipërinë.
Erdogan shprehu kënaqësinë për vizitën dhe respektin e tij të madh për Shqipërinë e shqiptarët. Ai konfirmoi, po ashtu, edhe gatishmërinë e tij për të ndihmuar Shqipërinë për t’u zhvilluar ekonomikisht dhe për të luftuar varfërinë e papunësinë.
Pas takimit, Edi Rama shkroi në faqen e tij në Twitter, se kujtimi më i bukur nga kjo vizitë ishte libri, që i dhuroi kryeministri Erdogan me dedikimin: "Të dashurit Edi Rama me urimet e mia për sukses..." T. Erdogan!”
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
23.3%
-
Të gabuar
69.3%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 2012
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kreshnik Spahiu: Gjykata e 'Ramës' apo gjykata e pavarur liroi sot shtetasin Berisha?
27 Nëntor, 17:24
-
Ekonomia e kalon, Buxheti 2025 drejt Parlamentit, para shtesë për 21 institucione! Shtohen shpenzimet me 23 mln euro, seanca më 3 Dhjetor
27 Nëntor, 17:10
-
Shefi i ri i Këshillit Evropian pritet të takojë 6 liderët e Ballkanit Perëndimor më 3 dhjetor
27 Nëntor, 17:03
-
Kreshnik Spahiu: Gjykata e 'Ramës' apo gjykata e pavarur e liroi shtetasin Berisha?
27 Nëntor, 17:00
-
INTERVISTA/ Fehmi Abdiu: Ma riktheni Kushtetutën e 1998-s, arnat e shëmtuan
27 Nëntor, 16:52
-
Familjet e pengjeve izraelite protestojnë: Pranoni armëpushim edhe në Gaza si në Liban
27 Nëntor, 16:51
-
Ministri Mazniku në Komisionin e Posaçëm Antikorrupsion: Pjesa më e madhe e pronave të paregjistruara në emër të bashkive, duhet të lehtësohet procesi
27 Nëntor, 16:43
-
Siguria në shkolla, a po përdoren fëmijët nga Qeveria dhe Opozita?
27 Nëntor, 16:37
-
Australia afër miratimit të ligjit që ndalon rrjetet sociale për fëmijët deri në 16 vjeç
27 Nëntor, 16:33
-
Kërkoi lehtësimin e masës, GJKKO lë përsëri në 'arrest shtëpie' nënkryetarin e Bashkisë Tropojë! Edhe kryebashkiaku Byberi në të njëjtën dosje, 3 akuza (VENDIMI)
27 Nëntor, 16:32
-
Abuzimi me 2 tenderët e naftës, GJKKO dënon me 1 vit burg ish-prefektin e Kukësit, Granit Gjana! I konvertohet në 2 vite shërbim prove (Vendimi)
27 Nëntor, 16:32
-
Xhenova/ Nuk pranonte të ndahej, shqiptari dhunon barbarisht të dashurën italiane dhe i thyen hundën! Policia e arreston 35-vjeçarin
27 Nëntor, 16:26