Rama: Erjon Veliaj vlerë e shtuar 
është i vështirë zëvendësimi i tij
Veliaj: I shpallim luftë gjuhës së urrejtjes

Rama: Erjon Veliaj vlerë e shtuar <br />është i vështirë zëvendësimi i tij<br />Veliaj: I shpallim luftë gjuhës së urrejtjes
FIER - Kryeministri Edi Rama ka qenë ditën e sotme në qarkun e Fierit, ku së bashku me Ministrin e Mirëqenies Erjon Veliaj, paraqiti reformën e pensioneve, ndërsa shpërndau personalisht dhe disa pensione sociale. 
 
Fillimin e fjalës kryeministri e nisi me një vlerësim për ministrin Veliaj, duke thënë se është një vlerë e shtuar në qeverisje, dhe ka merita në reformën historike. Madje sipas kryeministrit Rama zëvëndësimi i Veliajt nuk do të jetë i lehtë. Më tej duke u ndalur te reforma, kreu i mazhorancës nënvizoi se kjo është një nga reformat më të rëndësishme të kësaj qeverie, që u vjen në ndihmë qytetarëve.
"Nuk është e vështirë ta kuptoni të gjithë se unë jam i vetmi njeri që në këtë grup entuziast duartrokas me vështirësi pas fjalëve të Erjonit se e di mirë vlerën e shtuar që ai ka sjellë në qeverisjen sonë, se çfarë reforme themelore është kjo që Veliaj e jetësoi me një sukses që vetëm 18 muaj më parë ishte i paimagjinueshëm. E di që nuk do të jetë e lehtë për ta zëvendësuar dhe që zëvendësuesi ta çojë para këtë punë të ndërtuar me një vullnet të hekurt dhe të materializuar me rezultatet që mund ti përqeshin vetëm ata që nuk kanë jo vetëm dëshirën por as edhe vullnetin më minimal që të informohen për jetën reale të njerëzve reale" - tha Rama 

Nga ana e tij ministri Veliaj tha se 39 mijë pensionistë dalin çdo vit në pension, por këtë vit do kenë pension më të lartë. Sipas Veliaj vetëm në 1 vit qeveria ka nënshkruar 8 marrëveshje, ndërsa në 8 vjet PD asnjë marrëveshje.
"Kemi pasur debate pse jeni krenar për këtë e atë. Unë i përkas një pasioni që më ka futur në politike që ti trajtoj kolegët me respekt. Ne nuk presim të themi shiko çfarë ka veshur ai çfarë bën ai dhe rrallë herë themi gjërat e mira. Një nga gjërat që kemi bërë më mirë është se i trajtojmë kolegët me respekt.
Për njerëzit e thjeshtë që nuk i dinë bilancet e rrënuara të kaluara. Unë, Edi Rama Subashi e miqtë e tjerë jemi futur në politike për të rregulluar jetët e njerëzve. Më vjen mirë që 39 mijë pensionist në këtë vit do e kenë pensionin më të lartë se çdo e kishin po të dilnin vjet. Në fund të këtij mandati 120 mijë vetë do e kenë më të lartë. Ne bëmë një reformë që është për njerëzit," tha Veliaj.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)


 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bilanci për javën që lamë pas, Policia: Mbi 23 mijë gjoba, 38 shoferë të arrestuar

Bilanci për javën që lamë pas, Policia: Mbi 23 mijë gjoba, 38 shoferë të arrestuar