TIRANË - Lulzim Basha, ka reaguar pas intervistës së Edi Ramës për Zërin e Amerikës, duke postuar një video me deklaratat e tij të mëparshme ku shprehej se “Shqipëria nuk është republika e prokurorëve dhe gjyqtarëve.
Në postimin e tij në Facebook, Basha thotë se Edi Rama është arkitekti i korrupsionit qeveritar dhe personi që ka minuar drejtësinë në Shqipëri. Ai e cilëson Ramën si përgjegjës për lidhjet mes pushtetit dhe krimit të organizuar, amnistimin e të korruptuarve dhe pengimin e reformave ligjore.
“Shqipëria ka nevojë për një qeveri që lufton seriozisht korrupsionin e kudondodhur, jo për atë që e ka bërë vendin të pajetueshëm për familjet shqiptare,” deklaroi ai.
Sipas Bashës, vendi meriton ndryshim dhe një qeverisje të ndershme.
Postimi i plotë i Bashës:
Siç thotë populli, peshku qelbet nga koka, dhe koka e korrupsionit që ka mbërthyer Shqipërinë është vetë Edi Rama.
Amnistuesi i të korruptuarve të dënuar nga GJKKO-ja, njeriu që ka përdorur krimin e organizuar për zgjedhjet, dhe i ka dorëzuar pushtetin krimit, ai që ka mbrojtur çdo qeveritar të zhytur në korrupsion dhe të lidhur me krimin, penguesi i zbatimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, është minuesi i Drejtësisë, të cilën ka kërkuar ta kapë dhe ta sabotojë në çdo hap, dhe jo ai, që siç pretendon, po i jep fund pandëshkueshmërisë.
Shqipëria ka nevojë për ndryshim dhe një qeveri që lufton seriozisht korrupsionin e kudondodhur. Këtë nuk e bën dot arkitekti i korrupsionit qeveritar që u tregon shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve “noc rrokun”, dhe e ka bërë vendin të pajetueshëm për familjet shqiptare.
Shqipëria meriton më shumë
G.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
42.1%
-
Jo
49.9%
-
Jam i/e dyzuar
8%
Vota total: 2174
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ngrirja e fondeve nga SHBA, Petro Koçi: Do bëhen rishikime, Berisha zhduku provat e 21 janarit! Petraj: SPAK s’mund të jetë si xhelat për krimet zgjedhore
29 Janar, 19:32
-
Pas urdhrit të Trump, Ambasada e SHBA njofton ngrirjen e fondeve për institucionet shqiptare, mes tyre dhe SPAK (LISTA)
29 Janar, 16:57
-
Arben Ahmetaj nuk është pentito
29 Janar, 13:08
-
Berisha 'harron' drekat me Xhorxh Soros: Kur të vij në pushtet do shpall non grata Aleksin dhe do i mbyll fondacionin
29 Janar, 13:01
-
Jo vetëm gjimnaz! ‘Harry Fultz’ nga shtatori me universitet amerikan! Rama ironi: Fondacioni shqiptaro-amerikan do mbulojë bursa, jo vetëm grabitje
29 Janar, 11:31
-
Nuk u plotësua trupi gjykues, GJKKO shtyn seancën ndaj ish-deputetit Alqi Bllako, SPAK e akuzon edhe për Inceneratorin e Tiranës
29 Janar, 11:10
-
Basha pret Ali Ahmetin: Çdo cenim i të drejtave të shqiptarëve përbën një kërcënim për stabilitetin rajonal! Përpjekje për ta kthyer RMV në një satelit ruso-serb
29 Janar, 10:30
-
Zgjedhjet/ SPAK zbardh strategjinë e luftës kundër krimit elektoral! Ja plani i masave, ngrihet Task Force, Dumani në krye! Platformë denoncimi për qytetarët
29 Janar, 10:05
-
Shkodër/ Restaurohet ‘Ura e Mesit’ mbi lumin Kir, vepra e arkitekturës osmane kthehet në destinacion për turistë dhe vizitorë
29 Janar, 09:53
-
Krimi shtetëror i 21 janarit, vëllai tjetër i Hekuran Dedës shkon në SPAK: T'ia lëmë drejtësisë! Shpejt jep llogari grupi i zjarrit (VIDEO)
29 Janar, 08:04
-
Gazeta greke 'Kathimerini': Shqipëria dhe Greqia po zgjidhin mosmarrëveshjet, mbetet Ligji i Luftës dhe çështja e Çamërisë
28 Janar, 19:13
-
‘Studio Live’/ Prerja e fondeve nga SHBA? Beqiri: SPAK do fuqizohet më shumë me Trump! Merkoçi: Fondet janë prerë, Sorosi ka hyrë thellë në drejtësi
28 Janar, 19:01
Qe Rama po jep shenja ndryshky,kete e shohim te gjithe,por /shoku Xhemal/ para se te flase per te tjeret,te mos harroje kunatin e tij e gjerat qe kane bere bashke.
PërgjigjuPo aq sa ke vjefh ti betem me rrugen e kombit nuk kane vjedh te gjithe. Te oakten mbyll halen dhe mos flit se qelb dynjane hajdut. Jane hapur dosjet dhe per ty bandill
PërgjigjuEdhe ty do te vije dita. E ke ngjyer gishtin ne ahume zullume o hajdut me buzeqeshje
PërgjigjuIk or pallë futi një sy gjumë njëherë pastaj fol Ti je një kukull e atyre pseudo Demonkratët
PërgjigjuKoka e krimit je ti more kriminel dhe jo Edi Rama .llullush mos haro kush je populli I di te gjitha bemat e tua , Rama nuk I ka duart me gjak si ty more tradhetar , Shume shpejt do ta shikosh se sa te vlen lekura .Edi Rama eshte K.ministri qe I duhet Shqiperise ,ti je zgjatimi I saliut njesoj krye kriminelin.