Rama:Evropa peng i frikës, vonesa
e integrimit të Ballkanit e dobëson

Rama:Evropa peng i frikës, vonesa<br />e integrimit të Ballkanit e dobëson
VLORE - “Europa, qëllimi është rruga” është forumi që u mbajt sot në qytetin e Vlorës me praninë e kryeministrit Edi Rama dhe dy eurodeputetëve Knut Fleckenstein (raportues për Shqipërinë në PE) dhe Josef Weidenholzer.
 
Në fjalën e mbajtur në Universitetin “Ismail Qemali”, kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama ritheksoi edhe njëherë qëndrimin e tij të prerë, kur tha se Bashkimi Evropian nuk duhet të shndërrohet peng i frikës ndaj projektit të zgjerimit. Mospërfshirja me shpejtësi e vendete të Ballkanit në familjen e madhe evropiane, tha Rama, e dobëson Evropën.
 
“Procesi i integrimit është instrument unik dhe i pazëvendësueshëm për transformimin politik, social e kulturor për vendet që përpiqen të anëtarësohen. Kemi detyrën që të mësojmë nga përvojat e shkëlqyera të vendeve të tjera. Të shfrytëzojmë këtë proces për të modernizuar vendin tonë. Statusi i kandidatit, afirmim i BE që mirëpret Shqipërinë. Për problemet e sotme të BE-së duhet më shumë Europë jo më pak Europë. Europa ka sot nevojë për Ballkanin njësoj siç ka Ballkani nevojë për Evropen. Gjithmonë e më shumë BE-ja duket peng i frikës se duke folur për projektin e madh strategjik humben vota, qoftë në Gjermani, qoftë në Itali. Përgjigjja për problemet sot të BE-së është më shumë Evropë. Ballkani, shqiptarët e Shqipërisë, të Kosovës janë po aq të rëndësishëm sa BE për ne. Mospërfshirja me shpejtësi e Ballkanit në proces integrimi dobëson Europën. Zgjerimi i hartës dhe përfshirja e Ballkanit e bën BE-në më të fortë dhe më të sigurt. Procesi i integrimit jo pse na e kërkon komisioni europian apo BE, por është e ardhmja e fëmijëve tanë”, - tha Rama. Fjala e plotë e Ramës
 
Ndërkaq eurodeputeti Fleckenstein shprehu edhe njëherë përgëzimet ndaj qeverisë dhe reformave të ndërmarra deri më tani. Sipas Fleckenstein Qeveria ka treguar kapacitet për të kryer operacione të mëdha për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar. Duke u ndalur te zgjedhjet e ardhshme vendore, Fleckenstein ka kërkuar që partitë të ofrojnë alternativa për qytetarët.

rama

“Vendi ecuri mbresëlënëse në reformat e nisura. Përgëzime kryeministër keni bërë punë mjaft të mirë, Statusi i një vendi kandidat për anëtarësim në BE është edhe detyrim, Detyrim për ti shndërruar reformat në të suksesshme, E rëndësishme që reformat të zbatohen me sukses, 5 prej 12 përparësive të vendosura asaj kohe janë në proces e sipër. Është e vështirë që këto reforma të trajtohen apo zgjidhen vetëm me një nisëm. Si raportues i PE për Shqipërinë, raporti im do të votohet seancën tjetër në javën që vjen. Raporti bazohet në këto 5 prioritet që unë përmenda. Përparësi që KE dhe Qeveria i ka konsideruar si thelbësore për hapjen tjetër të procesit. Shqipëria është në rrugën e një reforme të rëndësishme në administratën publike. Reforma në drejtësi do të jetë po njësoj me rëndësi, do rris nivelin e besimit të publikut në këtë sistem. Për të luftuar korrupsionin e rëndësishme të luftohet në të gjitha nivelet dhe fushat, ashtu siç e ka treguar tani qeveria shqiptare. Qeveria shqiptare ka treguar kapacitet për të kryer operacione të mëdha për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar. Këto 5 përparësi gur themeli në rrugën drejt hyrjes në BE. Shteti i së drejtës dhe sistem i pavarur drejtësie elemente kryesore. Partitë duhet të ofrojnë alternativa për qytetarët. Dialog politik i këtij lloji shumë më i rëndësishëm, se nuk do drejtojë qeveria e vetme anëtarësimin në BE. Procesi i anëtarësimit i përket gjithë vendit. Ne ju duam ju në BE, PE e ka deklaruar se Shqipëria është pjesë e bashkësisë. Unë e di që kjo ditë do të vij”, - u shpreh raportuesi për Shqipërinë në parlamentin Evropian, Knut Fleckenstein.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Lewangolski' tripletë në moshën 36-vjeçare, Barcelona mposht Alaves dhe shkëputet nga Real Madrid

VIDEO/ 'Lewangolski' tripletë në moshën 36-vjeçare, Barcelona mposht Alaves dhe shkëputet nga Real Madrid