TIRANE - I pyetur online në Twitter nga gazetarja e A1 Report Riviera Dedaj në lidhje me akuzat e çifti Argita dhe Jamarbër Malltezi për pasurinë e bashkëshortes së tij, Linda Basha, Rama përgjigjet se njerëzit e dëshpëruar bëjnë gjëra të dëshpëruar, pasi Kryeministri ka përfshirë edhe kalamajtë në prodhimin e baltës antiopozitare, duke shtuar se është shtetësim serioz se qeveria dhe familja janë një, pasi kjo cenon rëndë interesin publik.

Riviera Dedaj: ‏ “Linda Basha ka deklaruar një dhuratë anonine 100 mln lekë", kështu thotë Argita Malltezi, po ju çfarë thoni z. Rama?

Edi Rama: Njerëz të dëshpëruar bëjnë gjëra të dëshpëruara! Tani Kryeministri ka përshirë edhe kalamajtë në prodhimin e baltës antiopozitare. Po kam përshtypjen se kjo provon shqetësimin serioz të opozitës se qeveri e familje janë një! E kjo cenon rëndë interesin publik”.

Më tej Rama vazhdon të kundërpërgjigjet duke thënë: "Sidoqoftë në fund të çdo sulmi balte mbetet pyetja: Pse familja e Kryeministrit nuk i tregon burimet e të ardhurave që vetë ka deklaruar?"

Përgjigja e kreu të PS-së Rama erdhi menjëherë në konferencën online që po zhvillon me qytetarët në Twitter që prej orës 12:00.

Rama ne twitter pergjigjet rivieres
(Në foto faqja zyrtare e Ramës në Twitter)

Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)