Rama: Faleminderit qytetarëve
për bashkëpunimin me policinë
Me një shënim në profilin e tij në Facebook, kryeministri Edi Rama ka falenderuar qytetarët për bashkëpunimin me Policinë e Shtetit.
TIRANË - Kryeministri Edi Rama ka falenderuar qytetarët për bashkëpunimin me Policinë e Shtetit. Me një shënim në profilin e tij në Facebook, kryeministri Rama, ka bërë publike edhe disa prej të dhënave të policisë për muajin dhjetor 2013.
“Më poshtë rezultatet e publikuara nga ministri Saimir Tahiri, krahasuar me një vit më parë:
Dhjetor 2013, krahasuar me Dhjetor 2012. Rezultate inkurajuese për të ardhmen. Faleminderit punonjësve të Policisë së Shtetit dhe bashkëpunimit të qytetareve”, shkruan Rama në Facebook.
TË DHËNAT PËR MUAJIN DHJETOR 2013: VRASJET - Ulur me 55% krahasuar me dhjetor 2012
PERSONA NË KËRKIM - Janë kapur 29% më tepër se në dhjetor 2012.
LUFTA KUNDËR DROGËS – 55% më shume procedime penale, 60% më shume autorëve të proceduar.
TRAFIQET -167% më shume procedime penale dhe 168% më shume autorë të proceduar.
KRIMI EKONOMIK DHE KORRUPSIONI - 142% më shume procedime penale dhe 116% më shume autorë të proceduar.
QARKULLIMI RRUGOR - Janë ulur me 38% aksidentet me pasojë vdekjen. Janë ulur me 13% aksidentet në total. Janë ulur me 20% aksidentet me pasojë plagosje të rënda dhe janë ulur me 8% aksidentet me plagosje të lehta. Është rritur me 193% numri i masave administrative.
DHUNA NË FAMILJE - Treguesit janë 45% më të lartë sa u përket veprave penale dhe 46% më ta lartë sa u përket autorëve të proceduar.
NDËRTIMET PA LEJE - Treguesit janë rreth 27 herë më të lartë sa u përket veprave penale dhe rreth 20 herë më ta lartë sa i përket autorëve të proceduar.
PRERJA E PALIGJSHME E PYJEVE - Treguesit janë rreth 38 herë më të lartë sa i përket veprave penale dhe rreth 42 herë më ta lartë sa u përket autorëve të proceduar.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.5%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4306
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dhëndri i Donald Trump shpallet investitor strategjik, i hapet rrugë ndërtimit të resortit luksoz në Sazan! Edhe shteti pjesë e investimit 1.4 mld € (DOKUMENTI)
15 Janar, 19:00
-
Abuzim me tenderat/ Dënohet me 2 vite burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në 2.8 vite shërbim prove
15 Janar, 19:00
-
Afera Partizani/ Iu refuzua shfuqizimi i masës së sigurisë, Kushtetuesja zbardh vendimin për Jamarbër Malltezin
15 Janar, 18:50
-
Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet
15 Janar, 18:35
-
Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë! 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi
15 Janar, 18:29
-
1 mijë tonë naftë kontrabandë në Porto Romano, lihen në burg 2 kapitenët e 2 anijeve dhe një marinar, të tjerët detyrim paraqitjeje
15 Janar, 18:24
-
Lufta në Gaza/ Trump: Kemi një marrëveshje, pengjet do të lirohen së shpejti! Rezultat i fitores historike në zgjedhjet presidenciale!
15 Janar, 18:21
-
21 janari/ Demalia: Krim shtetëror, Berisha donte të vriste opozitën! Meçe: Ish-kryeministri fshehu provat, SPAK të vendosë drejtësinë
15 Janar, 18:04
-
Tiranë/ Vrau me çekiç 81- vjeçarin, publikohet fotoja e autorit 64 vjeçar
15 Janar, 17:55
-
Po transportonte 10 kilogramë kanabis, arrestohet në flagrancë një person te mbikalimi i Shkozës
15 Janar, 17:23
-
Tiranë/ Vrasja e Xhemal Metës në Shëngjin të Vogël, në pranga autori, e qëlloi me çekiç! 64 vjeçari i vodhi 200 mijë lekë viktimës pasi e vrau
15 Janar, 17:20
-
Kabllo nënujore nga Vlora në Pulia, detajet e marrëveshjes për energjinë! Emiratet zgjerojnë prodhimin në Shqipëri, ne e eksportojmë drejt Italisë
15 Janar, 16:56