TIRANE- Në tryezën me përfaqësues të biznesit kryeministri Rama deklaron se është një situatë e papranueshme monopoli i pullave fiskale dhe se shumë shpejt do çojë në Kuvend nismën për heqjen e të gjitha gjobave nga 1 marsi i 2013, pasi ishin gjoba arbitrare.
Ai foli dhe për një studim që ministrisë e Ekonomisë po e bën dhe më pas do çohet në Kuvend për të shpëtuar biznesin e lehtësuar buxhetin sa i takon pullave fiskalë. Për kryeministrin ka marrë fund koha e tallavasë si nga qeveria dhe nga biznesi.
“Ato dy bilancet apo tre bilancet i bëni ju apo jo dhe ato hendeqet që i tregoni bankave e shtetit nuk krijohen nga ata ekstremistët në Europë po ju. Koha e tallavasë me financat ka mbaruar. Jemi të vendosur e përditë bëjmë atë që mundemi që t’i ikim sa më larg tallavasë me koncesionet, kreditë, borxhet, superfuqitë e energjisë, turizmit etj”, tha Rama, ku tha se s’do ketë më dy-tre bilance nga biznesi. Ai ka shpjeguar se qeveria s’mund të merrte masa lehtësuese për fasonët jashtë marrëveshjes së FMN dhe se në pranverë do dilet me një paketë të posaçme. Rama deklaroi se është ngritur sekretariati i Këshillit Ekonomik Kombëtar, që do marrë e trajtojë gjithë problemet, ankesat e kërkesat e biznesit.
“S’do rrisimin taksat e ne s’kemi taksë progresive për më tepër tek ju. 15% është i barabartë për të gjithë biznesin e madh. Është një taksë minimale nëse bashkarisht nëse ne do të ulim së bashku taksën e korrupsionit, arbitraritetit. Shumë shpejt do çojmë në Kuvend heqjen e të gjitha gjobave nga 1 marsi i 2013 pasi ishin gjoba arbitrare, që të marrim ç’të marrim sepse po ikim. Taksat janë më të ulëta se në BE”, tha kryeministri. Për të është e papranueshmë krijimi i monopoleve në ekonominë shqiptare.
“Koncensioni i pullave fiskale është një problem shumë i madh pasi s’ka garantuar asnjë lloj ndryshimi cilësor të këtij shërbimi. Nuk ka sjellë asnjë lloj investimi të konsiderueshëm dhe përmirësimi teknologjik të lavdërueshëm të quhet i besueshëm. Pasoja është që i merr arkës së shtetit një sasi parash që është e paarsyeshme duke rënduar e biznesin edhe buxhetin e shtetit dhe nuk sjell asnjë përmirësim. Një situatë e papranueshme. Do çojmë studimin në Kuvend për të shpëtuar biznesin nga ky monopol e për të lehtësuar buxhetin", tha Rama.
Shkrimi u publikua sot (18.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com