Rama: Falim kamatvonesat, por jo pagesën e energjisë elektrike: Jemi në luftë, se s'do pranoja kurrë

TIRANË - Kryeministri Edi Rama ka theksuar se në këtë situatë të vështirë qeveria fal kamatëvonesën për energjinë elektrike por jo pagesën e faturës mujore. Shefi i qeverisë fton të gjithë qytetarët shqiptarë që si çdo muaj të paguajnë energjinë që konsumojnë, pasi mospagesa do të kishte një efekt shkatërrues në arkën e shtetit.

"Unë nuk do të lë gur pa luajtur e gjë pa bërë për t'i ardhur në ndihmë të gjithëve, kjo është detyra imë, por dreqi e mori futeni mirë në kokë të gjithë që jemi në luftë. Jemi në luftë dhe secili duhet të shtrëngohet. Qeveria mbahet me kontribute, me kontribute nga secili sipas asaj që i takon, pagesa detyrimesh e taksa, jo më dëshira a më dokrra rrjetesh sociale. Për shembull ne falëm kamatëvonesat, i falëm se jemi në luftë, përndryshe kurrën e kurrës unë nuk do ta pranoja logjikën e faljes së tyre! Por kjo kuptojeni, e dobëson OSSHE nuk e forcon dhe nëse këtë goditje në financat e saj, kompania që ju sjell dritat në shtëpi mund e duhet ta mbajë, për të lehtësuar të gjithë njerëzit sidomos ata më në nevojë, mos pagesa e dritave e rrëzon përtokë sistemin tonë elektroenergjitik, duke krijuar një efekt shkatërrues zinxhir në arkën e shtetit. Kjo do të na e bënte të pamundur jo fitoren, po edhe mbarimin e kësaj lufte pa përfunduar të vrasim njëri tjetrin, dukë rënë në një gropë të zezë, në një gropë të zezë për shkak se nuk ndajmë si duhet atë që i takon shteti dhe atë që i takon individit. Pra motra e vëllezër, një për të gjithë ë të gjithë për një ose konkretisht, shteti për të gjithë sa të mundet, secili për shtetin sa i takon, nuk ka rrugë tjetër”, tha Rama.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, po harton vendimin për faljen e kamatëvonesave të faturave të energjisë elektrike të papaguara deri më 31 dhjetor 2019.

Nga ky vendim do të përfitojnë ata familje apo biznese të vogla që kanë pasur detyrime të papaguar për të cilat nuk kanë lidhur asnjë aktmarrëveshjeje me OSHEE, për të paguar detyrimin me këste. Nga ky vendim pritet të përfitojnë rreth 211 mijë e 24  abonentë, dhe efekti financiar pritet të jetë deri në 15 miliardë lekë humbje për buxhetin e shtetit.

Ndërkohë OSHEE ka sqaruar riskedulimin që do të ndodh për ata klientë që kanë nënshkruar një aktmarrëveshjeje. Sipas një njoftimi të shpërndarë nga OSHEE sqarohet se falja e kamatëvonesës do të sjellë reduktim të këstit për aktmarrëveshjet që janë aktualisht të nënshkruar mes konsumatori dhe OSHEE.  Të gjitha ato familje që paguanin kamatën në vlerat 2500, 2800 dhe 4200 lekë në muaj do të paguajnë 2000 lekë në muaj. Ndërsa pensionist dhe invalid  që kanë paguar në bazë të aktmarrëveshjes 1200 dhe 1800 lekë në muaj do të paguajnë 1000 lekë në muaj.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 28/03/2020 01:26

    Ne Masacusets ku une jetoj <<NATIONAL GRID>> shperndaresi I energjise elektrike na dergoi te gjitheve neve abonenteve nje leter ku na njoftonte se billat do vazhdoje ti dergoje rregullisht,por parate nuk do ti mbledhe me patjeter ,dhe nuk do nderprese energjine per mos pagesat dhe per te moshuarit,dhe detaje te tjera qe spo I diskutojme.DUHET DHE Z. RAMA TE BEJE DISA LEHTESIME PER FAMILJET E INDIVIDET.

    Përgjigju
  • Ulje kosto: 27/03/2020 17:20

    Italia e uli cmimin e energjise, hidrocentralet e xhaxhit e prodhojne, u keput oshee duke investu

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?