Rama fermerëve:Bashkohuni,
çmimin në treg e vendosni ju

Rama fermerëve:Bashkohuni,<br />çmimin në treg e vendosni ju
Edhe gjatë dëgjesës me qytetarët  e Fierit, kryeministri Edi Rama u ndal sërish tek administrata dhe reformimi i saj . Duke u ndalur tek reformimi në bujqësi kreu i qeverisë u bëri thirrje fermerëve të bashkohen në mënyrë që të mos jetë tregtari ai që dikton çmimin në treg dhe se ndërmjetës me fermerët do të jenë pikërisht bashkitë.

Ai u shpreh se qytetarët do të kenë mundësi të mos sorollaten nga një institucion në tjetrin por do të kenë mundësi të zgjidhin problemet brenda një zyre.
Problemet sot janë nga përgjegjshëmira e administratës.

Na është rritur kostoja për shkak të një politike të gabuar. Për çdo qark do të kemi një raport për administratën.Problemet janë të ngjashme në të gjitha qarqet,  duke nisur nga gjullurdia me pronat.Shumica e problemeve nuk lidhen me buxhetin, por me shërbimet. Ka probleme me administratën, nuk do të jetë e lehtë, sfida e parë është që ti gjejme punës së shtetit njeriun, dhe jo njeriut punën e shtetit. Duhet një administratë më e përgjegjshme.

Duhet reformim i të gjithë sistemit. Prandaj do të ndryshojmë sistemin në këtë pjesë duke mos patur edhe komision pronash , edhe hipotekë por duke patur vetëm një institucion. Nuk kemi problem me opozitën politike, ne kemi punën tonë. Ne jemi zgjedhur për të luftuar grabitqarët. Nuk është puna jonë të gjejmë sesi do të merret opozita me ne.

Këto dëgjesa nuk janë për të kaluar rradhën.Timoni është përgjegjësi e madhe.Njerëzit na votuan që ne të bëjmë gjëra më të mira.  Nuk janë vetëm hipotekat problem, edhe bujqësia është një problem i madh. Ka vetëm një shpëtim për fermerët, është të bashkohen.

Të kuptojnë që të bashkuar çmimin e vendosin fermerët. Të ndarë çmimin e vendos tregtari. Nëse jemi të bashkuar i fusim ne në garë tregtarët. Nëse bashkohemi, bashkojmë konceptin, cfarë do të mbjellim apo cfarë do të përdorim. Bashkitë të jenë afër fermerëve që të funksionojnë strukturat e grumbullimit. Por një gjë e tillë kërkon bashkëpunim nga bashkitë si dhe projekte dhe fonde të ndryshme. Nuk e gjen shteti tregun duhet të ketë një ndërmjetës dhe këtë e bën bashkia. Drejtoritë e bujqësisë nuk do të jenë këto që janë, do të ndahen. Qeveria do të përcaktojë politikat, pjesa tjetër ndahet nga agjensitë dhe bashkitë, fermerët kanë nevojë jo vetëm për lekë por edhe për informacion"
, deklaroi Rama. 

Rama po ashtu foli edhe për projektet të qytetin e Fierit, ristrukturimin e lumit Gjanica dhe ndërtimin e rrugës që të çon në plazhin e Semanit.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë