Rama feston ditëlindjen në Elize
Hollande i organizon festë surprizë

Rama feston ditëlindjen në Elize<br />Hollande i organizon festë surprizë
Darka e Samitit në Elize ka përkuar me ditëlindjen e kryeministrit shqiptar, Edi Rama. Në darkën e organizuar për nder të ditëlindjes së tij nga presidenti Hollande Rama është shprehur:
“Nuk e kisha imagjinuar zoti president se ju do të kishit organizuar këtë darkë kaq të mrekullueshme në Pallatin e Elizesë për ditëlindjen time dhe madje do të ftonit edhe kancelaren që të merrte pjesë! Unë nuk di si t’ju falenderoj por ju siguroj se keni bërë gjënë e duhur, sa më shumë ne të festojmë së bashku aq më mirë ju europianët e BE do ta kuptoni vlerën shpirtërore të shqiptarëve të Ballkanit për BE”.

Pas fjalës së Ramës salla prej rreth 200 vetësh ka shpërthyer në të qeshura e duartrokitje dhe më pas presidenti Hollande ka porositur tortën e ditëlindjes së Edi Ramës. Ndërkohë që shuante qiririn e tortës kryeministri shqiptar është shprehur “Urimi im është që Ballkani të bëhet sa me parë pjesë e BE për t’i kthyer Europës buzëqeshjen!

Ditëlindja e Ramës ka bërë që darka e punës të kthehet në një festë të papritur dhe gazetarët e pranishëm në dalje të kanë vënë re një gëzim të pazakontë në fytyrat e liderëve që largoheshin njëri pas tjetrit nga Pallati i Elizesë duke shtrënguar duart me presidentin e Francës.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'