Rama: Fitoi betejën ndaj kancerit
Vali Bizhga, shefe e kabinetit tim

Rama: Fitoi betejën ndaj kancerit<br />Vali Bizhga, shefe e kabinetit tim
TIRANË - Vali Bizhga do të jetë shefja e kabinetit të Kryeministrit në pritje për të marrë detyrën, Edi Rama. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Rama në faqet e tij në Twitter.

“Me Valin kemi punuar krah për krah për shumë vite në Bashkinë e Tiranës, ku kam pasur privilegjin ta kem zëvendësen time dhe më pas drejtoreshë të Kabinetit të Kryetarit të Bashkisë”- kujton Rama.  
 
Ai ka shtuar se “kemi ndarë së bashku edhe përpjekjet dhe emocionet e disa fushatave, ku Vali ka luajtur prapa kuintave rolin kyç të Drejtorit Ekzekutiv të fushatës”.

Rama ka bërë të ditur një fakt të dhimbshëm dhe arsyen e largimit në dukje nga skena publike të koleges dhe mikes, duke shpjeguar se “Vali ka fituar një betejë më e rëndësishme për të; ajo me një kancer të shfaqur befas në formë agresive", duke shtuar se "e shkëputi lidhjen tonë të punës për aq sa kohë iu desh Valit ta fitonte betejën më të vështirë të jetës së vet”.

 
“Tashmë, ajo është rikthyer në fushën e kahershme të përpjekjes sonë të përbashkët për të bërë punë të mira për vendin e njerëzit, e do të mbulojë me profesionalizmin, pastërtinë dhe përkushtimin e saj të posaçëm në komunikimin me njerëzit, një detyrë ku pa asnjë dyshim do vendosë një standard të ri”, përfundon komentin kryeministri i ri i Shqipërisë.

vali bizhga
(Në foto: Vali Bizhga)

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

 
 
 

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë