Kreu i PS ka kërkuar nga kreu i FRD një pozicionim të qartë, pasi sipas tij ata që qëndrojnë në mes janë kontigjent për të kaluar nga qeveria. Për LSI lë derën të hapur. Flet për 14 shtatorin dhe 21 janarin. Njëherësh thotë se përse PS do t’i fitojë zgjedhjet.
PJESE NGA INTERVISTA
Sot jemi më 14 shtator. Pamë pamjet e 14 shtatorit 1998…?
Një sulm i armatosur kundër qeverisë.
Si i sheh Nanon e Berishën…?
Njërin si udhëheqësin e agresionit të armatosur, tjetrin si viktimë të këtij agresioni.
Shihni paralelizën më 21 janarin…?
14 shtatori ishte sulm i armatosur i protestuesve kundër qeverisë. 21 janari sulm i armatosur i qeverisë kundër protestuesve. Ishte një ndryshim shumë i madh.
Ish-kreu i Gardës foli për snajperë…?
Ai zotëria që fliste akuzohet për krimin e vrasjes së një qytetari të pafajshëm, dhe armët kimike, pistoletat stilolaps snajperët etj, bëjnë pjesë në folklorin e pas 21 janarit por nuk përbëjnë asnjë lloj arsye që mund të argumentojë se pse u vranë 4 qytetarë të pafajshëm që protestonin paqësisht.
U vra kryekomisari, keni kontribuar në demoralizim të policisë…?
Forcat e policisë s’janë të demoralizuara por janë të tradhtuara nga një grup i politizuar dhe i paaftë, i kriminalizuar që mban përgjegjësi të plotë. Për tre muaj ka një numër viktimash më të madh se në Irak dhe Afganistan të marrë sëbashku.
Do ketë një program i qartë të PS apo si në vitin 2009…?
Në 2009 zgjedhjet u vodhën, nuk ishte ai rezultati. Kemi një program, ndryshe nga qeverisja e tanishme që po rrënon vendin.
Do jetë fushatë negative apo me alternativa…?
Nuk e përjashtojnë njëra tjetrën, ne do vijojmë tu tregojmë shqiptarëve që të gjithë të marrin përgjegjësinë që përmes pjesëmarrjes në votime ta largojnë këtë qeveri. Shqiptarët kanë nevojë të dëgjojnë si do e qeverisim Shqipërinë ndryshme çfarë do të bëjmë ne për të lehtësuar ekonominë.
Ka ndasi në PS për këtë strategji…?
Nuk shoh ndasi në PS, shoh një PS përditë më të motivuar dhe të fokusuar te qëllimi ynë i përbashkët që kërkojmë ta ndajmë me çdo qytetar që kërkon pengimin e rrënimit të mëtejshëm.
Kriteret për listat e deputetëve…?
PS e ka grupin e saj të deputetëve, nuk ka nevojë për të bërë operacione thelbësore. ka nevojë për ta pasuruar këtë ekip, për të harmonizuar përpjekjet dhe për t’ia dalë mbanë.
Me çfarë brumi do ta bëni, në momentet e fundit si më 2009….?
Më 2009 ka formësuar një grup parlamentar ku gërsheton të renë me eksperiencën, për të garantuar fitoren. Nuk kam bashkëpunëtorë të ngushtë, kam gjithë deputetët, kryesinë, kryetarët e rretheve, kryetarët e bashkisë dhe komunave e çdo socialist kudo ndodhet.
Me kë do të bëni aleancë, me ata që keni akuzuar…?
Ajo që është e rëndësishme është se ne besojmë që me qeverinë e sotme dhe me këtë forme qeverisjeje ka vetëm rrënim dhe krizë. Unë jam për ndryshimin. Në ’90-tën njerëz të zakonshëm bënë ndryshimin, apo në Kavajë ku ndodhi ndryshimi radikal, e pamundura u bë e mundur dhe ndryshuan gjendjen e thyen një tabu.
Thuhet në media se në pushtet do vini se ekonomia do bjerë…?
Kam frikë se ajo çka ka ndodhur është ndryshe. Ne jemi marrë me ekonominë që në krye të herës, kemi organizuar shumë tryeza dhe janë vërtetuar një nga një shqetësimet tona, bëmë një plan masash i njëjtë me atë të institucioneve të ndërkombëtare për tu përballur me krizën. Qeveria e mohoi atë. Madje Berisha tha shqiptarëve se gjithë kryeministrat ishin mbledhur e kërkonin nga ai sekretin e përballimit të krizës.
Ka ndryshuar strategjia juaj e protestave …?
Unë nuk lashë asnjëherë protestat, por ne shkuam në zgjedhjet e 8 majit 2011 si një rezistencë opozitare, pasi na kishin vjedhur dhe vendi qeverisej nga një parti që nuk i fitoi zgjedhjet. Me rezultatin bindëm që zgjedhjet s’janë çështje e zgjidhur. Qershia mbi tortë ishte Tirana, pastaj s’kishim pse të vepronim më, pasi ndërkombëtarët e kishin marrë vesh çfarë bëhej. Më 2009 doli një raport kompromisi që hodhi mbulesë mbi zgjedhjet ndaj solli reagimin tonë. Nëse do ishte raporti si më 2011, ne nuk do të kishim nevojë që të reagonim.
Çdo thotë taksimi i ndershëm…?
Do të thotë që secili që duhet të paguajë sipas asaj që fiton. Pra unë si kryeministër të mos paguaj më pak taksa se pastruesja. Sot ndodh e kundërta. Unë kryeministri bashkë me ministrat e deputetët biem dakord të jemi njerëzit më të taksuar në Shqipëri. Biznesit të madh do ti heqim nga zverku dhunën e shtetit dhe njerëzve të Berishës. Taksa e sheshtë për ne është grabitje.
Mos po e politizoni krizën, Berisha ironizoi …?
Në këtë rast mendoj se kryeministri meritonte një shuplakë. Sepse ti thuash dyqane të deputetëve, ku njëri ishte emigrant i kthyer bashkë me familjen në vend dhe shprehte dhimbje. Ajo zonja ishte nga Shkodra, s’kishte lidhje me atë që thotë Berisha.
Qëndrimi i PS për HEC-et dhe Albpetrolin..?
Po zhvishet shteti nga pasuria më e madhe që ka ky vend, i jep këtij biznesi privat jo vetëm fuqinë e një ministrie të naftës, por i dorëzon një subjekti privat dhe elementin e sigurisë energjitike të vendit. Si ka mundësi që të privatizohet një eksluzivitet i gërmimeve në det, si dhe privatizim të së ardhmes. Nuk po flas se pse po privatizohet, por se si privatizohet, që përbën një krim. Kjo nuk ekziston në asnjë vend të botës.
Do ta njihni…?
Ne po e ndjekim deri në fund, por ne nuk e dimë çfarë përmbajnë ofertat, pavarësisht se është spektakolare, por është më e ulët se vlera e vërtetë. Ajo që mund të them është se kush ka marrë para pafund në kurriz të publikut, do t’ia kthejë ato publikut. Kush ka fituar para me aftësi dhe brenda ligjit do nderohet dhe do të vendoset në piedestal. Por unë s’kuptoj pse HEC-et duhet të shiten, kur janë rentable dhe pasuri e përbashkët.
Si do ta mbroni votën nga fjala e fundit e Berishës…?
Ashtu si u mbrojt vota me sukses në disa bashki të vështira më 2012, ashtu siç provoi eksperienca e hidhur e Tiranës ku fituam 10 vite, do përgatitemi për çdo qendër votimi që jo vetëm ta mbrojmë atë por do nxjerrim në votim aq shumë qytetarë sa hajduti Berisha të mos arrijë të përmbysë rezultatin, duke futur dorën në votë.
Në shtator 2004 dihej që PD vinte në pushtet, tani nuk e dimë….?
Berisha nuk qeveris se fitoi por vodhi votën, as nuk ka shumicë, pasi qeveris me një pjesë tjetër. Më 2005 u ça e majta.
Çdo bëni me Metën…?
Çështje e Metës. S’mund të bashkëpunojmë me një parti në qeveri, por që rreshtohet në frontin opozitar për ndryshimin. Ne nuk i përplasim derën në fytyrë LSI, nëse largohet nga qeveria. Por fitorja në zgjedhjet e ardhshme nuk varet nga çfarë do bëjë LSI, por nga çfarë do bëjmë ne dhe në aleancë me aleatët e qytetarët.
Me cilën parti do hyni në koalicion…?
Me çdo parti që do të vendosë ti japë rilindjen shqiptarëve, do të bashkohet me frontin opozitar për largimin e Berishës.
Është Fatos Nano faktor në politikë…?
Preferoj të mos i përgjigjem pyetjes. Sepse duhet të flas për një lëvizje që s’dihet nëse ekziston. Unë bëj llogaritë e PS.
FRD e Topit?
Topi të dalë nga qypi dhe të mos flasë si miza në qyp e të thotë çdo të bëjë. Topi është i djathtë, partia e djathtë. Ta ndajë, janë një lojë e mundshme e Saliut, pra të marrin të pakënaqurit e Saliut për të shkuar pastaj me Saliun, apo alternativë e vërtetë që i kundërvihet deri në fund regjimit të Berishës. Problemi është se pozicioni kundër qeverisë dhe opozitës gjithnjë kanë lindur paterica të qeverisë, pas zgjedhjeve.
Pse nuk uleni….?
Kam respekt, marrëdhënie jonë është miqësore, sigurisht ajo çka unë sot thashë lidhet me faktin se çka do të bëjë partia e tij si parti e djathtë. S’kuptoj se si bëhet opozitë dhe me Saliun dhe me opozitën. Jemi në kushtet e një regjimi që duhet ta përballim frontalisht dhe s’ka vend për askënd që të përfitojë duke mbajtur një pozicion në mes dhe me të drejtë zgjedhje.
Po PS-PD në koalicion…?
As që diskutohet.
Nëse humb në zgjedhjet e ardhshme, do e njihni rezultatin…?
Do t’i fitojmë zgjedhjet, pas 10 muajsh vijmë në pushtet.