TIRANË - "Do jetë fitore e thellë e PS-së në Tiranë". Këtë sukses ka bërë të ditur paraprakisht kreu i PS, Edi Rama më dy rreshta, publikuar këtë mbrëmje në faqen e tij në Facebook.
“Në Tiranë pas një dite të jashtëzakonshme. Qershia mbi tortë të dhënat e sondazhit të sapopërfunduar për kryeqytetin! Do jetë e thellë!”, lexohet mesazhi I kreut të PS.
Ndërkohë, siç konfirmojnë burime brenda PS-së për "Shqiptarja.com” sondazhi të cilit i referohet Edi Rama është porositur nga PS tek një kompani prestigjioze, që aplikon sondazhe dhe sipas burimeve, të dhënat dëshmojnë “një rritje spektakolare në qarkun e Tiranës”.
“Është një sondazh i kryer me intervista sy më sy”, specifikojnë burimet.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Në Kavajë: Ky qytet nuk qeshte, sot ka tjetër psikologji