"Gjithë ky mund i madh, gjithë kjo energji e derdhur do sjellë Rilindje për vendin dhe shoqërinë tonë. Që tani duket qartë se fitorja është e jona. Por fitorja do ta festojmë vetëm kur të përfundojë gjithë procesi dhe të ketë marrë fund. Deri atëherë do bëjmë me pasion punën që kemi marrë përsipër të bëjmë karshi këtyre njerëzve dhe këtij vendi. Puna e parë që për një orë të jemi të gjithë te sheshi “Nënë Tereza” për mitingun e madh të Tiranës.
"Me transport robërish merret kryeministri që po ikën. Edhe dy ditë robëri ka për mësuesit, infermierët. E kanë taksirat tëmadh që do vazhdojnë të hipin në autobusa,ndërsa pasnesër do marrin frymë lirisht, sepse nuk do ketë më asnjë mësues, infermier apo rrogëtar, që do detyrohet të hipë në autobusët e pushtetit", shtoi Rama.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)