Në konferencën rajonale në Tiranë për transformimin digjital dhe sigurinë juridike të pronës, Kryeministri Edi Rama e cilësoi problematikën e pronave në Shqipëri si një nga sfidat më të vështira me të cilat është përballur vendi në 35 vitet e fundit. Zgjidhja sipas Ramës kërkon kompromise të dhimbshme e të vështira. 

"Gjatë 35 viteve të fundit na është dashur të trajtojmë një material kaq kompleks saqë është realisht një nga vështirësitë më të thella me të cilat jemi përballur. Kalimi nga një vend me pronë tërësisht shtetërore ku prona private nuk lejohej dhe nuk lejohej as zotërimi i një automjeti privat, kaluam në një situatë ku shteti humbi kontrollin mbi territorin dhe pati një bum të madh demografik pas rënies së komunizmit. Këto lëvizje ndikuan në formësimin e territorit. Ndërkohë që kishim pronarët e vjetër që mendonin se erdhi momenti ityre për të marrë pronat, nga ana tjetër duhej të përballeshim gjithashtu me një sulm të plotë mbi tokën dhe me numër të jashtëzakonshëm zhvillimesh që u bënë shtresa e re e pronësisë që zunë tokën. Përtej kësaj megjithëse për arsye misterioze, regjimi komunist nuk e dogji arkivin e pronave, por i mbajti dhe ruajti me shumë siguri. Ajo që ndodhi me arkivin në vitin 1990 ishte katastrofë e vërtetë. Trashëguam një shtresë tjetër pronësie që ishte shtresa e titujve të falsifikuar. Të zbërthesh këtë është sfidë e vërtetë që ka të bëjë me kompromise shumë të vështira dhe të dhimbshme", tha Rama.


Lajmi kryesor:

Rama premton: Gangrena 35-vjeçare e pronave drejt zgjidhjes