Kryeministri Edi Rama ka zbuluar sot disa nga pikat e programit të PS-së, me të cilin do të kërkojë edhe një mandat të tretë. Rama tha se nga viti 2023 ata që marrin deri në 40 mijë lekë pagë, s’do paguajnë tatim, ndërsa ata që marrin mbi 200 mijë lekë do paguajnë 23%. Kreu i qeverisë foli dhe për investimet, ndërsa përmes deklaratës së kryeministri të ri italian tha se taksa e sheshtë godet të varfrit.
“Sigurisht që ka biznese të vogla që mbyllen por ka më shumë biznese që hapen”, u shpreh Rama.
Duke ju kundërpërgjigjur akuzave se me dhjetëra biznese të vogla po mbyllen, kryeministri Edi Rama vendosi të zyrtarizojë disa nga prioritetet e qeverisë, në përpjekje për të rrëmbyer mandatin e tretë. Pika kryesore duket se është taksimi i punës, pasi nga 2023 s’do paguajnë tatim ata që marrin deri në 40 mijë lekë.
“Ne duam të bëjmë dy ndërhyrje, njëra është që të rrisim në 1 janar të 2023 fashën e pa-tatueshme nga paga. Sot deri në 30 mijë lekë nuk taksohesh, ta bëjmë të pa-taksueshëm 400 mijë lekëshin, dhe të shtrijmë në 1 janar 2022 fashën e atyre që taksohen me 23% të jenë ata që marrin mbi 2 milionë. Duam të rrisim pagën minimale, sot është 300 mijë lekë, pasi është më pak nga sa duhet”, u shpreh kryeministri.
E teksa shpjegonte mënyrën e re të taksimit, Rama nuk la pa kritikuar taksën e sheshtë 9%, këtë herë duke sjellë edhe në vëmendje një argument të kryeministrit të ri të Italisë.
“Më pëlqeu shumë Mario Dragi ( Itali) tha ta harroni pasi godet shtresën e mesme dhe të varfrit. Me taksën e sheshtë 9% janë brenda një mandati vetëm nga ulja janë 250 milionë euro që nuk i marrim për shkolla, kopshte pasi do rrinë në duart e oligarkëve në thonjëza”, tha kryeministri.
Programi i socialistëve ecën mbi një perspektivë zhvillimi dhe investimi, si kurrë më parë tha kreu i qeverisë, besim që është shtuar nga investimi në portin e Durrësit. Ndërsa 4 aeroportet i konsideron gjenerator të ekonomisë.
“Investimi tek projekti i portit të Durrësit është një investim që do rris besimin që këtu mund të investohet. Aeroporti i Kukësit do të hapet së shpejti, shpresoj të iki syri i keq nga aeroporti i Vlorës, menjëherë në javët e ardhshme sapo të dal fituesi i Vlorës do të shpallim Sarandën, dhe më pas me 4 aeroporte ne do kemi 4 gjenerator ekonomik. Sjellin turistë, ekonomi, prodhim, dhe punësim’, u shpreh Rama.
Rama theksoi edhe një herë betejën e madhe që ka përpara qeveria, atë të rindërtimit dhe të rritjes së investimeve në shëndetësi.
“Beteja e rindërtimit. Fitohet dot ajo nëse ndërpritet puna në mes, a bëhet dot me ata që zgjohen në 12 dhe flenë pasi hanë drekë”, tha Rama.
Një mandat i tretë për kryeministrin Rama është më shumë se çështje vitesh, dhe politikash.
“Unë nuk numëroj mandatet, por është çështja për të përfunduar betejat e nisura”, shprehet kryeministri.
Z.Rama,pse nuk merrni si model sistemin amerikan te taksave,ku te gjithe pa perjashtim taksohen.Po te peshtatej me Shqiperine,taksat do te ishin dy lloj nje per rrethin,nje ne nivelin kombetar.Taksat do te mbaheshin direkt e do tregoheshin ne cek,ose flete-pagese.Ne fund te vitit, ploteson formular taksash,si individ, ose si biznes dhe shteti ne fund, percakton nese ke paguar shume, ose pak taksa.Ne se ke paguar pak,bej gati cekun,nese ke paguar shume ,eshte shteti qe te dergon cek,ku te kthen parate,kur ke mbipaguar taksat.Do ishte nje sistem shume i mire per Shqiperine.
PërgjigjuIris edhe ne gjermani keshtu eshtë por kjo ka te beje me atë që sistemi mbetet dhe jo si zoti basha qe kerkon ta ndroj. Ne fund edhe njerzit nuk din çfare duhet bere. Mendoj se sistemi eshtë i mire tani dhe vetem duhet pershtatur cdo her me ulje dhe ngritje taksash por jo ndryshuar. Flm
Nga 2023?! Te kishe pritur te pakten edhe ca. Do ishte me mire pas 2025.. Hajde o Edi hajdeee.. Te pakten te ishte nga janari i 2022, se me e mira do ishte qe ne 6mujorin e dyte te 2021, por meqe buxheti eshte miratuar tashme, te pakten te fillonte nga janari 2022 taksimi mbi 40 mije leke.
PërgjigjuKeshtu premtoi dhew ne 2013,2017 dhew sot nee 2021 dhew pastaj bum do beni ctjue them une
Përgjigju