Rama flet për Zahon, makaronat...
dhe se për kë do bënte sherr! /Video

Rama flet për Zahon, makaronat...<br />dhe se për kë do bënte sherr! /Video
Kryeministri Edi Rama ka çelur sezonin e ri televiziv të emisionit "6 Ditë pa Ermalin" duke  treguar detaje rreth familjes e jetës politike.
 
Në këtë intervistë në të cilën nuk kanë munguar as të qeshurat Rama ka rrëfyer detaje rreth raportit me djalin e tij të vogël Zahon, për të cilin është shprehur se kur të rritet edhe pak, do e çojë në çerdhen e Surrelit. I pyetur nga Mamaqi nëse do ta ndihmonte fëmijën e të ndjerit Doktor Florit që vuan me sindromën Down ai është përgjigjur se do të përpiqet t’i sigurojnë atij një pension për një jetë sa më të lumtur. Rama u shpreh se Doktor Florin e ka pasur mik dhe nuk i ka mbajtur kurrë inat për këngën me tekst kundër qeverisë.

Teksa është pyetur nga moderatori Ermal Mamaqi nëse do të rrihte me grushte dikë që do i rrihte shokët, kryeministri Rama është përgjigjur me batuta: “Sherr do të bëja vetëm për Braçen".

Rama në këtë intervistë është shfaqur me humor duke u përshtatur me stilin e emisionit. 

Mes batutave të shumta të shkëmbyera mes tij dhe moderatorit të emisionit, Ermal Mamaqi, kryeministri foli mes të tjerash dhe për foton e famshme me makarona, apo për gjëra edhe më të çuditshme, siç është...ndërhyrja e Çiljetës në gjoks.

"A të shqetëson fakti që Çiljeta ka bërë ndërhyrje në gjoks?", kjo ka qenë pyetja e drejtuar nga Ermali, ndërkohë që Rama e konsideroi si një informacion konfidencial për të cilin nuk kishte qenë në dijeni. Të dy filluan të hedhin e presin batuta lidhur me 'tërheqjen' apo 'shtyrjen përpara' të gjoksit të Çiljetës, kjo edhe për përfshirjen e këngëtares në të shkuarën e saj me strukturat e PD-së.

Sa i takon fotos së famshem që qarkullon kudo në internet, ku Rama shfaqet duke ngrënë makarona, kryeministri sqaroi gjithçka njëherë e mirë. 

"Ishin vitet 1993-1994. Ne ishim një grup i madh shqiptarësh që jetonim si refugjatë në Francë. Në atë mencën ku ne shkonim, shërbenin si vullnetarë disa djem dhe vajza. Problemi ishte se na sillnin disa “pjata franceze” që nuk të ngopnin. Një ditë protestuam se vdiqëm për të ngrënë. Ishim bërë si ‘Lulëkuqet mbi mure’. Protestuam me parullën: ‘Duam mish e makarona!’. Me ne fund na i sollën dhe kjo foto është bërë në këtë kontekst: ‘Uria e refugjatëve’. Ndërsa kapuçin e kam vënë në shenjë solidarizimi me Bosnjën ku po luftohej në atë kohë dhe bota ishte indiferente. Ai është një kapuç myslimanësh. Foto u bë për të treguar se duhen kthyer sytë nga ai popull,” tha Rama.

Ndiqni bashkëbisedimin e kryeministrit dhe Ermal Mamaqit në videon e publikuar më poshtë:
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot