TIRANË - Kryeministri Edi Rama konfirmoi se nuk do të ketë rritje të taksave për shqiptarët. Ai tha se të martën do të bëhet publik raporti i përfundimit të negociatave me Fondin Monetar Ndërkombëtar, por e parapriu atë duke thënë se në këto negociata qeveria ishte e favorizuar, për shkak të besimit që refomat e ndërmarra krijuan tek ky institucion.

"Nesër bëhet prezantimi publik i përfundimit të negociatave me FMN, unë mund të pararend të nesërmen duke vënë theksin në dy aspekte. Së pari nuk do të kemi rritje taksash çka konfirmon, por këtë herë jo me zërin tonë por me qëndrimin e FMN-së, se gjithçka është propaganduar për rënien e të ardhurave nuk ka lidhje me arsye t e gënjeshtërta që i janë servirur publikut, por ka lidhje me gjendjen objektive të konjekturës ndërkombëtare, që nga ulja e çmimit të naftës, mineraleve, inflacionin e me radhë dhe nga ana tjetër nuk do të prekim llogarinë kapitale, pra do të vazhdojmë të investojmë. Konfirmimi i ecurisë brenda programit të konsolidimit financiar dhe rritjes ekonomike me FMN është konfirmimi më inkurajues që vendi mund të merrte sot, kam parasysh se jemi në një proces larg së qeni i përfunduar i reformave, jemi në një operacion që vazhdon.  Në negociatat me FMN qeveria ishte në një pozicion të favorshëm besimi. Kemi krijuar besimin se bëjmë atë që themi dhe themi atë që bëjmë dhe kjo sigurisht na krijon kushtet dhe na jep mundësitë për të vazhduar më tutje. Nuk jemi ende në momentin kur mund të flasim për rezultate përfundimtare, por të themi se ja çfarë bëmë, për çfarë e bëmë dhe ku do të mbërrijmë", - u shpreh kryeministri.

Para nisjes së aksionit kundër evazionit, FMN bëri të qartë se mund të ndërpriste negociatat për një hua 300 milionë euro për shkak të mos realizimeve të treguesve buxhetorë. 

Në një takim me Dhomën e Tregtisë dhe Shoqatat e Biznesit, shefi i mazhorancës tha se marrja e eurobondit 450 milionë euro është tregues i përmirësimit ekonomik të vendit.

"Përfundoi me shumë sukses operacionit i Eurobondit ku Shqipëria doli në tregjet ndërkombëtare dhe pasi morëm atë që kërkonim në raport me eurobondin e vjetër, kemi një eurobond të ri me 450 milionë euro dhe me 5.75 % interes që është treguesi më kuptimplotë i punës dhe imazhit që ka bërë vendi dhe që ka ndërtuar vendi në gjithë këtë rrugëtim. Fakti që tregjet u përgjigjën me kaq pozitivitet në një klimë që nuk është më e favorshmja në tregjet financiare është përgjigjja më e mirë dhe më solide për të gjitha pretendimet se ekonomia nuk po ecën mirë, se financat e vendit nuk janë të shëndetshme, se operacionet e qeverisë nuk po japin rezultatin e duhur, se reformat nuk janë të duhurat. E kundërta është e vërtetë. Ngase po bëjmë reformat e duhura dhe ekonomia po jep sinjale të qarta qëndrueshmërie, përgjigjja nga tregjet financiare ishte edhe më e mirë se sa ç'e parashikonin më optimistët në grupin e punës për eurobondin", u shpreh kryeministri.
 
Qeveria siguroi 450 milionë euro borxh me afat 5-vjeçar nga emetimi i Eurobondit në tregjet ndërkombëtare dhe me interes 5.75 përqind.

Rama theksoi se do të ketë gjoba drastike ndaj kujdo që vepron në të zezë, kjo sipas tij është e vetmja mënyrë që shkeljet të mos përsëriten. Kreu i qeverisë tha se nuk ka ndëshkime politike ndërsa theksoi se puna e administratës mbetet ka ende nevojë për përmirësim.
 
"Ndëshkimet nuk janë për ata që janë të rregullt. Këndvështrimi ynë është ndëshkime pak por të rënda, dhe për gjobat pak, por të rënda. Kur e di që ndëshkimi është i rëndë je i motivuar të respektosh regullat. Nuk kemi pse nisemi nga ndëshkimi politik. Secili që shkel ligjin të qajë hallin e vet. Administrata ka shumë për të korrigjuar", tha Rama.
 
Kryeministri Edi Rama tha se ndryshimi i procedurave të tatimit mbi vlerën e shtuar bëri që të kapen shifra historike të deklarimit, mbi 30 % më shumë se një vit më parë, ndërsa vetëm për shtatoritin dekrarimi i tatimit mbi vlerën e shtuar është 77 % më shumë se e njëjta periudhë e 2014-ës.
 
"Jemi të kënaqur që kemi arritur të ndryshojmë procedurat e tatimit mbi vlerën e shtuar, sot ka një instancë të rimbursimit të TVSH-së ku çdo kërkesë bëhet online në sistem, ku me sistemin e ri të analizës së riskut rimbursohesh direkt, ku standardet janë njëlloj për të gjithë dhe nuk ka opinione burokratike që përcaktojnë nëse rimbursohesh apo jo. Sot falë  këtij operacione ne kemi një tatim mbi vlerën e shtuar të deklaruar për muajin shtator 4.8 miliardë që është një kapërcim historik në raport me këtë të ardhur që është një e ardhur bazë për funksionimin normal të ekonomisë, veprimtarisë tregtare dhe vetë shtetit. Kemi 11 milionë dollarë të deklaruara më shumë, ose 30 % më shumë se një vit më parë, dhe në kohën që flasim TVSH e rimbursuar për muajin shtator është 77 % më shumë se një vit më parë", tha Rama. 

Duke ju referuar rezultateve inkurajuese të operacionit kundër informalitetit, Rama tha se kjo është e vetmja rrugë për të lulëzuar ekonominë.
 
 “Ankesat janë mendësia e së kaluarës. Ne do të veprojmë me agresivitet për t’u ndarë nga e kaluara informale. Biznesit legjitim po i krijojmë hapësirën e konkurrencës së lirë, duke e mbrojtur nga konkurrenca e pandershme”, u shpreh kreu i qeverisë.

Për të nxitur sa më shumë tërheqjen e kuponëve tatimorë nga qytetarët për shërbimet që ata marrin, kreu i qeverisë Rama lajmëroi se në muajin dhjetor Ministria e Financave do të çelë një lotari promocionale të vitit të ri ku do të ketë disa kategori fituesish mes qytetarëve që do të mbledhin më shumë kuponë tatimorë.

Rama tha se për të lehtësuar faturat e biznesit, shteti do t'i paguajë 4.2 milionë dollarë kompanisë Rapiscan për skanimin në dogana.
 
"Ne jemi sot në kushtet kur shikojmë një rritje të konsiderueshme të manifakturës dhe ndaj kemi marrë përsipër që të paguajmë ne si shtet detyrimin që të gjitha eksportuesit e manifakturës kanë si detyrim të ri në dogana për shkak të futjes së skanimit, do ta mbulojë shteti dhe kështu nuk do jetë më barrë për kompanitë. Ashtu sikundër ky operacion na jep mundësinë të kemi një qasje të re ndaj të gjithë të vetëpunësuarve për të cilët do të zerojmë taksat me kushtin që të jenë të regjistruar.  Nuk do të paguajë asnjë taksë asnjë nga tregjet e lagjeve ku secili që shet në treg do trajtohet si ambulant me kushtin që të jetë i regjistruar të kenë një dokument regjistrimi", u shpreh kryeministri. 

Ministri i Financave Shkëlqim Cani tha se së shpejti dikasteri që ai drejton do të nxjerrë udhëzimin për auditimin për pjesën fiskale të biznesit nga kompani ndërkombëtarë në mënyrë që të zëvendësohen sa të jetë e mundur inspektorët tatimorë. "Por pa ja hequr të drejtën finale për të kontrolluar auditorin - vijoi Cani - për të mos ardhur tek ju

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)