Rama:Fondacioni “Q.Stafa” të na
bashkojë me Nanon dhe Pëllumbin

Rama:Fondacioni “Q.Stafa” të na<br />bashkojë me Nanon dhe Pëllumbin<br>
Në mbledhjen e Fondacionit të Partisë Socialiste, “Qemal Stafa”, kryetari i PS-së Edi Rama ka bërë thirrje që lideri historik Fatos Nano dhe të tjerë njerëz me kontribute në këtë parti të rikthehen dhe të kontribuojnë. Në këtë takim Rama ja besoi drejtimin e fondacionit Teuta Vodës, zëvendës ministre e Drejtësisë, e cila do të pasojë në këtë detyrë Olta Xhaçkën.

“Fondacioni “Qemal Stafa” sigurisht do të garantoj një urë lidhëse për Fatos Nanon, Servet Pëllumbin, Ethem Rukën dhe Ylli Bufin e me radhë, ata kanë pasur përgjegjësi të mëdha në momente shumë delikate për vendin.

Kanë pasur pesha të mëdha në vendimmarrjet e Partisë Socialiste në krahasim me ne sot që kemi këto pesha dhe me të tjerë që i përkasin botës akademike, shoqërisë civile. I përkasin një pjese të shoqërisë ku përkatësia nuk është kaq e drejtpërdrejtë në një mënyrë ose tjetrën me këtë familje politike por si indirekt na vlen si një përkatësi në një hapësirë vlerash dhe një hapësirë parimesh,”
tha Rama.

Kryeministri Rama u shpreh i hapur për figurat politike që kanë drejtuar Partinë Socialiste ndër vite në momente që janë marrë vendime me peshë të rikthehen.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Ervin Hoxha merr detyrën si Ministër i Brendshëm: Prioritet reformimi i drejtuesve të Policisë

Ervin Hoxha merr detyrën si Ministër i Brendshëm: Prioritet reformimi i drejtuesve të Policisë