Rama ftesë Bashës: Takohemi
e dialog sy më sy për drejtësinë 

Rama ftesë Bashës: Takohemi<br />e dialog sy më sy për drejtësinë 
Kryetari i Partisë Socialiste i është drejtuar dje me një letër të hapur kreut të opozitës, ku i kërkon uljen në një tryezë të përbashkët dialogu për reformën në drejtësi. Edi Rama i shkruan Lulzim Bashës se forma e dialogut mund të jetë një forum i përbashkët me atë të Dialogut të Nivelit të Lartë mes Shqipërisë dhe BE-së. “Dua të formalizoj ftesën time të djeshme publike, të ngremë bashkërisht, duke u nisur nga formati i suksesshëm i Dialogut të Nivelit të Lartë, një forum mes shumicës dhe pakicës, pa prezencë ndërkombëtare”-shkruan Rama në fillim të letrës së tij. Kreu i qeverisë propozon që ku forum të funksionojë si mekanizëm komunikimi mes palëve.

“Në këndvështrimin tonë, ky forum i përbashkët, nuk do të zëvendësojë apo paralelizojë asnjë instancë tjetër të komunikimit institucional, të përhershëm apo të përkohshëm, mes koalicionit qeverisës dhe opozitës. Ky, sipas nesh, do të ishte, natyrisht nëse edhe ju do të keni të njëjtin vullnet si edhe ne për të diskutuar hapur, sy më sy, sipas axhendave e modaliteteve të dakordësuara plotësisht, një mekanizëm më shumë në komunikimin e nevojshëm mes palëve politike në Shqipëri”-vijon letra e Ramës.

Më tej kryeministri shkruan se të dy palët kanë detyrimin të provojnë vullnetin e përbashkët. “Le të provojmë t'u japim qofte njerëzve tanë e qoftë partnerëve të këtij vendi provën e një vullneti të përbashkët për t'i dhënë mosdakordësisë politike mes palëve, një përmasë kaq të munguar civilizimi”, shkruan Rama. Duke i kërkuar Bashës të shprehë vullnetin e tij nëse është dakord për një forum të tillë, Rama i lë mundësinë edhe të propozimit të formatit dhe mënyrës së funksionimit të këtij forumi. “Ne jemi gati, po ju a jeni gati?”, mbyll Rama letrën e tij. Kërkesa vjen një ditë pas Dialogut të Nivelit të Lartë Shqipëri-BE, me prani të komisionarit për zgjerim, Johanes Hahn

letra ok

Balla: Rama letër Bashës për konsensus për Reformën në Drejtësi

Lajmin për këtë letër fillimisht e ka bërë të ditur deputeti socialist, Taulant Balla menjëherë pas daljes nga salla e Kuvendit.

Ai ka shtuar se edhe pse Partia Demokratike ka kërkuar dialog, sot ajo nuk ka kthyer ende përgjigje ndaj kësaj letre publike që Rama i ka bërë Bashës.

Dje, Kryeministri Rama ka bërë një ftesë publike për të ngritur komunikimin mes maxhorancës e opozitës dhe konfirmoi se jemi për vepra e jo për fjalë. Sot i ka nisur letër publike kryetarit Lulzim Basha ku i kërkon dialog për çështjen e Reformës në Drejtësi. Rëndësi ka që dallimi bëhet kush është për vepra e kush është për fjalë. Deri tani nuk ka ende përgjigje për këtë çështje”, ka thënë Balla.

Deputeti socialist ka ripërsëritur edhe njëherë se sjellja e PD-së në seancat plenare është një sjellje e papranueshme ndaj Kuvendit. 

E papranueshme dhuna e minorancës ndaj fjalës së lirë në Kuvend. Ata nuk lënë deputetët të flasin në foltore. Sot kishin një hall të madh, atë të Strazimirit dhe çështjen penale që lidhet me të. Shqiptarët e dinë se kush është për shtet dhe kush janë ata që respektin ndaj ligjit e kanë vetëm në fjalë” ka thënë ai.




Berisha: Ftesa për dialog po merret në konsideratë 
Ndërkohë, ftesa e Edi Ramës për dialog politik të nivelit të lartë mes maxhorancës dhe opozitës për reformën në drejtësi po merret në konsideratë nga Partia Demokratike dhe ai që e paralajmëroi këtë ishte ish-kreu i kësaj force, Sali Berisha.

Ish-kryeministri nuk përjashtoi që në dialog të bëhen lëshime në mënyrë që të vendoset dialogu.  

Unë mendoj se vendimin për këtë e merr zoti Basha. Ftesa e tij vjen pas 37 ftesave, çka tregon atë që thashë. Mendoj se dialogu është i domosdoshëm, mendoj se pa dialog Shqipëria nuk ka ecur dhe nuk ecën në proceset integruese europiane. Për këtë duhet dialogu, sepse Europa e ka një kusht, jo vetëm për këtë, por për të gjitha problemet madhore të vendit duhet dialogu. Sesi do zhvillohet, se kush do e ndërmjetësojë, se kush do ta thërrasë këto pastaj janë çështje që do vendosen. Të mos bëjmë këtu luftë gjelash. Ai e ka ftuar 37 herë dhe ky ka ecur si fija e barit, tani ky e fton një herë dhe pret që... Problemi është këtu; ne këtu të gjithë, edhe ju, dhe çdo qytetar shqiptar nuk është i interesuar për dialogun si të tillë por është i interesuar për dialogun e frytshëm dhe rëndësi ka që të kemi dialog të frytshëm atëherë ky qëndrim i zotit Basha dhe ky qëndrim i zotit Rama që shprehu në prani të komisionerit Hahn le të shqyrtohen por natyrisht duhet të jetë një gjë e përgatitur dhe jo një gjë për show mediatik që nuk shërben. Pra edhe mund të ketë facilitatorë, pra lehtësues, mundet dhe më shumë se lehtësues po e rëndësishme për vendin është që të vendoset dialogu”, tha Berisha në përfundim të seancës plenare të së enjtes.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic