Rama ftesë Nanos për rikthim
në PS:Duhet të bëhemi bashkë

Rama ftesë Nanos për rikthim<br />në PS:Duhet të bëhemi bashkë<br>
Kryeministri Edi Rama ka përmendur disa nga emrat e politikanëve që kanë lënë gjurmë në historinë e Partisë Socialiste, duke kërkuar bashkimin me ta për të çuar përpara reformat e nisura, deri në integrimin e Shqipërisë në BE. 

Në takimin me fondacionin 'Qemal Stafa', kryeministri deklaroi se ky fondacion duhet të bëjë bashkë politikanët e vjetër si Fatos Nano, Servet Pëllumbi, Ylli Bufi, qw sipas tij, kanë pasur pesha dhe përgjegjësi të mëdha në vendimmarrjen e PS, me socialistët që drejtojnë sot, dhe që kanë po të njëjtat përgjegjësi.

‘Fondacioni duhet të bëjë bashkë Nanon, Pëllumbin, Hajdaragën, Ylli Bufin e me radhë njerëz që kanë pasur përgjegjësi në kohë të rëndësishme dhe pesha të rënda në vendimmarrjet e PS, me ne që sot i kemi këto përgjegjësi dhe peshën dhe me të tjerë që i përkasin botës akademike, shoqërisë civile, ku përkatësia nuk është kaq direkte sa e atyre që janë të lidhur me këtë familje politike, por indirekt na vjen si hapësirë vlerash, parimesh”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama e ka quajtur Reformën në Drejtësi një meritë të Partisë Socialiste, falë së cilës, sipas kryeministrit, sot jemi vetëm disa muaj larg hapjes së negociatave me Bashkimin Evropian. Në aktivitetin e sotëm të fondacionit 'Qemal Stafa' kushtuar kësaj reforme të rëndësishme, kreu i qeverisë deklaroi se ishte pikërisht PS që e ktheu atë në reale dhe e solli në një proces të pabllokueshëm.

Sipas tij, zbatimi i Reformës në Drejtësi do të ndajë politikanët që punojnë për popullin nga ata që punojnë për veten.

“Zbatimi i Reformës në Drejtësi do të ndajë apo do fillojë të ndajë në vitet në vijim politikanët që i shërbejnë popullit nga ata që vendin e duan si mjet për t’i shërbyer vetes. Ata që luftojnë krimin e korrupsionin me gjithë mend, nga ata që krimin e korrupsionin i kanë materie bazë për baltën e përditshme. Do ndajë Shqipërinë e derisotme, ku e drejta është një mall që mund të rrëmbehet se je i fortë, nga Shqipëria ku e drejta jepet sipas asaj që të takon, jo sipas asaj që je dhe ke në xhep”, tha Rama.

Fjala e Ramës:
Kur ne vendosëm që reformën në drejtësi ta përfshijmë në programin për një lidhje shqiptare, para se të hynim në fushatën fituese të 2013, pati mes nesh zëra të arsyeshëm që e kundërshtuan përfshirjen në program, me argumentin se kjo reformë kërkon ndryshime kushtetuese. Ndryshime të tilla kërkoi një shumicë, zëra të arsyeshëm, por unë e të tjerë insistuam për të kundërtën dhe e përfshimë në programin qeverisës me bindjen se koha e kishte vendosur këtë reformë në rendin e ditës dhe se duke marrë përsipër përgjegjësinë për të qeverisur vendin në një proces kyç të vendin në raport me BE do ishte e pamundur të shkonin drejt hapjes së negociatave pa këtë reformë.

Ne ja dolëm, aty ku shumëkush mendonte se nuk do ja dilnim dot. Ja dolëm që në mandatin e parë të bëjmë një përmbysje historike të raporteve të klasës politike me këtë reformë, që më 25 vjet nuk u ndërmor dot asnjëherë me të njëjtën fuqi dhe ambicie, por gjithmonë u tha dhe u përkthye në një arnë në xhaketën e vjetër. Ja dolëm që Reformën në Drejtësi ta kthenim në proces real dhe ta bëjmë atë sot të pakthyeshme, sepse sot ajo është e pabllokueshme. Pavarësisht se gjithë shqiptarët janë dëshmitarë. Reforma është e paprekshme, dhe nëse sot Shqipëria është më afër se asnjëherë, vetëm pak muaj larg, momentit historik të çeljes së negociatave me BE, kjo i dedikohet PS, kësaj force politike që mori në sy sfidën e rrezikun, duke rrezikuar edhe të humbiste mundësinë për të qeverisur apo deri në rrëzimin e qeverisë.

Patjetër që reforma në drejtësi, ndryshimet kushtetuese, dhe gjithçka erdhi më pas nuk do ishin të mundura me gjithë vullnetin tonë, nëse nuk do të ishte shumica dërrmuese e shqiptarëve shumë më tepër se shumica jonë që do ta donte dhe mbështeste këtë reformë, dhe nga ana tjetër mbështetja e madhe e partnerëve tanë strategjikë SHBA e BE. Sot sfida për ta bërë Shqipërinë më të mirë është një sfidë qartësisht në dorën tonë, sepse kalon përmes realizimit në terren të kësaj reforme të pandalshme. Çfarë do vijë më tutje do provojë se sa me vend është ambicia jonë, mbështetja e 90% të shqiptarëve për këtë reformë.

Zbatimi i saj do të ndajë apo do fillojë të ndajë në vitet në vijim politikanët që i shërbejnë popullit nga ata që vendin e duan si mjet për t’i shërbyer vetes. Ata që luftojnë krimin e korrupsionin me gjithë mend, nga ata që krimin e korrupsionin i kanë materie bazë për baltën e përditshme. Do ndajë Shqipërinë e derisotme, ku e drejta është një mall që mund të rrëmbehet se je i fortë, nga Shqipëria ku e drejta jepet sipas asaj që të takon, jo sipas asaj që je dhe ke në xhep.

Integrimi ynë në BE nuk është qëllim në vetvete, por materializim për ta bërë Shqipërinë evropiane. Procesi i integrimit nuk është një proces ku kemi hyrë për t’i bërë qejfin vetes, por një proces ku kemi hyrë për të përmbushur një detyrim ndaj fëmijëve tanë. Nëse luftojmë për të çelur negociatat, luftojmë për të bërë një vend më të mirë për fëmijët tanë, të të gjithë shqiptarëve.

Do e shikoja me interes një akademi shqiptare të lidershipit për të çuar përpara një program akademik dhe politik të lidershipit. Besoj që partnerët në hapësirën shqiptare nuk mungojnë, por duhet ‘ti kërkojmë dhe të gjejmë mënyrën për të bashkëpunuar me ta. 

Fondacioni ‘Qemal Stafa’ ka bërë disa publikime modeste, por duhet bërë më shumë. Fondacioni ka shumë mundësi për të gjetur gjërat e duhura për të përcjellë përmes publikimeve botën tonë. Dua t’ua kujtoj të gjithëve atë që Qemal Stafa shkruante në moshë 15-vjeçare. ‘Edhe ne shqiptarët do ta rrënojmë të vjetrën, mbi të do të ngremë fuqishëm flamurin e vllaznisë. Kini besim’. Ne jemi një e majtë kuqezi, një e majtë që nuk i ikën detyrimeve ndaj kombit të vetë dhe as nuk e përdor kombin e vet ndaj nacionalizimit. Mund dhe do të bëjmë ende shumë më tepër.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Veton Surroi: Akomodimi mendor me presidenten Harris

Veton Surroi: Akomodimi mendor me presidenten Harris